“Lini fëmijët dhe mos i pengoni të vijnë tek Unë...” – ato fjalë të Jisu Krishtit (Matej 19:14) janë motoja e Festivalit dyditor Fëmijëror i Këngëve Kishtare. Organizator është Fondacioni “Darbi” në bashkëpunim me udhëheqjen e kishës “Shën Martire Paraskeva” – një nga kishat më të mëdha dhe më të bukura në kryeqytet. “Jo vetëm fëmijët por tërë shoqëria duhet të kthehet te vlerat e krishtere, ndërsa muzika është rruga më e shkurtër te zemrat dhe shpirtrat e njerëzve” – është e bindur zonja Bistra Ilieva, drejtoreshë e Fondacionit dhe iniciatore e festivalit.
Kori i Fëmijëve pranë Radios Kombëtare Bullgare me dirigjente Venecija Karamanova kishte koncert më 7 maj në kuadrin e festivalit. Ai u mbajt në Aulën e Universitetit të Sofjes “Shën Klimenti i Ohrid”. Para kësaj të pranishmit asistuan në një nga nismat e reja të festivalit i kushtuar këndimit koral. Më shumë hollësi sjell zonja Karamanova:
“Kori i fëmijëve pranë radios herën e tretë mori pjesë në Festivalin “Hosanna në qiell”. Deri tashti ishim ndër pjesëmarrësit e rregullt të cilët prezantoheshin në kishën “Shën Paraskeva” aty ku hapet festivali. Është e mrekullueshme që në vet kishë fëmijët të interpretojnë këngë liturgjike. Është me rëndësi që muzika e shenjtë të interpretohet në vende të shenjta. Në këtë kuptim veprimtaria e fondacionit “Darbi” e cila organizon festivalin është shumë e rëndësishme për mbarë shoqërinë. Veprimtaria nuk ka karakter konkurrimi dhe në të mund të merr pjesë secili – si fëmijë nga kopshtet ashtu edhe këngëtarë nga grupe të afirmuar. Sivjet fondacioni realizoi disa nisma të reja. Ndër ta ishte njohja e pjesëmarrësve me disa prej kishave kryesore të kryeqytetit. Për herë të parë në Universitetin e Sofjes u mbajt një leksion u kushtuar kërkesave ndaj interpretuesve të muzikës ortodokse. Kisha ka një kanun dhe është me rëndësi të dihet cilat janë kërkesat ndaj interpretimit të këngëve ortodokse.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Viti 2024 ishte më shumë se një vit i suksesshëm për B.T.R. – një nga grupet më të rëndësishme të rock-ut bullgar festoi 30 vjetorin e tij me një turne kombëtar për përvjetorin dhe një turne evropian. Viti i ri 2025 do të jetë i mbushur me jo më pak..
Ljubo Kirov e nis veprimtarinë e tij krijuese në vitin 2025 me një këngë të re - "Përsëri me ty", kushtuar dashurisë dhe rrugës së përbashkët të dy shpirtrave të ngushtë. "Përsëri me ty" është një tjetër single nga albumi i artistit "Zemra e Re", i cili që..
Anabel prezanton këngën e saj debutuese, e cila është rezultat i viteve të përgatitjes, punës së palodhur dhe këmbënguljes. Ajo është Ana Sotirova dhe merret me muzikë që në moshën 4-vjeçare. Rrugëtimi i saj muzikor filloi në Voice Academy (shqiptuar..
Dy artistë të gjeneratave të ndryshme, por me një vizion të ngjashëm muzikor, takohen në një duet – këta janë Grafa dhe Dara Ekimova, dhe kënga e..