Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Këngëtarja country Lili Drumeva shënon festë të dyfishtë – album të ri dhe 20 vjet në skenë

Foto: arkiv personal

Lili Drumeva është figurë e njohur në skenën artistike jo vetëm në vendin tonë, por edhe në Evropë dhe SHBA. Fillimi i rrugës së saj në muzikën country është para njëzet vjetëve. Shumica e adhuruesve të muzikës e njohin si këngëtare, autore të teksteve dhe krijuese të grupit bluegrass “Lilly of the West”, kjo ishte në vitin 1996. Brenda kësaj kohe ajo incizoi 9 albume. Me formacionin e saj këngëtarja ka shumë shfaqje në koncerte dhe festivale, bën turne evropiane. Siç dihet atdheu i muzikës country janë SHBA, prandaj Lili Drumeva ka pasur dhe më shumë angazhime muzikore gjatë viteve aty. Në “vendin e mundësive të pakufizuara” ajo ka specializuar muzikë country dhe bluegrass.

Para pak kohe ajo botoi librin me titullin “Emocione me Lili – muzikë në 50 tema”, ku prezanton gjinitë muzikore si country, bluz, swing, rok dhe të tjera. Në lidhje me shënimin e 20 vjetorit të karrierës së saj krijuese Lili bashkë me kolegët e saj të “Lilly of the West” i gëzoi fansat e vet me një album të ri, të dhjetin sipas radhës, i cili mban emrin “Strong Machine”.

“Albumi është i ndryshëm për nga stili në krahasim me albumet e mëparshme – ndan Lili Drumeva. Deri tani kemi shkruar para së gjithësh country dhe bluegrass, ndërsa në “Strong Machine” bëmë një kthesë tek muzika pop. Kjo u bë rastësisht, pas takimit tim me Stamen Janevin dhe Nikollaj Peevin, të njohur nga grupi “Akustika”. Një ditë Niki erdhi tek unë dhe tha se ka shkruar një këngë posaçërisht për mua me emrin “Diku mbrapa” dhe ajo u bë e para, që incizuam për albumin. Pranë saj vendosëm të bëjmë akoma disa këngë në stilin pop akustik. Filluam punë të përbashkët, ndërsa Stameni i bëri aranzhimet. Dy vjet kam punuar mbi këtë projekt, në të ndihet ndikimi i dy muzikantëve që janë mjeshtër në gjininë e muzikës pop. Mendoj, se doli një koleksion shumë i mirë me dhjetë këngë të autorit. Me tekste të veta mori pjesë dhe Desi Sofranova. Ka një këngë, e cila është me muzikë të një shoqe time nga Londra – Hannah Elton-Wall. Teksti është i poetit me kitarë Grisha Trifonov, i cili për fat të keq vitin e kaluar u nda nga jeta. Kënga titullohet “Nisu sot”.

Gjatë pranverës “Lilly of the West” mbajti disa koncerte në Sofje dhe Varna. Programi aktiv muzikor vazhdon dhe gjatë verës me shfaqje në skena të ndryshme të hapura  në kryeqytet.

“Në fillim të gushtit do të nisemi për në Francë dhe aty do të interpretojmë për herë të tretë në një festival të madh bluegrass, i cili zhvillohet prej 10 vjetësh – tregon Lili Drumeva. – Në fillim të shtatorit do të shkoj në Lubljanë me ftesë të këngëtares Ditka – ylli i skenës sllovene. Ajo më ftoi të marr pjesë në koncertin e saj më 11 shtator në lidhje me promovimin e albumit të saj të ri. Ideja është që unë të interpretoj këngë me një vargje në sllovenisht, ndërsa ajo të këndojë të njëjtën këngë me një vargje bullgarisht. Kjo pjesëmarrje me gëzon shumë, sepse deri tani nuk kam pasur koncert në këtë vend. Më 1 tetor me grupin do të bëjmë një koncert të madh në Sofje me lidhje me 20 vjetorin e krijimit të “Lilly of the West”. Do të organizojmë festë për të gjithë – për miqtë tanë dhe për të gjithë qe kanë pasur pjesëmarrje në grupin tonë gjatë viteve. Do të interpretojmë këngë të zgjedhur nga repertori ynë i madh.”

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Dera e kyçur" – vepra më e re e këngëtarit Todor Gaxhallov

Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe sfidat e veta. "Kjo është një histori për rrugën e ngjitjes - e vështirë, por plot shpresë...

botuar më 24-11-29 8.35.PD

“Më zgjo në maj” dhe Mary Boys Band

Me këngën e tyre të re “Më zgjo në maj” Mary Boys Band e përmbushin premtimin e tyre për të përjetuar verën fund e krye. Besnik ndaj vetes, në prag të dimrit, muzikantët na zhytin në emocione të ngrohta, karakteristike për të gjitha këngët e tyre të..

botuar më 24-11-28 6.10.PD

"Dua"

Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë emrin edhe albumit të tij të fundit, ku janë mbledhur dhjetë këngë të tij. Këngëtari thotë se për këtë..

botuar më 24-11-27 6.10.PD