Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Secili mundet vetë, por është më mirë bashkë me fqinjët”

БНР Новини
Skenë nga filmi “Mësimi”

Më 29 dhe 30 qershor në kinemanë “Vllajkova” u prezantuan filmat ”Mësimi”/ të regjisorëve bullgar Kristina Grozeva dhe Petër Vëllçanov, dhe “Shtatori” /i grekes Peni Panajotopullu/. Mbrëmjet bullgaro-greke janë një pjesë nga programi i shoqatës së re bullgaro-greke “Aristotelis”. Regjistrimi  i shoqatës është një lidhje formale të një shoqërie ekzistuese prej kohe të bashkëmendimtarëve, të quajtur “Miq të Stefan  Geçevit” /një gazetar i njohur bullgar, poet, përkthyes , dramaturg dhe shkrimtar/. Me të bëjmë përpjekje për hedhjen e urëve shpirtërore midis Bullgarisë dhe Greqisë - thotë përkthyesja Zdravka Mihajllova.

Urët janë një simbol prej kohe  të Bashkimit Evropian, por në situatën e tanishme të ndërlikuar politike dhe frikësimet e disa evropianëve se bashkësia po ecën drejt shpërbërjes, në mënyrë fare të natyrshme lind pyetja nëse momenti për ndërtimin e një ure të tillë është i përshtatshëm. Në Ballkan janë ndërtuar ura të shumta, të cilat i janë nënshtruar një tensioni ose janë të zhytura në harresë, kështu që skepticizmi është me bazë, mendon një tjetër nga themeluesit, botuesi Gjeorgji Grozdev. Sipas tij “shoqata është kthyer drejt të arsimuarve dhe është një përballim të rënies kulturore. Por prapë së prapi , perspektiva e zezë nuk është e vetmja e mundshme.

As Evropa do të shpërbëhet, as shoqëria ballkanike – pohon biznesmeni Vangelis Karafotakis në një gjuhë të pastër bullgare. Kemi një histori të madhe ballkanike dhe një kulturë të madhe ballkanase, të cilat na bëjnë disa nga njerëzit më të lumtur në Evropën e bashkuar. Kuptohet jetojmë në një botë të luftrave të mëdha të interesave, por kaq vjet po shpëtojmë dhe mundim të mendojmë për të ardhmen.

Përse qenë zgjedhur pikërisht këta dy filma?

Skenë nga filmi “Shtatori”
“Filmi “Shtatori” tregon historinë e një gruaje “të ndryshme”, e cila mund të jetë greke, bullgare ose gjermane, tregon kryetari i shoqatës Janis Ljoljos, i cili ka mbaruar sociologji në Universitetin e Sofjes dhe po jeton dhe punon në Bullgari. Tema është afrimi, i cili hap horizonte për mendime, miqësi dhe dashuri. Fundi është emocionues dhe unë vetë u ndjeva shumë i pasuruar.” Nga ana tjetër “Mësimin” na e rekomanduan njëkohësisht 7 veta, të cilët nuk njiheshin njëri me tjetrin, vazhdon ai. Në këtë film merr pjesë dhe një producent grek dhe një pjesë nga financimi i tij vjen nga Greqia, por kjo nuk është e gjitha.

Këta filma ne i shfaqim, sepse janë shumë aktualë, sqaron  zoti Karafotakis. Brexit-i rastisi me zërat e njerëzve, të cilët kanë frikë nga refugjatët, kurse ky është një problem bazë për Evropën. Duke e parë këtë film, mund të drejtojmë pyetjen “cilët jemi ne”, “cilët janë të tjerët” dhe “përse duhet ta pranojmë të ndryshmen.

Cili është kontributi bullgar në këtë shoqatë?

Ka autorë të mëdhenj bullgar, të cilët janë përkthyer në gjuhën greke, si autori i nominuar për dekoratën Nobel Jordan Radiçkov - tregon Zdravka Mihajllova.  Në sajë të shtëpisë botuese greke “Kedros”, dhe vargut të saj “Biblioteka Ballkanike” në greqisht dolën Anton Donçev, Gjeorgji Gospodinov, Alek Popov. Gjatë viteve 70 janë përkthyer Dimitër Talev, Dimitër Dimov, por këto botime  prej kohe janë shterur. Nuk ka një prezantim të planifikuar të autorëve të rëndësishëm, me fjalë të tjera duhet shumë punë nga ana jonë që të mund të popullarizojmë kulturën bullgare, që të mund lëvizja nëpër urën kulturore të cilën po e ndërtojmë të jetë e dyanshme.

Duam të dalim nga “apartamenti” ynë, të shikojmë se çfarë po rastis tek fqinjët, thotë Janis Ljoljos. Duam të njihemi, të hyjmë në një dialog, kemi ide të shumta, jemi të hapur dhe për propozime. Tani për tani po punojmë vullnetarisht , por ka institucione, të cilat duan të na përkrahin. Ëndrra jonë është që e gjithë kjo të mos rastisë vetëm nëpërmjet kryeqyteteve, por të përfshijë një pjesë më të madhe të vendeve tona.

Deri në takime të tjera të ardhshme na urojnë nga shoqata “Aristotelis” me moton e “Bibliotekës Ballkanike” bullgare, të përpunuar nga Gjeorgji Grozdevi:”Secili mundet dhe vetë, por është më mirë bashkë me fqinjët”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rruga Kulturore e Kirill dhe Metodij zbulon një trashëgimi historike evropiane që përfshin më shumë se 11 shekuj

Në vitin 2021, “Rruga e Kirillit dhe Metodij” shndërrohet në njërën nga 48 rrugët kulturore evropiane, dhe tradita shkrimore, kulturore dhe fetare kirillo-metodievske merr njohjen e radhës si pjesë e pandashme e trashëgimisë kulturore të Kontinentit të..

botuar më 25-05-24 3.00.MD
Natalija Stajkova

Mësuesja Natalija Stajkova – Lufta jashtë vendit është të ruajmë gjuhën bullgare

Natalija Stajkova është mësuese e shkollës fillore. Ajo është nga ata mësues për të cilët puna me fëmijë nuk është vetëm një profesion, por një mision. Natalija Stajkova thotë se fëmijët i japin forcë dhe energji. Ajo investon tërë shpirtin dhe zemrën e..

botuar më 25-05-24 7.10.PD

Vizitë në gjimnazin "Shenjtorët Kirill dhe Metodij" në Caribrod

Gjimnazi në qytetin serb Caribrod ka një histori 134-vjeçare. Është themeluar që në vitin 1891, kur qyteti ka qenë brenda kufijve të Bullgarisë, sot ai vazhdon aktivitetin e tij, duke i dhënë njohuri fëmijëve si me prejardhje bullgare, ashtu edhe me..

botuar më 25-05-23 8.00.MD