Në lidhje me përvjetorin e saj të 80-të “Radio Bullgaria” ju ofron që çdo muaj të votoni për muzikë nga Bullgaria. Ndër pjesëmarrësit që do të votojnë për këngën fituese do të zgjidhen me short tre veta, të cilat do të fitojnë CD me muzikën në gjininë përkatëse. Votimi do të jetë në e-mail-in e redaksisë: albanian@bnr.bg. Rezultatet do të shpallen në datën 15 të çdo muaji.
Vazhdojmë me propozimet e reja nga programi më i ri prej 24 orësh me muzikë për fëmijë në platformën e internetit të Radios Kombëtare Bullgare “Vogëlushët e Radios Kombëtare Bullgare – nga fëmijët për fëmijët”.
Më 1 qershor – Dita Ndërkombëtare e Fëmijës, Radioja Kombëtare Bullgare startoi një stream online prej 24 orësh, orientuar ndaj auditorit të fëmijëve, me emrin “Vogëlushët e Radios Kombëtare Bullgare”. Emri nuk është i rastit – përveç programit me të njëjtin emër për dëgjuesit e vegjël, ai mishëron akoma një mision, më pak të njohur të Radios Kombëtare Bullgare – atë të producentit për muzikë për fëmijë të Radios Kombëtare Bullgare. Ky mision, në saje të dy formacioneve të radios – Radio-kori për fëmijë dhe grupi “Radio-deca” (“Radio-fëmijë”) jep mundësi për zhvillimin e talenteve pa presionin e biznesit mbi fëmijët.
Pikërisht kështu filloi edhe biseda jonë me Eliana Zaharievën, redaktore muzikore me shumë përvojë në Radion Kombëtare Bullgare, dirigjente korale dhe autore e stream-it “Vogëlushët e Radios Kombëtare Bullgare”. Eliana mendon se zërat e fëmijëve, që janë para moshës së pubertetit nuk duhet të përdhunohen me oktava të papërshtatshme. Një problem tjetër i rëndësishëm janë tekstet e papërshtatshme për dashurinë dhe ndarjen.
Në konceptin e Elianës këngët e stream-it nuk kanë kufi as sa i përket gjinisë, as sa i përket moshës dhe gjuhës. I bashkon tematika për fëmijë, por kjo nuk do të thotë se prindërit nuk mund të këndojnë bashkë me fëmijët, derisa ata pikturojnë ose luajnë. Interesi ndaj leximit gjithashtu nuk është harruar, sepse ka pushime me përralla nga fondi i Radios Kombëtare Bullgare.
Interesi i Elianës ndaj muzikës nuk përfundon me arsimin e saj në Konservator – që si fëmija ajo ka përjetuar një dëshpërim të madh, pasi duhej të mbetej në shtëpi te gjysha, derisa vëllai i saj i madh ishte në një koncert në sallën “Bullgaria”. Prandaj ajo ka filluar edukimin muzikor në stilin xhaz të birit të saj që si foshnjë. Sipas saj fëmijët duhet të dëgjojnë muzikë të bukur të gjinive të ndryshme dhe roli i prindërve në këtë drejtim është shumë i madh. Ndërsa stream-i Vogëlushët e Radios Kombëtare Bullgare, është vetëm ndihmës.
Ja edhe tri këngët për fëmijë, nga të cilat mund të zgjidhni atë që ju pëlqen më shumë:
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Një kombinim i ritmeve house dhe tekno, i linjave të thella të basit, i melodive dhe harmonive magjepsëse, muzikës së bukur pop dhe vokaleve autentike etno - kjo është muzika e dyshes The KHANS. Ata janë Petër Aleksiev - kompozitor dhe producent, dhe Atanas..
Vanja Kostova me zërin e saj engjëllor nuk është më me ne, por muzika e saj është këtu, ende e fortë, e sinqertë dhe e gjallë. Djali i Vanja - këngëtari Bojan Mihajllov - tani prezanton 15 nga këngët e saj të pa publikuara në një album "qiellor"...
Legjendat e muzikës eksperimentale dhe të xhazit jokonvencional Frank Gratkowski (Gjermani) dhe Kazuhisa Uchihashi (Japoni) do të hapin Sofia Free Jazz në Sofje më 23 janar (e enjte) - seria e re e festivalit të radios "Alarma Punk Jazz" të Radios..
"Kjo është Bullgaria - madhështore dhe e shenjtë" ... këndon Maria Angellova në këngën e saj prej autori, të cilën ju prezantojmë një ditë para..