Pianist i njohur, pedagog në Konservatorin mbretëror në Bruksel gjatë viteve të fundit prof. Bojan Vodeniçarov përqendrohet mbi një model të preferuar prej tij të krijimit muzikor.
Muzika e improvizuar gjithnjë e më shumë gjen vend në punën time – tregon ai. Ajo më sjell kënaqësi të madhe. Kjo është mënyra më e natyrshme dhe më e lirë e krijimit të muzikës. Mendoj, se improvizimi e pasuron shumë muzikantin, sepse ai është kompozim në kohë reale. Tek kompozimi një moment muzikor kërkon ditë, bile javë. Ndërsa tek improvizimi ky momenti zhduket dhe duhet të kalosh menjëherë tek tjetri. Gjatë dhjetë vjetëve të fundit në recitalet e mia përziej pjesët e repertorit me pjesë të improvizuara. Në fillim, kur u propozoja këto programe organizatorëve, ata shqetësoheshin për produktin përfundimtar. Por pas koncerteve gjithmonë vinin të buzëqeshur, të lumtur nga reagimi i publikut dhe nga fakti se kanë dëgjuar diçka të re, spontane dhe të ndryshme. Si pedagog zhvilloj kurse të improvizimit për studentët që mësojnë piano klasike në konservator. Jam i mendimit, se është e dobishme ata të formojnë aftësi të tilla.
Bojan Vodeniçarovi na rikujton, se deri në mesin e shekullit të XIX improvizimi ka qenë forma kryesore e krijimit të muzikës, në qoftë se kthehemi në vitet e Renesansit dhe Barokut do të shohim se rëndësia e tij ka qenë edhe më e madhe.
Vitin e kaluar kompania muzikore “Fuga Libera” nxori në treg albumin e tij të quajtur “Random Patterns”(Modele të rastësishme).
Ky është një disk me pjesë të improvizuara, që e kam incizuar para pak kohe, por e nxora në treg me vonesë për arsye financiare – thotë prof. Vodeniçarov. Në tekstin që shoqëron diskun, kam përgjithësuar qëndrimet dhe studimet e mia mbi improvizimin. Filloj me aspektet historike – interpretuesit kanë qenë dhe kompozitorë deri në fillimin e shekullit të XIX. Ja një shembull nga epoka e Romantizmit – Robert Shuman, përveç se ka qenë kompozitor, ka qenë dhe pianist, dirigjent, kritik muzikor. Në shekullin e XX gjuha muzikore bëhet më e ndërlikuar, shfaqet një larmi e madhe stilesh. Duhet menjëherë të theksoj shfaqjen e xhazit, i cili shumë shpejtë e pushtoi botën. Do të citojë mendimin e Glen Guldit, sipas të cilit ndarja, që u bë me kalimin e viteve, në kompozitor dhe interpretues kishte ndikim të keq mbi muzikën në përgjithësi. Unë përkrah këtë mendim, sepse kjo ndarje ekziston edhe sot në arsimin muzikor në të gjitha nivelet. Sipas mendimit tim, improvizimi është ajo formë, e cila kontribuon për kapërcimin e kësaj ndarje dhe për bashkimin e ri të proceseve në lëmin e muzikës. Jam i bindur, se improvizimi është forma kryesore e procesit të krijimit të muzikës.
Nga albumi dhe libri i bashkëngjitur atij mund të mësojmë shumë gjëra të tjera interesante. P.sh. për formën muzikore, tek e cila improvizimi është proces i intuitës. Njeriu përfshin në improvizimin elemente, për të cilat ai vet nuk është i ndërgjegjshëm se i di. Kjo shpjegohet me faktin, se truri i njeriut ruan kulturë muzikore akustike nëpërmjet kujtesës emocionale edhe nëpërmjet kujtesës racionale.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Dy artistë të gjeneratave të ndryshme, por me një vizion të ngjashëm muzikor, takohen në një duet – këta janë Grafa dhe Dara Ekimova, dhe kënga e tyre e përbashkët është “Asnjë moment”. Grafa krijoi ritmin dhe një pjesë të melodisë ndërsa..
Valeria Stojanova është ende studente në Shkollën Kombëtare të Muzikës në Sofje, por pavarësisht moshës së saj të re, ajo tashmë ka një përvojë solide skenike përkrah interpretuesve të njohur. E rritur në një familje muzikantësh, Valeria..
Pas një serie këngësh balada, Papi Hans prezanton këngën "Punëtori i zellshëm" - një këngë befasuese në albumin e tij "Ngjyrat e Ylberit". Tingulli dhe ritmi janë të viteve tetëdhjetë, dhe në videon e këngës shohim edhe aftësitë mbresëlënëse të..
Dy artistë të gjeneratave të ndryshme, por me një vizion të ngjashëm muzikor, takohen në një duet – këta janë Grafa dhe Dara Ekimova, dhe kënga e..