Filmat dhe muzika prej kohe janë të ndërmarra si një e tërë. Shpesh njeriu bën asociacion për ndonjë film të dashur nga muzika në të. Ky qe dhe shkaku që këngëtarja e xhazit Mirosllava Kacarova, bashkë me Veselin Veselinov-Eko (bas), Mirosllav Turijski (piano) dhe Hristo Jocov (bateri) të bëjë një eksperiment muzikor, e pikërisht – të interpretojnë në mënyrë të vet tema prej filmave të saj të dashur. Mes tyre janë “Kohërat moderne” të Çarli Çaplinit dhe kënga prej tij Smile, Cucurrucu Paloma nga filmi “Fol me të” të Almodovarit, kënga emblematike –Black Orpheus nga filmi me të njëjtin titull, melodia fantastike e dashurisë nga filmi “Një burrë e një grua”. Vendin e vet e kanë dhe kompozicionet të frymëzuar nga dy nga filmat më të bukur të Vim Vendersit – “Krahët e dëshirës” dhe “Pina”. Strofa muzikore e marrë nga “Krahët e dëshirës” është plotësuar prej një teksti prej autori të Mirës. Në këngë tingëllojnë dhe vjershat e shkëlqyera të Peter Handkes, të cilat janë gërshetuar nga Venders dhe në film. Ndaj muzikës nga “Pina”, Mira ka shtuar një tekst të vet në gjuhën franceze dhe pjesa e re është e titulluar Le Tango Solitaire.
Kaluan dy vjet nga fillimi i projektit Cinema, ku gjatë kësaj periudhe kemi bërë më shumë se 15 koncerte nëpër të gjithë Bullgarinë. Nga takimet me publikun mora vesh se muzika ndikon mbi njerëzit. I shikoj emocionet e tyre në fytyrë. Kjo qe me rëndësi të madhe për ne, të cilët punuam mbi këtë album. Këmbimi i dashurisë dhe të ndjeshmërisë ndihej shumë fort. Duke bërë bilancin kuptova se ka pasur kuptim që ta bëj. Shumë njerëz më shkruan dhe tregonin një interes ndaj detajeve në këngët, të cilat i kanë dëgjuar në koncertet. Nuk doja qe muzika të zhduket në kohë dhe të zhytet në haresë pas përfundimit të prezantimin skenik. Kemi investuar shumë punë në realizimin e projektit Cinema. Hymë në studio dhe e incizuam Ndryshuam pak titullin, duke e quajtur My Cinema. Javor Dimitrov bëri post produktin, Hristo Jocov po kështu qe pjesë nga ekipi ynë.”
Andrea Morikone është autor i muzikës nga “Kinemaja e re Paradizo”. Shumë pak njerëz e dinë se ai është krijuesi i saj, me qenë se ka punuar mbi saundtrakun e filmit, bashkë me babanë e tij Enio Morikone. Për tekstin ndaj kësaj melodie Mirosllava ka ftuar poetin Elin Rahnev.
Albumi “My Cinema” do të prezantohet më 31 maj në Sofje, në klubin Letrar “Peroto”. Koncerti do të mbledhë adhuruesit e muzikës, kinemasë dhe të librave në një çast të përbashkët të ndarë.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Një nga këngët më të bukura të përjetshme të Bullgarisë është "Perëndo, perëndo, o diell i ndritshëm". Besohet se ekziston si një melodi për të paktën pesë shekuj. Në vendin tonë kënga ka popullaritet me një tekst që mund të gjendet në përmbledhjen e..
Plovdiv Jazz Fest feston këtë vit ditëlindjen e tij të dhjetë me një program, verën dhe vjeshtën, ku marrin pjesë disa nga emrat më të mëdhenj të botës së xhazit. Edicioni i vjeshtës do të mbahet në qytetin e dytë më të madh në Bullgari - Plovdiv,..
Një nga violinistët më të mirë në botë dhe koncertmaster i Orkestrës Mbretërore Concertgebouw në Amsterdam, Vesko Eschkenazy është kthyer në atdhe, në vendlindjen e tij, Sofje. Rasti janë dy koncertet përmbyllëse të Turneut Kombëtar të projektit "Në..