Violinisti i madh bullgar Miço Dimitrov ka lindur në qytetin Plovdiv. Aty ka mbaruar shkollën muzikore, ndërsa në Sofje – Konservatorin te Bojan Leçevi dhe Vlladimir Avramovi. Është finalist i konkursit “Çajkovski” në Moskë. Laureat i konkursit “Fric Krajsler” në Vjenë. Ka specializuar te prof. Ifra Nijman në “Guildhall School of Music” në Londër. Është koncert mjeshtër i Filarmonisë së Plovdivit me dirigjent Dobrin Petkov deri në vitin 1988. Më shumë se 25 vjet jeton dhe jep koncerte në Holandë pasi ka fituar konkursin për koncert mjeshtër të Orkestrës së Radios në Hilversum në Holandë. Violinisti i njohur shpesh herë vjen edhe në atdhe dhe organizon klasa mjeshtërore në Sofje, Plovdiv, Razllog, Varna. Jep mësime, interpreton muzikë të dhomës dhe... pikturon. Deri tani ka shtatë ekspozita vetjake. Në vitin 2013 Miço Dimitrov fitoi statujën “Muzikant i vitit” në klasifikimin e programit “Alegro Vivaçe” të Radios Kombëtare Bullgare.
Për krijimin e muzikës me disa prej emrave më të njohur botërorë, si dhe për pushtimin e skenave më prestigjioze na tregon Miço Dimitrov:
“Me Ifra Nijman u njoha në konkursin “Çajkovski” ku isha finalist dhe diplomant në vitin 1978. Disa muaj më vonë fitova çmimin e jashtëzakonshëm të Konkursit “Krajsler” në Vjenë dhe pikërisht aty ai me propozoi bursë të Këshillit Britanik dhe unë u nisa në pranverë të vitit 1980. Mbeta 3 vjet në Angli dhe aty me mori në telefon dirigjenti legjendar bullgar Dobrin Petkov, i cili me propozoi që të marrë postin “koncert mjeshtër” të Filarmonisë së Plovdivit. E pranova ftesën dhe mbeta aty me të dhe me Ellmira Dërvarova deri në nisjen e saj për në Amerikë, për në Opera Metropiliten. (Ellmira Dërvarova është e para dhe e vetmja grua koncert mjeshtre në historinë e Opera Metropoliten në Nju Jork). Në vitin 1988 u nisa për në Holandë, ku fitova konkursin për koncert mjeshtër të Orkestrës më të madhe të filarmonisë së radios në Holandë. Mbeta atje 25 vjet. Vazhdoj të interpretoj, vitet e fundit merrem me mësimdhënie dhe organizoj klasa mjeshtërore në Bullgari.”
Ja se çfarë na tregoi violinisti i madh për pikturimin: “Ne muzikantët zakonisht jemi bashkautorë, por para së gjithash jemi interpretues. Unë nuk mund të ndryshoj asnjë notë të Mocartit dhe duhet të respektojë atë që është shkruar 250 vjet para meje. Ndërsa pikturimi jep liri, mundësi për improvizime dhe është hobi. Përdor teknikën e pikturimit me akril. Arti figurativ është një kategori dhe një klasë tjetër. Gjithmonë kam ndjerë një respekt të madh ndaj arkitekturës, sidomos ndaj asaj mesjetare dhe të lashtë. Më pëlqejnë rrënojat, vendet e shenjta, në të cilët njerëzit besojnë dhe kanë ekzekutuar rite. Kam një cikët të tërë grafikësh. Shpresoj se do të bëjë një klasë në Bullgari me të cilin të mund të punojë vazhdimisht. Tani kam 5 klasa mjeshtërore brenda vitit. I njoh të gjithë fëmijët e talentuar të dy brezave të fundit. Ka fëmijë të mrekullueshëm dhe për mua është një kënaqësi e veçantë t’i dëgjoi.”
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Fotografi: Vida Pironkova dhe arkiv personal
Në ditët e para të vjeshtës, banorët dhe mysafirët e Plovdivit janë të ftuar të kujtojnë hapësira të veçanta, të dashura dhe interesante në qendër të qytetit. Ky rizbulim i veçantë dhe njohje e vendeve të përvetësuara nga emocionet dhe kujtimet personale..
Filmi "Triumfi" i tandemit regjisorial Petër Vëllçanov dhe Kristina Grozeva fitoi çmimin e madh për film artistik në Festivalin e 42-të të Kinemasë Bullgare "Trëndafilin e Artë" në Varna. Filmi mori edhe çmimin për skenarin e shkruar nga dy..
Prof. i Asociuar Marco Scarpa hulumton trashëgiminë e Krilit dhe Metodit dhe rolin e qendrave sllavo-jugore ku janë shkruar librat në të kaluarën (të ashtuquajturat skriptoriume) dhe të letrarëve që kanë punuar në to për lulëzimin e kulturës së..