Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bashkitë – të varfra, me detyrime dhe të varura

Foto: BGNES

Nga 264 bashki më vete në Bullgari 156 ose 60% kanë borxhe. Kanë buxhete për të ardhurat dhe shpenzimet, por harxhojnë më tepër sesa marrin. Të ardhurat janë nga subvencionet shtetërore dhe nga taksat vendase, por faktikisht financat bashkiake varen kryesisht nga shteti dhe nga fondet evropiane, dhe më pak nga vendimet e autoriteteve vendase. Dhe me qenë se ai që paguan ai e porosit muzikën, prej shumë kohëve flitet se, çdo një parti e cila ka ardhur në pushtet në Bullgari, financon me prioritet baskitë, të cilët drejtohen prej përfaqësuesve të saj. Këto përralla tingëllojnë mjaft fort në prag të zgjedhjeve, siç është pikërisht e tillë dhe situata tani në këtë moment në Bullgari.

Është e vërtetë që gjatë periudhës së fundit buxhetore të Bashkimit Evropian u bënë investime të shumta me mjete evropiane në qytezat dhe fshatrat bullgare dhe se shumë gjëra u përmirësuan mjaft. Po kështu është e vërtetë se në një sërë rajonesh në pjesën qendrore dhe perëndimore të Bullgarisë Veriore gjendja mbetet tragjike. Po, popullsia në provincë po pakësohet si tërësi, por po kështu është e vërtetë se po pakësohet dhe po migron, sepse kushtet për jetë nuk janë të mira.

Problemet financiare të bashkive bullgare janë kaq serioze dhe ato janë kaq në pa mungesë për të paguar, saqë autoritetet qendrore qenë të detyruar të ndërmarrin masa të posaçme ligjore për të ndihmuar bashkitë më të varfra. Parashikohet që gjatë kushteve të caktuara dhe gjatë programeve të pranuara për shërimin e fshatrave dhe qyteteve të cilat janë në një gjendje më të rëndë të mund të marrin hua pa interesa nga Ministria e financave. Nga këto ndryshime mbase në një kohë sa më të afërt do të përfitojnë afro 40 bashki në një gjendje tepër të mjeruar.

Si tërësi borxhet bashkiake dhe garancitë dalin në mbi 600 milionë euro, ku 75% nga borxhi i përgjithshëm vjen nga 20 bashki, kurse bashkisë së Kryeqytetit i bien 45% nga përmasa e përgjithshme.

Ekspertët mendojnë se, jo subvencionet evropiane janë zgjidhja e problemeve financiare të vendeve të populluara në vend, por nga investimet në to,të cilat krijojnë të ardhura dhe që hapin vende të reja pune. Prandaj dhe drejtuesit vendas duhet të krijojnë kushte për tërheqjen e investitorëve. Tani për tani ata të cilët e përballojnë këtë detyrë janë një pakicë dhe baskitë bullgare mbeten të varfra, të detyruara dhe të varura nga kryeqyteti.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fushata e dobët zgjedhore dhe pritshmëria për një tjetër votim të parakohshëm vitin e ardhshëm

Fushata e shtatë zgjedhore në maratonën politike në tre vitet e fundit është në final. Vallë, a dëgjuam mesazhe për një rrugëdalje nga kjo krizë, apo lajmet tradicionale të blerjes së votës, blerësit e vërtetë të të cilave nuk u zbuluan..

botuar më 24-10-25 1.22.MD
Dimitër Gllavçev

Kryeministri në detyrë bën thirrje që të votohet për finalen e 'Lojës së Zgjedhjeve'

Njerëzit janë në pritje të titujve përfundimtarë të serialit “Loja e Zgjedhjeve”, nëse e shohin edhe mbishkrimin “fund” do të jetë më së miri”, tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev në fillim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Të gjithë..

botuar më 24-10-23 1.16.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Greqia mori këstin e katërt prej gati 1 miliard euro në kuadër të PRQ-së Komisioni Evropian i pagoi Greqisë këstin e katërt sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë (PRQ) me vlerë 998.6 milionë euro. Këtë e raporton televizioni shtetëror..

botuar më 24-10-19 7.35.PD