Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“My Cinema” – albumi i ri i këngëtares së xhazit Mirosllava Kacarova

Foto: arkiv personal

Filmat dhe muzika prej kohe janë të ndërmarra si një e tërë. Shpesh njeriu bën asociacion për ndonjë film të dashur nga muzika në të. Ky qe dhe shkaku që këngëtarja e xhazit Mirosllava Kacarova, bashkë me Veselin Veselinov-Eko (bas), Mirosllav Turijski (piano) dhe Hristo Jocov (bateri) të bëjë një eksperiment muzikor, e pikërisht – të interpretojnë në mënyrë të vet tema prej filmave të saj të dashur. Mes tyre janë “Kohërat moderne” të Çarli Çaplinit dhe kënga prej tij Smile, Cucurrucu Paloma nga filmi “Fol me të” të Almodovarit, kënga emblematike –Black Orpheus nga filmi me të njëjtin titull, melodia fantastike e dashurisë nga filmi “Një burrë e një grua”. Vendin e vet e kanë dhe kompozicionet të frymëzuar nga dy nga filmat më të bukur të Vim Vendersit – “Krahët e dëshirës” dhe “Pina”. Strofa muzikore e marrë nga “Krahët e dëshirës” është plotësuar prej një teksti prej autori të Mirës. Në këngë tingëllojnë dhe vjershat e shkëlqyera të Peter Handkes, të cilat janë gërshetuar nga Venders dhe në film. Ndaj muzikës nga “Pina”, Mira ka shtuar një tekst të vet në gjuhën franceze dhe pjesa e re është e titulluar Le Tango Solitaire.

“Për mua qe mjaft e vështirë të zgjedh këngët e mia të dashura, që t’i këndoj në një program koncertesh i cili titullohet Cinema – tregon Mirosllava Kacarova për këtë projekt. – U ndala mbi këto të cilat janë shumë të shtrenjta për mua dhe i lidh me përjetime dhe emocione të mia personale. Dhe jo në vend të fundit dhe momenti thjesht muzikor, me qenë se mes tyre ka kompozicione të tilla, të cilat kam ëndërruar të interpretoj. Kur përpara 2 vjetëve i tregova Veselin Veselinov-Eko për idenë time të bëj një projekt filmi, ai u gëzua shumë. Dhe kështu filluam të punojmë të dy, ndaj nesh u shtua dhe pianisti Mirosllav Turijski, me të cilin bashkëpunojmë prej disa vjetëve. Në fund të fundit me të u ndalëm mbi 7 pijes. Ndaj tyre shtuam akoma 3 kompozicione të tij, të krijuara posaçërisht për albumin. Kjo është pikëpamja jonë mbi këto melodi kaq të njohura filmash. Mendoj se në projekt deri në një shkallë të madhe kemi përfshirë estetikën tonë personale. Kurse nga ana tjetër historia në çdo një shirit vet për nga vetja e vet është e pasur me shembuj dhe asociacione, por e shprehur përmes muzikës kthehet në një fil të padukshëm. Ky gërshetim e përmbushi albumin me emocione të forta. Kur njeriu përpunon një temë, nuk është e mjaftueshme vetëm të ndryshojë harmoninë. Duhet të “futet” në muzikë dhe të lerë pjesë nga vetja. Këtë e kam mësuar gjatë viteve, në sajë të faktit, se pranë meje kanë qëndruar figura të forta si muzikantë.  Prej tyre kam mësuar se nuk duhet vetëm të mbështetem tek talenti dhe puna, por dhe tek guximi dhe trimëria. Të mundohem të bëj diçka, të cilën deri tani nuk e kam bërë dhe të shikoj nëse do të bëhet. Ky është dhe kuptimi i muzikës – të të detyrojë të jesh ti vetë.

Kaluan dy vjet nga fillimi i projektit Cinema, ku gjatë kësaj periudhe kemi bërë më shumë se 15 koncerte nëpër të gjithë Bullgarinë. Nga takimet me publikun mora vesh se muzika ndikon mbi njerëzit. I shikoj emocionet e tyre në fytyrë. Kjo qe me rëndësi të madhe për ne, të cilët punuam mbi këtë album. Këmbimi i dashurisë dhe të ndjeshmërisë ndihej shumë fort. Duke bërë bilancin kuptova se ka pasur kuptim që ta bëj. Shumë njerëz më shkruan dhe tregonin një interes ndaj detajeve në këngët, të cilat i kanë dëgjuar në koncertet. Nuk doja qe muzika të zhduket në kohë dhe të zhytet në haresë pas përfundimit të prezantimin skenik. Kemi investuar shumë punë në realizimin e projektit Cinema. Hymë në studio dhe e incizuam Ndryshuam pak titullin, duke e quajtur My Cinema. Javor Dimitrov bëri post produktin, Hristo Jocov po kështu qe pjesë nga ekipi ynë.”

Andrea Morikone është autor i muzikës nga “Kinemaja e re Paradizo”. Shumë pak njerëz e dinë se ai është krijuesi i saj, me qenë se ka punuar mbi saundtrakun e filmit, bashkë me babanë e tij Enio Morikone. Për tekstin ndaj kësaj melodie Mirosllava ka ftuar poetin Elin Rahnev.

Albumi “My Cinema” do të prezantohet më 31 maj në Sofje, në klubin Letrar “Peroto”. Koncerti do të mbledhë adhuruesit e muzikës, kinemasë dhe të librave në një çast të përbashkët të ndarë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Facebook / Xhaz nën yjet Pllaja Devetashko

"Xhazi nën yjet" në Pllajën Devetashko vazhdon deri të dielën

Mbrëmjen e sotme në fshatin Kërpaçevo, rajoni i qytetit Lloveç, hapet festivali i dhjetë “Xhazi nën yjet e Pllajës Devetashko”, i cili vazhdon deri të dielën. Festivali mbledh muzikantë të njohur bullgarë në skenën e hapur të livadhit pranë shpellës..

botuar më 24-06-28 6.38.MD

“Njeriu më i lumtur” nis “Turneun më të lumtur”

Këngëtari në zë Grafa më 28 qershor nis “Turneun më të lumtur” me një koncert në Teatrin Veror në qytetin Stara Zagora. Në thelbin e turneut të madh veror të Vlladi Ampov – Grafa, është koncepti i koncertit të tij spektakolar në Stadiumin Kombëtar..

botuar më 24-06-28 1.15.MD

"100 arsye"

Kemi të paktën “100 arsye” për ta dashuruar Maria Ilievën, e cila e priti verën me një turne të ri me të njëjtin emër. Në serinë e koncerteve, që nisi më 21 qershor në Stara Zagora,ylli i muzikës bullgare pop performon si hitet e saj më të mëdha,..

botuar më 24-06-27 6.20.PD