Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Virtuozët e rinj dhe Orkestra Simfonike e Radios Kombëtare Bullgare me një program të përbashkët

БНР Новини
Ilina Ilieva, Milla Cankova dhe Momçill Pandev
Foto: arkiv personal

Më 10 qershor në sallën e kryeqytetit “Bullgaria” Orkestra Simfonike e Radios Kombëtare mbyll sezonin muzikor. Mbrëmja u është kushtuar talenteve të rinj të Bullgarisë – nxënësve nga Shkolla Muzikore “Ljubomir Pipkov” – Sofje. Në orkestër interpretojnë shumë ish nxënës të së njëjtës shkolle. Rosen Gergov, nën udhëheqjen e të cilit do të prezantohet programi, tha se për të gjithmonë ka qenë një kënaqësi që të dirigjojë koncerte të tilla. Ai ka mbaruar Shkollën Muzikore Kombëtare me vegël piano. Solistët e koncertit janë zgjedhur me konkurs.

Nëntë virtuozët e rinj, të cilët do të kenë mundësinë të interpretojnë bashkë me Orkestrën Simfonike të BNR-së janë ndër instrumentistët më të dalluar. Gjatë viteve të fundit kanë fituar shumë çmime. Ndër emrat e dalluara janë Milla Cankova – fyell, Mihaill Mihajllov – trombë, Keti Marinova – korno, Fidosi Kerçev – piano, Ilina Ilieva – violë, Momçill Pandev – violonçel...






Kaj Gergov – pjesëmarrësi më i vogël është vetëm gjashtë vjeçar dhe është biri i Rosen Gergovit. Kaj sapo ishte pranuar në klasën e parë të shkollës muzikore. “Ndjenja e tij për muzikën është zhvilluar shumë  dhe bën gjithçka pa mundime, për këtë arsye mendoj se pjesëmarrja e tij në këtë koncert është një ide e mirë – shpjegoi zoti Gergov. Për violinistin e ri ky është interpretimi i tij i parë në sallën “Bullgaria”. Për 17-vjeçaren Joanna Ruseva ky do të jetë koncerti i saj i radhës atje. Violinistja ka 15 çmime nga konkurse ndërkombëtare. Ajo ishte ndër finalistët e konkursit “Oistrah” në vitin 2014.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Diku atje"... dashuria ekziston

Rreth dhjetë vjet më parë, një vajzë e vogël me një zë të madh u shfaq në një shfaqje televizive. 15-vjeçarja e atëhershme Mihaella Marinova tani është një këngëtare e njohur që vazhdon të zhvillohet si artiste. Gjatë kësaj kohe, ajo arriti të fitojë një..

botuar më 25-02-11 6.20.PD

"Është vonë" – një këngë e frymëzuar nga forca e gruas bullgare për ta mbrojtur dashurinë

Besnike ndaj stilit të saj karakteristik etno me një tingull bashkëkohor, Dimana Mirçeva, e njohur si DIA, na prezanton këngën e saj më të fundit - "Është vonë". Në të, këngëtarja dhe kantautorja bazohet në mesazhet e saj, si gjithmonë duke u mbështetur në..

botuar më 25-02-10 6.10.PD

Opera e Varnës fton të nënshtruarit e Kupidit t’i dhurojnë vetes një mbrëmje muzikore

Dita e Shën Valentinit zë një vend të veçantë në programin e Operës së Varnës. Pikërisht më 14 shkurt publiku do të ndjekë historinë e madhe muzikore të dashurisë për princeshën kineze Turandot, në operën me të njëjtin emër të Puccinit. Rolin e Princit..

botuar më 25-02-09 8.30.PD