Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Monumenti që shkakton buzëqeshje dhe mendime për të kaluarën, të tanishmen dhe të ardhmen

БНР Новини
Foto: Lluiza Llazarova

Kohën e keqe ditëve të fundit nuk na dha mundësi të bëjmë shëtitje të gjata nëpër qendrën e Sofjes, por pikërisht në rrugën qendrore “Vitoshka” ka diçka të re, që ia vlen ta shihet. Ky është monumenti i shkrimtarit bullgar, avokatit, aktivistit shoqëror dhe themeluesit të Lëvizjes së organizuar turistike në Bullgari – Aleko Konstantinov. Monumenti është vepër e skulptorit Boris Borisov dhe arkitektit Pllamen Canev. U inaugurua më 11 maj, 119 vjet pas vdekjes së autorit të famshëm. Ai është i veshur me kostum, është i mbështetur në një shtyllë rrugore, ku janë varur tabela me drejtimet e shënuara – Budapest, Pragë, Vjenë dhe Çikago. Shikimi i krijuesit u është drejtuar malit Vitosha dhe majës Çerni vrëh. “Ftesa” e Aleko Konstantinovit, në të cilën për herë të parë u përfshi parulla e njohur “Njihe Bullgarinë që ta duash”, mblodhi rreth 300 veta, të cilët më 27 gusht të vitit 1895 u ngjitën në majën Çerni vrëh dhe vunë fillimin e lëvizjes së organizuar turistike në vend. Për nder të këtij aktiviteti Ivan Vazovi shkroi vjershën “Në majën Çerni vrëh”, në shënimet e tij të udhëtimit gjithashtu e përmendi këtë ekskursion dhe fillimin e lëvizjes së organizuar turistike.

Disa prej veprave më të njohura të Aleko Konstantinovit janë “Baj Ganjo” (“Xha Ganjo”), “Deri në Çikago dhe anasjellas”, cikli “Njerëz të ndryshëm, ideale të ndryshme” dhe fejtonet e tij të famshme. Si shkrimtar Aleko është kritik, sarkastik, ironik, temperament, humoristik, nuk fsheh qëndrimin e vet ndaj situatës politike dhe shoqërore në vend. Është autor i dashur i të vegjëlve dhe të rriturve, veprat e tij janë emblematike si për kohën e tij, ashtu edhe për ditët tona.

Monumenti gëzon interes të madh ndër bullgarët dhe ndër të huajit. Ja se çfarë na thanë njerëzit me të cilët u takuam aty.

“Sipas meje, është shumë ideor. Më pëlqen shumë si gërsheton në vetveten “Xha Ganjo” dhe “Deri në Çikago e anasjellas”, veprat më të njohura të Alekos. Është përshtatur shumë mirë me arkitekturën e rrugës “Vitoshka”. Mua më pëlqejnë më shumë fejtonet e tij. Me gjithë se Aleko Konstantinovi nuk është bashkëkohës  ynë, veprat e tij janë shumë aktuale edhe sot” – tha Gergana Georgieva

“Më pëlqen. Aleko Konstantinovi është një personalitet, i cili meriton të ketë vend, të kujtojë për të kaluarën dhe eventualisht të na frymëzojë për të ardhmen, të ndryshojmë diçka në vendin tonë” – shtoi një zonjë e re, e cila me admirim e shikonte statujën e krijuesit.

Dijana Dimitrova gjithashtu ishte e magjepsur:

“Më pëlqen shumë monumenti. Është interesant dhe alternativ. Është vendosur në vend të përshtatshëm – në udhëkryq. Njeriu është i gatshëm të niset në të gjitha drejtimet bashkë me Alekon. Nuk është i vënë mbi postament,  sytë e tij nuk ndriçojnë si ato të mbretit Samuil, duket i mrekullueshëm. Të gjitha gjërat e lidhura me krijimtarinë e tij janë këtu - valixhja, libri, i cili ndoshta është ”Xha Ganjo”, tabelat me drejtimet, ku personazhet e tij kanë udhëtuar – tha ajo me buzëqeshje dhe shtoi.- Përveç kësaj ai është një burrë i bukur, pranë tij mund të fotografohesh me kënaqësi.”

Me ton pozitiv u shpreh dhe Jana Ivanova:

“Mendoj, se ky është një monument shumë origjinal dhe në të vërtetë i përgjigjet temperamentit të Aleko Konstantinovit – ëndërrues, idealist, me shikim të drejtuar tek mali, tek e ardhmja.”

СнимкаJordan Llozanovi ishte shumë lakonik:

“Më në fund një monument i mrekullueshëm në vend të mrekullueshëm. E përgëzoi skulptorin dhe vendimin që pikërisht këtu të vendoset monumenti i shkrimtarit të madh.”

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria ka tradita në arsimin e lartë në frëngjisht

Me dëshirën për t'u hapur ndaj botës, pas viteve të gjata të izolimit në ish-kampin socialist, Bullgaria dhe Rumania u bashkuan në vitin 1994 në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë.  Një nga vlerat kryesore të komunitetit frankofon është arsimi..

botuar më 24-06-13 7.30.PD
Piktura “Të strehuar së bashku”

Pjesëmarrje bullgare në një ekspozitë ndërkombëtare për të drejtat dhe dinjitetin e njeriut në Itali

Nga data 8 qershor deri më 9 tetor, qyteti italian Rovereto pret ekspozitën ndërkombëtare “Të drejtat dhe dinjiteti i njeriut”. Edicioni i 18-të i sivjetshëm i ekspozitës tregon vepra tematike të artistëve nga 32 vende, përfshirë Bullgarinë. Artistja..

botuar më 24-06-08 7.30.PD

Unioni i Përkthyesve në Bullgari mbushi gjysmë shekulli!

Sot me një ceremoni festive Unioni i Përkthyesve në Bullgari festoi 50 vjetorin e themelimit. Organizata u krijua më 5 qershor 1974 nga 246 persona - profesorë universitarë, poetë, shkrimtarë dhe përkthyes të njohur gjerësisht. Mes tyre ishin edhe..

botuar më 24-06-07 4.52.MD