Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Adhuruesit bullgarë të fitnesit rrugor me ambicie të jenë liderë

БНР Новини
Gjimnasti legjendar Jordan Jovçev (në mes) gjatë hapjes së klubit të parë të fitnesit rrugor në Bullgari
Foto: Miglena Ivanova

Para ditëve të numëruara legjenda bullgare e gjimnastikës sportive, pjesëmarrës në gjashtë lojëra olimpike dhe mbajtës i katërfishtë i medaljeve olimpike Jordan Jovçev krijoi klubin e parë zyrtar të fitnesit rrugor (street fitnes) në Bullgari. Klubi u prezantua nga vet Jovçevi në një Turne në hapjen e sheshit më modern të fitnesit rrugor në Sofje. Ai u krijua me projekt të të rinjve të pasionuar pas këtij sporti rrugor dhe u financua nga Bashkia e kryeqytetit. Parashikohet që deri në fund të këtij viti të krijohen edhe dy sheshe të tilla në Sofje, ndërsa vitin e ardhshëm – edhe 4 të tjerë.Para syve të ngazëlluara të publikut dhe të pjesëmarrësve vet Jordan Jovçevi demonstroi veglat e reja gjimnastikore. Ai tha, se ideja e klubit është, që “në afate të shkurtra të formulohen rregulla të qarta për formimin e sportistëve dhe një ekip kombëtar, i cili të mbrojë nderin e Bullgarisë jashtë shtetit”. Pjesëmarrësja më e re ishte mezi 6-vjeçare. Për idenë e krijimit të klubit vet Jordan Jovçevi tha:

Снимка“Pikërisht fryma sportive ishte ajo, që na provokoi të krijojmë klubin, në të cilin të anëtarësojnë të gjithë të rinjtë që dëshirojnë. Synojmë që t’u krijojmë atyre kushte për sport, të organizojmë edhe më shumë gara. Çfarë më mirë se sa kjo, që njerëz në mosha të ndryshe të jepen pas sporteve në të hapur. Është mirë, që sheshe të tilla të ketë. Pikërisht këtu zbulojmë fëmijët e talentuar, të cilët të vazhdojnë zhvillimin e gjimnastikës sportive.”

Gjimnasti bullgar rrëfeu edhe dëshirën, që të krijohet një shesh i lëvizshëm, i cili do të lejojë që më të pasionuarit të bëjnë ushtrimet sportive edhe në të mbyllur.

“Periudha verore zgjatet 3 muaj. Pas kësaj të rinjtë nuk kanë ku të praktikojnë. Kështu që do të përpiqemi t’u krijojmë atyre kushte, që gjatë tërë vitit të bëjnë ushtrime fizike. Ata të rinj autodidakt bëjnë ushtrime shumë interesante. Kemi dëshirë të formojmë trajnerë, të cilët t’u ndihmojnë atyre, që të mos pësojnë trauma.”

Снимка“No pain, no gain” – “Pa dhembje nuk ka fitore” – është motoja e maniakëve të fitnesit rrugor. Njeri prej përhapësit dhe frymëzues i këtij sporti i ri për Bullgarinë është Nikolla Taçev. Për dhjetë vitet, që kur ekziston fitnesi rrugor bullgar, ai u avancua mjaftë dhe tashmë ka suksese serioze. Publiku e mirëpriti Viktor Kamenovin, i cili sivjet është numër një për Bullgarinë në fitnesin rrugor. Më 23 korrik të këtij viti në Moskë në konkurrencën e pjesëmarrësve nga 50 shtete, ai fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin e VI-të Botëror të Stërvitjeve Rrugore. Kjo fitore i siguroi atij të drejtën për pjesëmarrje në super-finalet e Kupës Botërore gjatë dhjetorit në Pekin. Me sport merret që nga viti 2013. Bën trajnime nga 4 – 5 orë për ditë. Pyetjes, çfarë e tërheq në fitnesin rrugor, ai iu përgjigj:

“Ai më ndihmon që të bëhem më i fortë. Krahas kësaj më bën më të qëndrueshëm dhe me lëvizje më të koordinuara. Ato cilësi të njeriut gjithnjë më kanë preokupuar. Në fillim në internet shikova video me djem të fortë, të cilët bëjnë trajnime. Desha, që të bëhem si ata. Fillova të trajnoj elemente elementare dhe kështu arrita një nivel tepër të mirë.”

Sipas tij fitnesi rrugor në Bullgari zhvillohet shumë mirë. Megjithë këtë ai rrëfen, se:

“Të parë mbeten sportistët e Rusisë dhe Spanjës. Sipas meje edhe ne në se do të jemi më të këmbëngulës do të avancojmë dhe do të arrijmë suksese më të mëdha.”

Viktor Kamenovi është i bindur, se për këtë do të ndihmojë edhe klubin e ri të porsakrijuar. Lidhur me këtë ai shpjegon:

Снимка“Deri tashti kishte sheshe, por ata nuk ishin aq funksionuese. Në to nuk kishte mundësi, që të trajnohen të gjitha elementet e domosdoshme për përgatitjen e një sportisti në nivel botëror. Sheshet e reja do të lejojnë që të përsoset teknika e atyre që dëshirojnë të ushtrojnë këtë sport.”

Në Turneun, që e shoqëronte hapjen e sheshit, vajzat gjithashtu u prezantuan shumë mirë. Një përshtypje tepër të fortë bëri 16-vjeçarja Valentina Terejn – një nga 11 bullgaret, të cilat marrin pjesë në gara të ndryshme. Që prej dy vitesh ajo merret me fitnesin rrugor. Për dobitë e trajnimeve ajo rrëfen:

“Ky sport më mësoj të përkrah miqtë, të gëzohem se të tjerët arrijnë suksese. Krahas kësaj më ndihmoj që të bëhem më këmbëngulëse dhe të mos heq dorë nga dëshira të arrij rezultate më të larta, megjithë dhembjen.”

Pyetjes, a nuk shqetësohet Valentina Terejn, se ky është një sport më i përshtatshëm për djemtë, ajo me bindje iu përgjigj, se vajzat mund të bëhen më të mirë se sa djemtë.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një majë në malin Rilla tani mban emrin e alpinistit Ljudmill Jankov

Maja e katërt më e lartë në malin Rilla, e njohur deri tashti si "Pa emër", tani do të mbajë emrin e alpinistit Ljudmill Jankov në kujtim të alpinistit të ndjerë bullgar dhe heroit të ekspeditës bullgare në Everest në 1984. Kjo bëhet me dekret të..

botuar më 25-02-06 6.55.PD
Iva Ereminova

Shtatë medalje për Bullgarinë nga turneu i zhytjes në Holandë

Zhytësit bullgarë fituan shtatë medalje në garën e parë të vitit në kalendarin e Federatës Ndërkombëtare të Notit në Eindhoven (Holandë). Cvetomir Ereminov zuri vendin e parë tek meshkujt në zhytjen nga një platformë, me gjithsej 35 415 pikë. Së bashku me..

botuar më 25-02-02 5.02.MD
Stefan Botev (majtas) dhe Deljan Peevski

Deljan Peevski premtoi shpëtim për peshëngritësit bullgarë

Pasi u bë e qartë se Federata Bullgare e Peshëngritjes kërcënohej me falimentim për shkak të gjendjes së rëndë financiare, lideri i DPS-Fillimi i Ri Deljan Peevski u takua me kryetarin e federatës Stefan Botev dhe u angazhua për zgjidhjen e problemit. Falë..

botuar më 25-01-29 5.44.MD