Bullgaria është një nga shtetet evropiane që janë më pro-evropiane. Nga kjo pikëpamje ajo ndryshohet krejt nga Mbretëria e Bashkuar, e cila është në rrugë të ikë nga Evropa e Bashkuar. Nuk ka miq të përhershëm, ka vetëm interesa të përhershme – kishte thënë politikan anglez Lord Palmerston para 150 vjetëve dhe kjo në situatën aktuale pohohet krejt. Britania e Madhe tërhiqet nga integrimi evropian, sepse mendon se ai nuk është në interes të saj. Bullgaria mbetet, sepse kjo u përgjigjet interesave të saj. Në dy skajet e Evropës njerëzit mendojnë në mënyrë të kundërt.
Që nga aderimi i Bullgarisë në BE në vitin 2007 deri tani Bullgaria ka përfituar shumë , mirëpo ka edhe shumë shqetësime, kritika, akuza dhe kërcënime kundër saj. Bilanci në përgjithësi është pozitiv. Për këtë Britania e Mdhe nuk ka ndonjë kontribut, sepse ajo ishte një anëtare me statut të veçantë, nuk ndërhynte në problemet e kontinentit dhe Bullgaria nuk ndodhej në listën e shteteve të rëndësishme për mbretërinë, as nga pikëpamja strategjike, as nga pikëpamja politike, as nga ajo ekonomike. Edhe për Bullgarinë problemet e ishullit nukishin ndër temat me prioritet, me përjashtim të futbollit dhe familjes mbretërore.
Nga kjo pikëpamje Brexiti nuk do të thotë pothuaj asgjë për marrëdhëniet zyrtare bullgaro-britanike, me disa përjashtime të vogla, mirëpo të rëndësishme. Aq më shumë se dy shtetet mbeten aleatë të NATO-së – diçka që mund të dalë më e rëndësishme nga shkëmbimi i mallrave dhe investimet.
Rrethanat e tërheqjes së Mbretërisë së Madhe nga BE akoma nuk janë të qarta dhe skenarët e mundshëm për zhvillimin e situatës në disa muajit e ardhshëm bëhen gjithnjë e më shumë. Kërcënimi real është që paratë e buxhetit të Brukselit të pakësohen në mënyrë të ndjeshme pasi Londra përfundon pagimet e saj. Sipas ekspertëve 500 mln. euro nga subvencionimet evropiane për Bullgarinë vijnë drejtpërsëdrejti nga thesari britanik. D.m.th. parat për Bullgarinë do të jenë me të njëjtën shumë më pak dhe nga ana tjetër kontributi ynë financiar për BE do të bëhet më i madh, sepse të gjitha anëtarët e bashkimit duhet të mbulojnë gropën financiare.
Nga pikëpamja njerëzore dhe sigurisht nga ajo financiare është me rëndësi se çfarë do të ndodhë me bullgarët, që jetojnë në Britaninë e Madhe. Ata janë më se 200 mijë – studiojnë, punojnë dhe nxjerrin bukën e gojës të familjarëve dhe të afërmve të tyre në Bullgari. Disa prej tyre janë me pasaportë britanikë, të tjerë kanë lejime të përkohshme për punë ose qëndrim, të tretët punojnë atje në mënyrë ilegale. Për të gjithë ata është me rëndësi se çfarë do të ndodhë atje dhe se si do të ndryshohet legjislacioni britanik i lidhur me migracionin. Është e mundshme që paratë të cilat vijnë në Bullgari të bëhen më pak.
Në nivelin e shkëmbimit ndërkombëtar të mallrave, investimeve të drejtpërdrejta të huaja, lëvizjes së lirë të kapitalit dhe mallrave nuk priten ndryshime të konsiderueshme. Në vend të parë sepse Britania e Madhe dhe Bullgaria deri tani nuk kishin marrëdhënie shumë aktive tregtare dhe në vend të dytë sepse pavarësisht nga situata e krijuar nuk pritet një izolim të plotë ekonomik të Londrës nga kontinenti. Me fjalë të tjera efektet nuk do të jenë dramatike dhe britanikët do të vazhdojnë të jenë ndër turistët më të shumtë në vendpushimet bullgare për shkak të kushteve të favorshme.
Ndryshimet më të mëdha dhe të ndjeshme që priten janë lidhur me City-n e Londrës – një nga qendrat më të mëdha tregtare në botë. Shumë kompani dhe banka tashmë shpallën se do të zhvendosin veprimtarinë e tyre në shtetet e BE-së – për shembull në Paris, Frankfurt. Mirëpo këto janë probleme që i përkasin ka bullgarë. Bullgaria nuk ka kapacitetin dhe ekspertizën për pjesëmarrje në proceset dhe tregjet financiare botërore. Përveç kësaj shumica e bankave bullgare janë pronë të institucioneve financiare nga BE-ja.
Skenari më i keq për të cilin flitet është shpërbërja e ngadaltë e BE-së pas Brexitit ose reformimi i tij kështu që Bullgaria të dalë nga ai. Kjo mundësi nuk është e pamundshme, mirëpo akoma askush nuk mund të thotë se çfarë do të ndodhë më në fund dhe për këtë arsye është e pakuptueshme të bëjmë prognoza për efektet për Bullgarinë në një situatë të tillë katastrofike. Fakti se ajo do të jetë katastrofike për Bullgarinë nuk mund të mohohet.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Politikanët bullgarë uruan Donald Trump për zgjedhjen e tij si president i SHBA-së. Urime Donald Trump për fitoren zgjedhore, shkroi presidenti Rumen Radev në rrjetin social “X”. "Kam besim se dialogu ynë efektiv në nivelin më të lartë do të vazhdojë..
Nënkryetarja e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Vesna Bendevska, paraqiti në Prokurorinë e Manastirit, se Klubi Kulturor Bullgar “Ivan Mihajllov” në qytet vazhdon të funksionojë, pavarësisht fshirjes nga regjistri qendror, njoftoi BTA, duke iu..
Polemika në Kroaci për dërgimin e personelit ushtarak në misionin e NATO-s në mbështetje të Ukrainës Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Boris Ruge vizitoi Kroacinë për t'u shpjeguar deputetëve vendas rreth misionit të Aleancës në..
Në konsultimet e sotme me presidentin Rumen Radev për formimin e qeverisë në kuadër të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, kreu i partisë..
Formimi i shumicës është një detyrë mjaft sfiduese në një parlament shumë të fragmentuar. Më vjen mirë që KuvendiPopullor po fillon të punojë, tha..
Në konsultimet me presidentin Rumen Radev për formimin e qeverisë në kuadër të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, bashkëkryetari i grupit të..