Sot shënojmë Ditën e Evropës dhe Ditën e Fitores. 9 maji shkakton ndjenja, kujtime dhe mendime më të ndryshme për të kaluarën dhe të ardhmen.
Dita e Fitores është një festë kushtuar fitores së Bashkimit Sovjetik kundër Gjermanisë në Luftën e Madhe Patriotike. Dita shënohet në Rusi me parada grandioze. Në Republikën Popullore të Bullgarisë 9 maji gjithashtu shënohej, por pas ndryshimeve demokratike më 10 nëntor 1989 iu vu fund organizimit të aktiviteteve solemne. Megjithatë edhe deri më sot shumë njerëz nga mbarë vendi nderojnë ushtarakët e vdekur bullgarë dhe ata sovjetikë dhe vënë kurora para monumenteve të tyre. Sivjet kryeqytetasit do të vënë kurora para Monumentit të Ushtrisë Sovjetike, kurse pas kësaj do të mbahet një koncert me këngë të njohura bullgare dhe ruse.
Data 9 maj shënohet gjithashtu si përfundimi i Luftës së Dytë Botërore për Evropën gjatë vitit 1945.
Dita e Evropës festohet në datën kur Ministri francez i Punëve të Jashtme Rober Shuman lexoi deklaratën historike për bashkimin në Evropë. Më 9 maj 1950 ai bëri thirrje për bashkimin e resurseve franceze dhe të atyre gjermano-perëndimore, si dhe të industrisë së tyre për prodhimin e qymyrit dhe çelikut, që të parandalohen konfliktet e ardhshme ushtarake. “Deklarata e Shumanit” është themeli i parë konkret për një Federatë të ardhshme Evropiane. Që nga viti 1985, 9 maji shënohet si Dita e Evropës. Në Bullgari shënohet që nga viti 2005. Sivjet disa prej godinave më emblematike në Sofje, Plovdiv dhe Varna do të ndriçojnë me ngjyrat e flamurit të Bashkimit Evropian në orën 21.00. Këto qytete bullgare do të jenë kryeqytete evropiane të aktiviteteve të ndryshme ndërkombëtare gjatë disa viteve në vijim. Do të ketë gjithashtu një shou muzikore, që do të fillojë me himnin e Evropës. Është organizuar dhe një lexim publik – “Historitë për Evropën”, ku do të paraqiten 10 tekste posaçërisht të seleksionuara, të shkruara nga adhuruesit e tregimit të shkurtër. Përveç kësaj disa personalitete të njohura do të lexojnë histori interesante, kushtuar paqes dhe unitetit. Aktiviteti mund të shihet live nga ora 19.00 në sajtin www.europarl.bg.
Mirëpo, në fakt në vendin tonë dy festat që shënohen në një datë i ndajnë njerëzit. Kundërshtimet janë përqendruar rreth faktit se Dita e Fitores lidhet me Ushtrinë Sovjetike, kurse sot gjithçka që ka të bëjë me Bashkimin Sovjetik për disa njerëz është një kujtim i turpshëm nga e kaluara, kur kishte shumë kufizime, kurse për disa njerëz të tjerë – ky është një kujtim i bukur nga kohërat më të mira. Ja se çfarë ishin mendimet e sofjanasve:
“Këtë ditë kishte aktivitete të ndryshme. Unë nuk jam adhuruese e këtij regjimi, por atëherë na detyronin të merrnim pjesë në këto aktivitete – tha Ljubka Krësteva. – Në rast të kundërt nuk do të kesh promovim në punë, nuk do të marrësh të drejtën e pushimit në shtëpitë e pushimit të punëtorëve. Mirëpo, atëherë ishte më qetë sesa tani. E bukura ishte se kishte punë për të gjithë dhe kolektivet tona ishin shumë të mira. Marrëdhëniet midis njerëzve ishin më të mira. Tani është mirë se të rinjtë mund të udhëtojnë jashtë, për ne kjo ishte tabu. U gëzova kur na aderuan në BE, por kam frikë se ai do të shpërbëhet. Tashmë nuk kemi udhëheqës, të cilin ta ndjekim. Më parë personalitetet mbaheshin mend.”
Ivan Stojanov është kundër festimit të Ditës së Fitores dhe bëri këtë urim:
“Të mos ketë monument të ushtrisë – pushtuese (Monument të Ushtrisë Sovjetike), të cilën komunistët e quajnë ushtri çlirimtare. Nuk e di nëse Dita e Fitores duhet të festohet në Bullgari.
Le të festojnë Ditën e Evropës.”
Kurse Georgi Ignatov është i mendimit të kundërt:
“Në qoftë se nuk ishte Bashkimi Sovjetik, atëherë nuk do të kishte Evropë. Evropa do të ishte nën "çizmen gjermane". Tani të gjithë duan të nënvlerësojnë arritjet e Ushtrisë Sovjetike. Duhet të shënohet edhe Dita e Fitores, edhe Dita e Evropës.”
Shumica e njerëzve të anketuar janë për anëtarësinë e Bullgarisë në BE. Një pjesë prej tyre dënojnë përvetësimin joefektiv të mjeteve evropiane në nivel shtetëror. Shqetësimi më i madh i njerëzve është kriza lidhur me refugjatët. Në dallim të njerëzve më të moshuar, të rinjtë nuk janë në dijeni as të Ditës së Fitores, as të Ditës së Evropës. Sipas tyre 9 maji është një ditë e zakonshme.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..
Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në..
Gjatë javës së Ditës së Ariut, WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës..