Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

LIBIDO – Një projekt i Quarto Quartet dhe grupit “Akaga”

Foto: LIBIDO Dance Project

Edicioni i XXI i “Sallonit të arteve” propozon dhe sivjet një afishe jashtëzakonisht interesante dhe të larmishme muzikore. Një nga koncertet e ardhshme, i cili shkaktoi një interes të madh akoma gjatë shpalljes së programit, është e muzikantëve nga Quarto Quartet dhe formacioni fënk-ut “Akaga”. Më 17 maj në sallën numër 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës, adhuruesit e muzikës klasike dhe të fjuzhën-it do të kenë nderin të dëgjojnë një kolaboracion midis këtyre dy gjinive.

Më shumë për koncertin mësojmë nga Krasimir Kurtev-frontmen dhe vokal i grupit: “Libodo është ideja ime. Në turnetë evropiane të grupit “Akaga” njëri nga koncertet tona qe në teatër. Aty në një skenë qenë të shkruara fjalë të ndryshme dhe libido qe mes tyre. I frymëzuar prej saj, gjatë takimit me Ivan Pençevin shqyrtuam projektin, dhe unë propozova të bëjmë pijes me këtë emër. Që aty erdhi dhe titulli i koncertit. Doja që të ketë njëkohësisht pasionin e notave të ofruara nga Quarto Quartet, por dhe vallëzimin e fënk-ut – thelbi i grupit “Akaga”. Në koncert marrin pjesë dhe interpretues të rinj, të cilët akoma janë të panjohur për publikun bullgar, por janë shumë të talentuar. Një prej tyre është këngëtarja Neli Sollakova, ajo do të interpretojë këngën në fjalë. Kuptohet në skenë do të dalin dhe disa yje vendase, por tani për tani do t’i mbaj sekret. Në këtë projekt realizuam ëndrrën tonë të dalim në një skenë më një grup kaq të talentuar si Quarto Quartet. Qesh në një koncert të tyre dhe dëgjova trakte shumë interesante të krijimeve klasike. Kemi mësuar bashkë në Shkollën Muzikore në Sofje, që po kështu është me një rëndësi, me qenë se kemi një shikim të përafërt, sa i përket projektit dhe muzikës në të. Mjaft u çuditëm sesi të bëjmë aranzhimet kështu që të mos të krijohet një koncert gjysmë klasik dhe gjysmë fënk. Lajmi është se do të prezantojmë dhe disa pjesa të reja, të krijuara bashkë prej Quarto Quartet dhe “Akaga”. Publiku do të dëgjojë pjesët e Marvin Gej, Xhejms Braun, Prins dhe Bruno Mars. Njerëzit do të shijojnë dhe një program shumë të larmishëm.”

Përveç një kombinimi ekstravagant dhe të papritur prej fëng, fjuxhën, xhaz dhe klasikë, fansat do të befasohen dhe nga ritmet e DJ Borche, si dhe nga përfshirja multi-instrumentale e Misho Shishkovit. “Në qoftë se ndonjë dallon një këngë të dashur të vet, me siguri që ajo do të jetë e “maskuar” mirë me një aranzhim të ri dhe të ofruar në një variant mjaft tërheqës veror. Me ardhjen e verës besojmë se, njerëzit do të kenë nevojë pikërisht prej një projekti energjik dhe të larmishëm si LIBIDO” – shton Krasi nga grupi “Akaga”.

“Për ne është një sfidë e vërtetë të dalim nga kufijtë e një koncerti klasik dhe të propozojmë një koncert pop-dens absolutisht të ri, si një produkt në Sallën numër 1 me një super ekip prej profesionalistëve, prej muzikantëve dhe shokëve”, tregon me një entuziazëm Ivan Pençev, lider i Quarto Quartet.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për “Mary Boys Band” vera zgjat deri më 25 tetor me "Peizazh me ngjyra"

Nga grupi “Mary Boys Band” thonë se këtë vit vera do të zgjasë deri më 25 tetor - sepse koncerti i tyre tradicional, në të cilin këndojnë refrenin ikonik "Vera po shkon, vjeshta po vjen ", do të mbahet më 25 tetor në Sofje dhe do të shënojë fillimin e..

botuar më 24-09-11 7.20.PD
Grupi

“Mona Liza” – grupi “Ostava” feston ditëlindjen me fansat dhe këngën e tij më të re

Grupi “Ostava” e ka bërë traditë që në fillim të shtatorit të festojë ditëlindjen me një koncert në “Majmunarnika” – një vend i njohur në qendër të Kopshtit të Borisit në Sofje. Këtë vit tradita vazhdon me një takim me publikun në datën 11..

botuar më 24-09-10 6.15.PD

“Të gjitha gënjeshtrat” titullohet kënga e re e interpretuesit të ri Samuell Manueljan

Autor i muzikës, tekstit dhe aranzhimit është Dimitër Bodurov, një burrë nga një vendbanim i vogël që u vendos për të jetuar në qytetin Stara Zagora disa kohë më parë. Si një dashamirës i muzikës që në fëmijëri, ai regjistroi të gjitha këngët e tij..

botuar më 24-09-09 8.10.PD