Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Joachim Gauck në Sofje: “E kaluara ndikon mbi të tanishmen”

БНР Новини
Rosen Plevneliev i dorëzoi Joachim Gauckut urdhrin më të lartë – “Stara planina” me shirit. Nga ana e vet Presidenti bullgar u nderua me “Shkallën e posaçme të Kryqit të Madh të Urdhrit për kontribut të Republikës Federale të Gjermanisë”.
Foto: BGNES

Në ditën para referendumit në Britaninë e Madhe pro ose kundër BE-së në Sofje u ndje optimizëm në fjalët e Presidentit gjerman Joachim Gauck: “Pavarësisht nga rezultatet e referendumit, ai do t’i motivojë evropianët dhe demokratët e vërtetë për ta kthyer besimin në vlerat evropiane.” Presidenti federal mbërriti në Bullgari për një vizitë treditore zyrtare me ftesë të kreut të shtetit bullgar Rosen Plevneliev. Temat kryesore të bisedimeve ishin marrëdhëniet dypalëshe ekonomike dhe siguria në Evropë në vigjilje të samitit të NATO-s në Varshavë.

Krahas marrëdhënieve dypalëshe dhe sigurimit në Evropë pastori 76 vjeçar dhe disident i njohur në ish Republikën Demokratike të Gjermanisë shënoi edhe një theks gjatë vizitës së tij në Bullgari – shqyrtimi i regjimit komunist.

“E kaluara ndikon pa dyshim mbi të tanishmen. Populli gjerman e kaloi tërë rrugën e dhimbshme deri në bindjen se së pari duhet t’i rishqyrtojmë gabimet dhe fajin tonë gjatë regjimit totalitar. Në qoftë se Bullgaria kërkon ndihmë dhe do që të mbështetet te përvoja jonë, atëherë ne jemi të gatshëm ta ndihmojmë” – deklaroi Joachim Gauck pasi bisedoi me Rosen Plevneliev.

Presidenti bullgar nga ana e vet nënvizoi marrëdhëniet tradicionalisht të mira midis dy vendeve tona, kurse statistika e ripohon këtë: Gjermania është partneri më i rëndësishëm dhe më i madh ekonomiko-tregtar i Bullgarisë me këmbim rekord mallrash gjatë vitit 2015 prej 6.3 mlrd eurosh dhe zë vendin e katërt ndër investitorët e huaj me 2.6 mlrd euro investime.

“Bashkë me Gjermaninë ngulim këmbë për respektimin e vlerave evropiane dhe besojmë se përgjigja e vetme e drejtë e sfidave bashkëkohore është përgjigja mbarëevropiane për më shumë integrim, bashkëpunim dhe superioritet të rregullave dhe jo për forcën dhe interesat – deklaroi Plevneliev. – Në kushtet e sfidave para sigurisë së Evropës sot me rëndësi është bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes dhe të çështjeve të sigurisë. Jemi të bindur se takimi i nivelit të lartë i NATO-s do të demonstrojë unitet dhe aftësinë e NATO-s për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen kolektive të të gjithë aleatëve, përfshi këtu dhe shtetet në krahun lindor dhe në atë jugor.”

Sipas Presidentit bullgar me rëndësi jashtëzakonisht të madhe për sigurinë e Evropës është aderimi i shpejtë i Bullgarisë dhe i Rumanisë në Hapësirën Shengen, kurse përgjigja e Presidentit gjerman ishte kategorik: BE-ja pret nga vendi ynë forcimin e shtetit juridik, sepse “anëtarësimi në Hapësirën Shengen nuk është vetëm një çështje teknike.”

“Për ne është shqetësues fakti se veprimet e paparashikueshme në Evropën Lindore na bëjnë për të menduar edhe më shumë për rolin e NATO-s – vazhdoi Presidenti gjerman. – Aleanca duhet të ndjekë me vëmendje jo vetëm Evropën Verilindore, por edhe atë Juglindore. Ka domosdoshmëri që shoqëria në Evropën Qendrore dhe Perëndimore të informohet për situatën aktuale në Bullgari, sepse siç duket bëhet fjalë për të meta në dituritë tona.”

Pa dyshim referendumi i sotëm në Britaninë e Madhe ishte ndër theksat në bisedimet e dy presidentëve. “Si evropianë të vërtetë jemi me shpresë, por edhe të shqetësuar dhe do të gëzohemi në qoftë se ky referendum në Britaninë e Madhe nuk do të provokojë edhe shtete të tjera në BE ta vendosin nën pikëpyetje anëtarësinë e tyre – tha Joachim Gauck. – Sidomos shtetet proevropiane, të cilat besojnë në Evropën e Bashkuar, tani duhet të bashkëpunojmë edhe më ngushtë. Ne duam dhe duhet t’u kundërvihemi lëvizjeve popullsitë, të cilat dyshojnë në projektin evropian. Kundër këtyre popullistëve duhet të ngrihen si politikanët, ashtu edhe shoqëritë civile.”

“BE-ja është receta e vetme për paqe në Evropë dhe jam i sigurt se referendumi në Britaninë e Madhe do të jetë i suksesshëm” – deklaroi nga ana e vet kreu i shtetit bullgar dhe shënoi: “Unë jam i sigurt se në këtë moment të rëndësishëm çdonjëri është i qartë se po merret një vendim historik dhe ky vendim historik do t’i ketë pasojat e veta. Shpresoj se të gjithë në Britaninë e Madhe janë të qartë se çfarë është BE-ja. Referendumi në Britaninë e Madhe do të na sigurojë këtë dozë të domosdoshme besimi, që të mund të vazhdojë së funksionuari ky projekt unikal për paqe në Evropë dhe në botë.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Greqia riktheu pjesërisht javën gjashtëditore të punës Greqia ka rikthyer javën gjashtëditore të punës për disa biznese në përpjekje për të rritur produktivitetin dhe punësimin. Rregullorja, e cila hyri në fuqi më 1 korrik, parandalon..

botuar më 24-07-05 2.00.MD

Presidenti bëri thirrje për përfundimin e shpejtë të terminalit të Aleksandropulis

Presidenti Rumen Radev zhvilloi një takim pune me kryeministrin grek Kiriakos Micotakis. Në Athinë ata diskutuan aktivizimin urgjent të punës për projektet strategjike dypalëshe. Në një konferencë për mediat Radev shpjegoi se një projekt i tillë..

botuar më 24-07-03 11.35.PD
Dimitër Gllavçev

Qeveria e përkohshme po përgatitet të dorëzojë pushtetin dhe raportoi aktivitetet e saj

Qeveria e përkohshme e përmbushi me sukses detyrën e saj kryesore – organizimin e zgjedhjeve të drejta dhe transparente për Asamblenë Kombëtare dhe Parlamentin Evropian. Të gjitha aktivitetet janë kryer në mënyrë transparente dhe me kohë, njoftoi..

botuar më 24-07-02 11.19.PD