Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Atje ku sporti e takon artin

БНР Новини

Sofja tashmë ka një festival të vet të filmave sportive. Më 27,28 dhe 29 maj në kinemanë “Ljumier” të kryeqytetit u prezantuan filma artistikë dhe dokumentarë me tematikë sportive. “Atje, ku sporti e takon artin” është motoja e Sofje Sport Film Festivalit, i cili është pjesë e programit të projektit Sofja 2018 – Kryeqyteti Evropian i Sportit. Ideja për të është e aktores Zhana Karaivanova dhe Bashkia e Kryeqytetit përkrah organizimin e tij. Përgatitja e programit vazhdoi 6 muaj dhe ky ishte prezantimi i parë në Bullgari për disa prej filmave. Një pjesë e madhe e programit u ishte kushtuar filmave bullgare.

Anatoli Iliev, i cili është sekretar organizues i nismës Sofja 2018 – Kryeqyteti Evropian i Sportit”, tregoi më shumë për idenë e festivalit: “Ideja, sipas shembujve të qyteteve të tjera, ku zhvillohen festivale të tilla, është në përputhje të plotë me konceptin për nismën Sofja 2018 – Kryeqyteti Evropian i Sportit. Qëllimi është që të informohen njerëzit për sportin dhe për traditat e tij, për mundësitë dhe për këtë çfarë njerëzit marrin kur ushtrojnë ndonjë sport në mënyrë aktive. Sporti është lidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë me kulturën. Kur flasim për sportin dhe për ndikimin e tij mbi fëmijët, adoleshentët dhe njerëzit e moshës së mesme, arrijmë tek tema për kulturën dhe filmin. Filmat japin mundësi që njerëzit të përjetojnë çaste të paharrueshme bashkë me heronjtë dhe fatet e tyre. Kjo është në përputhje me qëllimet e federatës së organizimit të ngjarjeve gjatë vitit 2018 – që të informojmë sa më shumë njerëz dhe ata të fillojnë të jetojnë në mënyrë aktive.”

Programi ishte organizuar sipas ditëve tematike. E shtuna ishte për fansat e sporteve ekstreme. Një pjesë tjetër e filmave ishte për sportistët bullgarë të Lojërave Paraolimpçike, të cilët pavarësisht nga vështirësitë e jetës së tyre, janë një pjesë aktive e shoqërisë. Mysafirët e festivalit kishin mundësi të njihen me veprimtarinë e Asociacionit Paraolimpik Bullgar dhe me sukseset e përfaqësuesve tanë në turnetë botërore dhe evropiane. Në sallë ishin të pranishëm disa nga sportistët tanë më të mëdhenj paraolimikë, të cilët morën pjesë në Lojërat e Rio de Zhaneiros gjatë verës së kaluar. Disa prej titujve të festivalit janë: “Klubi automobilistik Havana”, “BG freerun”, “Të fluturosh përsëri”, “I shpuar”, “Shpirt në lëvizje, “Fituesi: Jeta sportive e Paul Newmanit”, “Palio”, “Përtej cakut” etj. U organizuan gjithashtu shumë ngjarje dhe aktivitete shoqëruese.

Снимка
Festivali i filmave është vetëm një pjesë e vogël e nismave në kuadrin e projektit Sofja 2018 – Kryeqyteti Evropian i Sportit. Ja se çfarë tjetër mund të presim:

“Sofja 2018 – Kryeqyteti Evropian i Sportit ka një kalendar shumë të pasur. Para disa ditësh organizuam 7 loje sportesh në një nga parqet e Sofjes – sporte ekstreme, vrapim, çiklizëm – gjithçka që mund ta bëjnë njerëzit në ambientin e qytetit. Programi vazhdon më 17 dhe 18 qershor me një garë biçikletash në malin Vitosha – 100 kilometra. Tashmë kemi 1800 pjesëmarrës. Më 10 korrik do të bëjmë një shëtitje përsëri në malin Vitosha – deri në vendin Momina Skala. Kemi planifikuar akoma 15 nisma deri në fundin e vitit – shpjegoi Anatoli Iliev.

Dhe pavarësisht nga emocionet e këndshme që ofrojnë sportet shumë bullgarë nuk janë aktivë. Ja se çfarë tha Anatoli Iliev pikërisht për këta njerëz që nuk ushtrojnë sporte:

“Ata humbin një pjesë të madhe të jetës së tyre sepse përveç se sporti sjell shëndet, ai është aktivitet emocional. Kjo nuk mund të kuptohet nga njerëzit, që nuk praktikojnë asnjë sport, ata nuk mund të ndiejnë joshjen pas sportit, të kuptojnë se çfarë është sfida, të cilën e ofron vetëm aktiviteti fizik.”

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Fotografi: sofiasportfilmfest.com dhe BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Duke notuar për Oceans Seven, Petër Stojçev vendosi një rekord në Triple Crown

Ylli bullgar i notit në ujëra të hapura Petër Stojçev regjistroi një arritje të jashtëzakonshme dhe theu rekordin për Triple Crown /Kurorën e Trefishtë/. Gara përfshin kalimin e Kanalit Anglez, notin rreth ishullit Manhattan dhe kalimin e Kanalit..

botuar më 24-06-11 1.22.MD
Grigor Dimitrov

Grigor Dimitrov mbetet në mesin e 10 tenistëve më të mirë në botë

Grigor Dimitrov ruajti vendin e dhjetë në renditjen botërore të tenistëve të publikuar sot, ndërsa për femra Viktoria Tomova u ngjit me gjashtë pozita në renditje. Dimitrov u kthye në top 10 më 1 prill dhe vazhdon të mbetet në dhjetëshen e parë...

botuar më 24-06-10 11.04.PD

Në një ndeshje miqësore Bullgaria përfundoi me rezultatin baras kundër Sllovenisë

Kombëtarja bullgare e futbollit përfundoi 1:1 ndaj Sllovenisë në një ndeshje miqësore të zhvilluar në Lubjanë. Kjo është ndeshja e gjashtë e kombëtares nën drejtimin e Ilian Iliev, në të cilat shënuan pesë barazime – me Hungarinë, Serbinë,..

botuar më 24-06-09 3.51.MD