Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zhvendosja e shtresave në situatën politike relativisht të qetë

БНР Новини
Foto: BGNES

Pas një qetësie në frontin e politikës së brendshme në Bullgari gjatë javëve të fundit disa zhvendosje të shtresave na çojnë te mendimi, se mund të presim ndryshime në hapësirën politike. Koalicioni qeverisës humbi një partner, ndërsa parti kryesore si PSB dhe LDL, kanë kryetar të rinj. Mbi temën bisedojmë me Neno Dimovin nga Instituti për politikë të djathtë, i cili publikoi analizë të gjendjes politike në Bullgari.

Në fillim duhet të themi, se pas ndryshimeve në vitin 1989 hapësira politike bullgare vazhdon të jetë e papastër nga pikëpamja ideologjike. Partia e majtë, trashëgimtare e ish komunistëve, PSB, me iniciativat e saj ligjvënëse shpesh herë hyn në rolin e formacionit të djathtë. Ndërsa pas përçarjes së Bashkimit antikomunist të FD, partitë konservatore në vendin tonë vazhdojnë të luftojnë më tepër për qendrën, se sa të mbrojnë ide të djathta. Partia liberale LDL në praktikë është formacion etnik, i cili tashmë ka një rival të drejtpërdrejtë për votat e elektoratit të tij të qëndrueshëm në personin e partisë DOST, pasi u përça. Përçarje përjetuan edhe socialistët, pasi ish Presidenti Georgi Përvanov bëri formacion të tij me emrin ABV. Për të ende është vështirë të thuhet a është alternativë e socialistëve si formacion socialdemokrat apo është thjesht parti lidere. Shumë i larmë duket dhe parlamenti i sotëm në Sofje i cili zgjodhi një qeveri gjithashtu të larme ne krye me Kryeministrin Bojko Borisov. Ai aktualisht është lideri i partisë së vetme të qëndrueshme në Bullgari, me gjithë se është në një situatë jo aq stabile. Edhe vetë partia GERB nuk është e pastër nga pikëpamja ideologjike, sepse rrethanat politike shpesh herë e detyrojnë Borisovin të bëjë lëshime për të ruajtur kabinetin e vet. Në këtë sfond njeri prej konkluzioneve kryesore në analizën e Institutit për politikë të djathtë është rivendosja e pritshme e modelit bipolar në Bullgari. Në këtë Neno Dimovi sheh mundësi për kthjellimin ideologjik.

“Shpresojmë, se tani kjo është e mundshme pasi ABV u largua nga koalicioni në pushtet – thotë Neno Dimovi. – Njeri prej problemeve kryesore në Bullgari ishte pikërisht shkatërrimi i modelit bipolar në vitin 2001. Rivendosja e tij do të kthejë alternativën në politikën bullgare dhe mundësinë për zgjedhje midis politikave të ndryshme, që na mungon gjatë 15 vjetëve të fundit. Të gjitha demokracitë e zhvilluara kanë model të zhvilluar bipolar. Përveç kësaj, ky model bënë të mundshme krijimin e shumicave mbi bazën ideore.”

Kabineti në këtë konstruksion të ndërlikuar prej 8 partive, një vit pas zgjedhjes së tij arriti të fitojë betejën e parë – zgjedhjet vendore në vjeshtën e kaluar. Sivjet po kështu në vjeshtë është sprova tjetër, kur do të zgjedhim president. Me gjithë se kompetencat e presidentit në Bullgari janë të kufizuara vetëm në funksione përfaqësi, vota e ardhshme do të jetë një fare test për qeveritarët. Sipas analizës së Institutit për politikën e djathtë mund të pritet një konsolidim i partive të djathta, por vetëm në qoftë se do të ketë konsolidim edhe në anën e majtë. PSB është me kryetare të re – Kornelia Ninova, e cila tashmë dha sinjale për hapjen e partisë ndaj partive të tjera të vogla të majta.

“Për Kornelia Ninovën është me rëndësi, që kandidati për president të shkojë në balotazh – pohon Neno Dimovi. – Si do të arrihet kjo, a do të kërkohet një mbështetje më e gjerë është çështja e pjekurisë politike. Mënyra sipas së cilës aktualisht bisedojnë PSB dhe ABV nuk parashikon perspektivë të mirë për mundësinë për një kandidat të përbashkët  të majtë.”

Sipas Neno Dimovit, LDL kësaj herë nuk do të luajë rol vendimtar mbi rezultatin e zgjedhjeve presidenciale, më tepër vota e saj do të jetë testim i partisë në luftën e saj për ndikim ndër pakicën turke në vendin tonë, pasi ish kryetari i LDL themeloi parti të vet. Mbi PSB dhe LDL të cilat sot janë në opozitë ende rëndon hija e protestave antiqeveritare para 3 vjetësh. Vullneti i gjeneruar civil atëherë nuk arriti të çojë në formimin e subjekt të ri politik.

“Protesta civile kishte dy përpjesëtime: nga njëra ana ishte përpjesëtimi moral i protestës kundër qeverisjes së kabinetit të PSB dhe LDL dhe kundër metodave, me të cilat ai donte të impononte figura të caktuara – fjala vjen për deputetin nga LDL Deljan Peevski. Shtresa më e thellë e këtyre protestave është tendenca, e cila zhvillohet jo vetëm në Bullgari. Ajo çon në ndarje të re politike midis anës konservatore dhe anës liberale. Ende midis konservatorëve dhe socialistëve ka një greminë të madhe, por socializmi humb pozitat e tij ideologjike dhe zëvendësohet nga liberalizmi, i cili kthehet në hapësirën e majtë. Protestat në rrënjët e tyre fshihnin pikërisht këtë tendencë. Kështu që do të zhvillohet një proces evoluimi, i cili gjithmonë është i ngadaltë, me gjithë se ne dëshirojmë gjithçka të bëhet sa më parë.”

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Më 15 tetor, Shqipëria fillon negociatat thelbësore për anëtarësimin në BE Përfaqësuesit e përhershëm të BE-së në Bruksel vendosën njëzëri nisjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë. Fillimi do të jetë më 15 tetor me një konferencë..

botuar më 24-09-28 7.30.PD

Zgjedhje të parakohshme në asnjë kohë

Që nga sot, 27 shtator, Bullgaria është sërish në një fushatë zgjedhore 30 ditore. 28 parti dhe 11 koalicione paraqitën dokumentet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për pjesëmarrje në zgjedhjet e ardhshme të parakohshme parlamentare dhe në..

botuar më 24-09-27 6.55.PD
Bojko Borisov

Në Sofje e konsiderojnë reagimin e BE-së ndaj Maqedonisë së Veriut si të arsyeshëm

Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut kanë nënshkruar një Marrëveshje të Fqinjësisë së Mirë, e cila është pjesë e planit të zgjerimit të BE-së dhe askush nuk mund të tërhiqet prej saj, tha kreu i GERB-it, Bojko Borisov, i cili është edhe kryetar i..

botuar më 24-09-26 11.34.PD