Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Akademia Qyteti” e fisnikëron mjedisin ku jetojmë

БНР Новини
Foto: Veneta Pavllova

Studentë, profesionistë të rinj bile edhe nxënës u përfshinë në edicionin e tretë të iniciativës “Akademia Qyteti”. Në të marrin pjesë studentë nga 5 universitete bullgare dhe nga 12 të huaja. Aktiviteti hedh ura edhe jashtë shtetit, ku mësojnë dhe punojnë bullgarë të talentuar. Tematika e konkursit është kryesisht në lëmin e arkitekturës dhe shkencave teknike. Pjesëmarrësit punonin në tre drejtime: “Shkolla e së ardhmes”, “Fasade, ngjyra, karmoni” dhe “Qyteti –qytete dhe infrastruktura, godina dhe hapësira të brendshme”. Mbi 125 projekte nga Bullgaria dhe nga jashtë u paraqitën në Sofia Event Center. Ja se çfarë tha në hapjen e aktivitetit Ministrja e Zhvillimit Rajonal dhe Urbanizimit Liljana Pavllova:

“Akademia Qyteti” nuk është vetëm një konkurs kombëtar, u bë kauzë. Ajo fitoi rëndësi kombëtare dhe unë besoj, se kjo do t’u japë arsye të rinjve bullgarë që studiojnë jashtë shtetit, të mendojnë më shumë për Bullgarinë. Këto janë iniciativa dhe projekte të rëndësishme, për të cilat kemi edhe financim evropian. ‘Çështja është t’i përdorim këto para në mënyrë të drejtë, t’i investojmë kështu që të ndryshojmë pamjen e qyteteve tona, ndërsa të rinjtë me idetë e tyre të guximshme dhe interesante të kenë entuziazëm dhe motivim të ngrenë projektet e veta. Duhet t’i tërheqim të kthehen në Bullgari dhe të bëjmë diçka së bashku për zhvillimin e qyteteve tona, për mjedisin urban dhe për infrastrukturën. Unë do të propozoja që ata të marrin pjesë në këshillat tona, ku afirmojmë planet dhe projektet e investimit.”

Në konkursin “Shkolla e së ardhmes” çmimin e parë e fituan arkitektet e reja Violetka Sllavova, studente në Universitetin e Politeknikës në Milano, dhe Marija Stajnova – studente në Universitetin e Arkitekturës, Ndërtimit dhe Gjeodezisë në Sofje. Tandemi i tyre i talentuar prezantoi projekt me temën “Qendra e shkencave të natyrës dhe sipërmarrja” në shkollën “Nikolla Vapcarov” në qytetin Berkovica. Dy vajzat kanë zgjedhur jo rastësisht këtë shkollë, sepse kanë parë, se ekipi i saj është i hapur ndaj ideve të fëmijëve. U ka bërë përshtypje mënyra, sipas së cilës ai ka përgatitur projektin për të aplikuar në Fondacionin “Amerika për Bullgarinë”. Përveç kësaj, kanë vënë re se prej kohe nuk ka punuar ndonjë arkitekt në këtë shkollë. Kështu kanë vendosur, se përpjekjet e tyre mund të kombinohen. I kanë pyetur fëmijët e shkollës çfarë presin nga hapësira e re, çfarë janë interesat e tyre. Janë pritur shumë mirë nga udhëheqja dhe nga vetë fëmijët.

Marija Stajnova dhe Violetka Sllavova“Në insistuam që të bisedojmë me fëmijët, për ne ishte me rëndësi – tregojnë dy arkitektet. – E kaluam tërë procesin e projektimit dhe dizajnimit dhe besojmë, se rezultati do të jetë shumë i suksesshëm. Vetë fëmijët na treguan vizatime të tyre si e përfytyrojnë këtë qendër. Ata kërkonin peshk, terarium, bimësi. Një fëmijë bile donte bunker. Në fakt fëmijët hynë në rolin e sipërmarrësve. Ata tashmë kishin përvojë, sepse kishin prodhuar poçe të ndryshme dhe velenxë dhe i kishin shitur. Kështu na mbushen me ide dhe puna jonë nuk ishte e vështirë.”

Në lëmin “Fasade, ngjyra, karmoni” çmimin e fitoi Evgenija Evtimova nga Universiteti Teknik i Pylltarisë në Sofje për projektin e saj “Skema “Origami” me ngjyra”. Konkursi i trete “Qyteti” ishte në dy kategori. Projekti i dalluar në të ishte i Dimitër Stojnevit nga Manchester School of Architecure. Çmime fituan akoma dy projekte – të Cveti Stojçevës nga Universiteti i Ri Bullgar – “Kompleksi mësimor Akademia Kombëtare e Arteve Figurative”, si dhe “Rikonstruksioni i uzinës së hekurudhave në muze të artit bashkëkohor” të Elena Pavllovës nga Universiteti i Arkitekturës në Sofje.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Java e kinologjisë në Burgas

Burgas po pret javën e pesëmbëdhjetë evropiane të qenve, njoftoi BTA. Fillon më 6 korrik në zonën e Bazës së Kuajve në Kopshtin Detar dhe organizohet nga Unioni Republikan Bullgar i Kinologjisë, së bashku me Bashkinë. Forumi ndërkombëtar përfshin..

botuar më 24-07-06 9.10.PD

"Trabant Fest" në Tetevenin Ballkanik

Fshati turistik Ribarica në rajonin e Tetevenit po pret edicionin e dymbëdhjetë të “Trabant Fest”, njoftuan organizatorët nga “Klubi Kombëtar Trabant”. Dashamirët e kësaj marke po mblidhen më 6 korrik (e shtunë) në zonën "Kostina", ku do të parakalojnë..

botuar më 24-07-06 8.05.PD

Zotërimi i gjuhës së shenjave mund të jetë interesant, i këndshëm dhe shumë i dobishëm

Në Bullgari, sipas të dhënave jozyrtare janë 120 mijë persona me probleme në të dëgjuarin. Shumë prej tyre nuk duan të mësojnë gjuhën e shenjave, edhe pse kjo është e dobishme për ta. Në shkolla nuk ka përkthim për fëmijët me probleme në të..

botuar më 24-07-05 2.10.MD