Me një koncert sonate prej krijimeve të romantikëve gjenial Franc Shubert, Johanes Brams dhe Cezar Frank dhe ngjarja emociononte nga formimi i duetit të ri të dhomës midis profesoreshës Stojka Millanova (violinë) dhe profesorit Ljudmill Angjellov (piano), fansat e muzikës klasike bullgare do të gëzohen më 13 qershor në Pallatin Popullor të Kulturës, në sallën numër 6. Ngjarja është një pjesë nga programi i edicionit të 47 të festivalit “Javët muzikore të Sofjes”.
Për emocionin nga sfida e re profesionale, tregon profesoresha Stojka Millanova:“Kuptohet se pres me një padurim të madh dhe gëzim këtë takim të parë me publikun. Kemi ekzekutuar vetëm një herë së bashku Mocartin në festivalin “Apollonia” dhe që atëherë më mbeti një ndjenjë e mirë për një të menduar të njëjtë në ansambël. Rrugët tona nuk u ndërprenë shumë në kalimin e kohës. Tani vendosëm të ekzekutojmë dhe mbase unë e imponova këtë program, i cili është mjaft i vështirë si për mua, ashtu dhe për pianistët dhe Ljudmilli pranoi të punojmë bashkë pa kundërshtime. Përsëri triumfoi një unitet i mendimeve. Një gëzim nga përjetimi i muzikës së shkëlqyer, të cilën e ekzekutojmë. E lumturuar jam me një pianist të tillë.”
Për Stojka Millanovën, programi për mahnitjen kolegjiale, për kohën e cila mbledh krijuesit e mëdhenj dhe i përshtat me një tjetrin, tregon profesori Ljudmill Angjellov:
“Për mua është një nder i madh të ekzekutojmë bashkërisht dhe të realizojmë këtë program të shkëlqyer. Si një nxënës në shkollën muzikore shkoja në koncertet e saj dhe mahnitesha nga mjeshtëria e saj në çdo gjë, të cilën ajo e bënte për kulturën muzikore tek ne dhe nëpër botë. Atëherë as që nuk e përfytyroja se do të vijë një moment në të cilin do të ekzekutojmë bashkë. Është gjë e shkëlqyer se koha i përshtat gjërat dhe i lidh dy shpirtrat e afërm. Çdo gjë rastis shumë lehtë dhe thjesht tani. Kur dy muzikantë mendojnë në një mënyrë të përafërt, çdo gjë është e qartë. Tani mbetet më e vështira – të ekzekutohet koncerti deri në fund dhe të përjetohet bashkë me publikun. Për mua është një nder i madh të bëjmë programin me një muzikant të tillë të madh, siç është Stojka Millanova. Fillimisht shpirtrat tanë hapen, botëkuptimi ynë dhe ndjenjat për këto sonata, kurse pas kësaj dhe ky moment i shkëlqyer arrin deri tek dëgjuesit. Shpresoj të jemi në koncert bashkë me publikun e shumtë dhe që të gjithë të provojmë kënaqësi nga muzika e shkëlqyer, të shkruar prej kompozitorëve gjenialë.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Më 6 nëntor në sallën "Bullgaria" në kryeqytetin e Sofjes publiku bullgar do të ketë mundësinë të shijojë vepra pak të njohura të interpretuara nga muzikantë të shquar. Variacione mbi një temë nga Frank Bridge, op. 10 – një vepër e hershme e Benjamin..
Një nga këngët më të bukura të përjetshme të Bullgarisë është "Perëndo, perëndo, o diell i ndritshëm". Besohet se ekziston si një melodi për të paktën pesë shekuj. Në vendin tonë kënga ka popullaritet me një tekst që mund të gjendet në përmbledhjen e..
Plovdiv Jazz Fest feston këtë vit ditëlindjen e tij të dhjetë me një program, verën dhe vjeshtën, ku marrin pjesë disa nga emrat më të mëdhenj të botës së xhazit. Edicioni i vjeshtës do të mbahet në qytetin e dytë më të madh në Bullgari - Plovdiv,..