Gjatë disa viteve të fundit tek ne pa u ndërprerë krijohen formacione të reja pop dhe rok. Në të njëjtën kohë publiku me gëzim pret lajmet për rikthimin skenik të grupeve të njohura dhe të dashura, të cilët për brezin e “moshës së mesme” janë burim i kujtimeve të mrekullueshme. Vala e rimëkëmbjeve të grupeve nuk e lëri anas edhe grupin “Tangra”.
Grup “Tangra” u krijua në vitin 1976. Në përbërjen e parë ishin Aleksandër Petrunov (Sasho Grivnata) – vokal, Konstanin Markov – bas kitarë, Ilija Karajanev (Liço Stounsa) – kitarë dhe Anton Bubev – bateri. Në fund të vitit 1977 në grup hyri edhe Tenko Sllavov – kitarë. Në fund të vitit 1979 Aleksandër Petrunov (Sasho Grivnata) emigroi dhe solisti vokal u bë Vili Kavallxhiev. Ndër emrat në zë, të cilët kanë meritë për popullaritetin e madh të Grupit “Tangra” është edhe këngëtari Cvetan – Çoço Vlladovski. Hiti i parë i tij me grupin ishte “Qyteti ynë” me kompozitor Boris Karadimçev.
Hiti tjetër i madh ishte “Pasuria” prapë me solist vokal Çoço Vlladovski. Në vitin 1982 grupi incizoi edhe albumin e debutimit “Qyteti ynë”. Në fund të vitit 1983 grupi ndërroi stilin nga rok melodik në nju uejv. Në grup ftuan Jordan Gançev – piano, Valeri Millovanski – kitarë dhe vokali Stanisllav Sllanev-Stenli. U radhitën çmime të tjera dhe një album i ri. Nga kjo periudhë janë hitet “Ushtari prej plumbi”, “Zhulieta”, “Ji i tillë siç është”. Nga viti 1986 deri në vitin 1990 muzikantët kënduan kryesisht në skenat e klubeve të Norvegjisë, Holandës, Finlandës, Gjermanisë. Në vitin 1990 grupi pushoi së ekzistuari. Një pjesë prej muzikantëve mbeti të jetojë në Evropën Perëndimore, ndërsa Konstantin Markovi u kthye në Bullgari.
Koncerti, me të cilin Grupi “Tangra” do të shënojë rikthimin në skenë planifikohet për 1 dhjetor. Për arsyen që grupi të rikthehet në jetën muzikore bullgare, tregon Konstantin Markov:
“28 janë muzikantët, të cilët punuan me Grupin “Tangra” që nga krijimi e deri tashti. Shumica prej tyre janë në nivel tepër të lartë. Ideja që të rikthehemi në skenë është nga vera e kaluar. Mirëpo, shumica e muzikantëve jetojnë jashtë shtetit dhe ishte shumë vështirë që të përputhim planet e të gjithëve. Pasi Dani Gançev u kthye në Sofje, përfituam nga kjo mundësi dhe ftuam dy muzikantë nga Grupi “Graviti Ko”.”
Një pjesë e rëndësishme e krijimtarisë së Grupit “Tangra” është poezia e Aleksandër Petrovit. “Ai është një pjesë e padukshme prej grupit. Megjithëqë ai qëndron gjithnjë prapa dritave të skenës, ai është pjesë e pandarë e grupit dhe jam i bindur se është në zemrën e adhuruesve të muzikës sonë”, rrëfen Konstantin Markov.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Gjithmonë e angazhuar me projekte të shumta, Nina Nikolina e pret vjeshtën me disa ngjarje të rëndësishme: një këngë të re, një album dhe një koncert-premierë për prezantimin e albumit. Këngëtarja shënon rikthimin e saj në muzikën pop me albumin e ri..
Yjet e operës Sonia Jonçeva dhe Plácido Domingo do të sjellin në Sofje një galaktikë menaxherësh operash dhe 32 këngëtarësh të rinj operistikë nga 17 vende në 5 kontinente. Konkursi më prestigjioz për yjet në ngritje të operës në botë –..
Shihni më tepër në arkivin e Radio Bullgarisë : Ju prezantojmë një prej klasikëve në kulturën muzikore bullgare Veselin Stojanov Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva Foto: archives.bnr.bg, bg.wikipedia.org,..
Papi Hans po ngroh vjeshtën e ftohtë me këngën e tij të re me ritme latine “E pafajshme”. Ajo vjen pas një serie baladash dhe është kënga e parë..