Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Të realizosh ëndrrat e veta në Bullgari – mision i mundshëm

БНР Новини
Familja Anita dhe Kalin Klasanovi prezantojnë produktin e radhës
Foto: arkiv personal

Fillimi është në vitin 2006 me dyqanin e parë për produkte bio në Sofje. Pronarja e tij është Anita Klasanova, e cila deri atëherë merrej me modë dhe dizajnin grafik. Sot ajo është ndër 100 themelueseve më të suksesshme të shoqërive të reja (start-ups), sipas revistës gjermane The Hundert, ndërsa sajti korporativ i kompanisë është më i miri në Bullgari për vitin 2016, sipas klasifikimit të Forbes.

“E kam ndërruar disa herë profesionin tim. Dhe gjithçka me të cilën jam marrë ka kontribuar për punën tjetër. Për mua është me rëndësi të bëjmë atë që na pëlqen më shumë – vetëm atëherë mund të jemi të suksesshëm. Unë fillova me modë dhe konstatova se ajo nuk është prirja ime. Pas kësaj u orientova ndaj dizajnit grafik, por ai sikur me mbylli para kompjuterit.”

СнимкаSiç ndodhet tek shumë gra, gjatë periudhës së shtatzënisë dhe amësisë Anita Klasanova e rimendoi mënyrën e saj të jetesës, qëndrimin e ndaj vetvetes dhe ndaj të tjerëve. Mori vendimin që të ushqehet në mënyrë më të shëndetshme që të ndihet më energjike dhe e dobishme. Hapi i saj në këtë drejtim u bë shumë i rëndësishëm për familjen – me bashkëshortin e saj Kalin kanë ndjerë efektin pozitiv të ndryshimit dhe u bënë gati të ndajnë përvojë dhe ide. Kështu u arrit në hapjen e dyqanit për produkte bio. Sfida tjetër është pastiqeria.

“Nuk kisha asfare përvojë në këtë sferë, duke përjashtuar faktin, se në vitet fëmijërore kam ndihmuar shumë në restorantin familjar. Pas vitesh u bë qe qartë se kjo më ka ndihmuar shumë – unë tashmë dija çdo të thotë të kesh biznes individual, ç’do të thotë disiplinë dhe përgjegjësi. Fillova të mësohem vetë, të kërkojë ide dhe receta nëpër bloget në internet, të eksperimentojë. Kërkoja alternativa të desertëve që janë me shumë sheqer, miell dhe një sërë përbërësish të tjerë, të cilat unë desha t’i përjashtoja nga produktet e mia.”

Hurma, bajame, kakao kokrra dhe kakao pluhur – këto janë përbërësit, që janë shënuar në etiketën e desertëve “Roo’bar”, të krijuar nga Anita Klasanova. Ato mund të blihen në dyqanet në Evropë, Azi, Amerikë, Australi, bile edhe në Afrikë. Në fakt ato janë produkti më i njohur i kompanisë dhe përbëjnë variant të Browni-t të dashur të Anitës. Parimi është: pak përbërës, por cilësor. Kërkimi i alternativave të reja dhe më të shëndetshme vazhdon, sepse suksesi gjithmonë motivon.

“Me pëlqen të ndaj dhe të bëj diçka të mirë për të tjerët. Dhe kur më thonë: “është shumë e shijshme”, pa ditur se në të nuk ka asfare sheqer dhe gluten, se deserti është vegan, se të gjitha produktet janë cilësore, kuptoj pse gjithçka është e rëndësishme. Ajo që i shtyn njerëzit të provojnë diçka të re është shija.”

Një takim mjafton që të kuptohesh, se Anita është njeri i lumtur. Nuk ka si sukseset e mëdha të vijnë nga vetvetiu. Është e qartë, se është bërë një punë e madhe. Ndoshta sekreti për rezultatet pozitive fshihet në motivimin e mirë.

“Mendoj, se frymëzimi im vjen nga fëmijët e mi. Sepse atyre unë jap një shembull të mirë si një ëndërr mund të bëhet realitet. Ata janë shumë krenarë për suksesin e desertit “Roo’bar “dhe vazhdimisht më tregojnë vendet, ku shihen produktet tona. Sidomos kur udhëtojmë në Gjermani atje pothuaj se kudo mund të shihet marka jonë – ky fakt u jep atyre krahë dhe liri të ëndërrojnë, të kenë imagjinatë. Kuptojnë, se në qoftë se dëshirojnë të realizojnë ëndrrat e veta, duhet të bëjnë përpjekje dhe të jenë këmbëngulës dhe konsekuentë. Vetëm në këtë mënyrë ato mund të bëhen pjesë e jetës së tyre.”

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nedisllav Peev

Një djalë me autizëm hap galerinë e tij në Dobriç

Artisti i ri i talentuar Nedisllav Peev, i diagnostikuar me 90% autizëm, tani ka hapur galerinë e tij në Dobriç. Falë përpjekjeve të vazhdueshme të nënës së tij, Kamelija Todorova, djali tashmë figuron si “piktor” në Agjencinë e Regjistrimit –..

botuar më 25-03-01 7.05.PD

Qendrat për Integrim dhe Arsim Gjithëpërfshirës janë hapur në Pesë Bashki të Vogla

Pesë qendra për shërbime arsimore, sociale dhe shëndetësore do të hapen në vendbanime të vogla në kuadër të programit "Promovimi i barazisë: Shëndeti dhe arsimi gjithëpërfshirës për të gjithë - THIRRJE 2", financuar nga Programi i Bashkëpunimit..

botuar më 25-03-01 6.10.PD

Shënojmë Ditën Botërore të Sëmundjeve të Rralla

Me iniciativën e Bashkimit Evropian dhe të Organizatave të Pacientëve për Luftën kundër Sëmundjeve të Rralla, ditën e fundit të shkurtit po fokusohemi tek personat që jetojnë me një sëmundje të rrallë. Po organizohen fushata shqaruese për të rritur..

botuar më 25-02-28 1.22.MD