Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Profesori Petër Ljondev: “Muzika popullore bullgare është një burim i mrekullueshëm për çdo krijues”

Foto: arkiv personal

Krijimtaria e profesorit Petër Ljondev konsiderohet klasik në gjininë e këngëve korale fëmijësh dhe folklorike. Ato janë të njohura botërisht, sepse interpretohen si nga formacione bullgare, ashtu edhe të huaja. Është i njohur kontributi i tij i madh në fushën e folkloristikës muzikore si bashkëpunëtor shkencor në Institutin e Studimeve dhe Arteve pranë Akademisë Bullgare të Shkencave. Si rezultat i punës së tij aktive në terren në mbarë vendin më se 40 mijë janë këngët popullore dhe meloditë instrumentale të cilët ai regjistroi me tekste dhe me nota.

Profesori Ljondev është autor i një sërë librash dhe studimesh mbi tema folklorike si: “Folklori muzikor nga fshati Bëllgarin, rajoni i qytetit Harmanli”, “Këngë të regjistruara me neuma tëhurmuzit në Bullgari gjatë shekullit XX”, “Pulsime strukturore të elementeve të veçanta strukturore në proceset e formimit të melodisë instrumentale popullore trake” e të tjerë. Breza të tëra specialistësh të rinj – mësues të muzikës dhe folkloristë, u formuan profesionalisht në sajë të punës pedagogjike të profesorit Ljondev në Universitetet në Bllagoevgrad, Veliko Tërnovo, Sofje, Pllovdiv. Atij i janë mirënjohës jo vetëm mijëra dëgjues nëpër botë, të cilat duartrokitën këngët e tij korale, por edhe grupet profesionale dhe amatore artistike, të cilëve u ndihmonte si udhëheqës artistik dhe dirigjent. Profesori Ljondev është mbajtës i çmimit të Bashkisë së qytetit Sliven për Letërsi dhe Art “Dobri Çintullov” për vitin 2011 për merita të jashtëzakonshme ndaj zhvillimit të jetës muzikore në qytet. Është qytetar nderi i qytetit të lindjes Harmanli – një rajon i pasur i kulturës tradicionale dhe muzikës origjinale. Edhe familja kishte rëndësi për formimin e tij të mëtejshëm. Gjyshja e tij e dinte të gjitha këngët popullore të krahinës, gjyshi ishte adhurues i repertorit të muzikës frymore të qytetit. I ati i tij ishte pedagog muzikor në qytet.

Për përgatitjen profesionale dhe për arsimin e tij vet profesori Petër Ljondev rrëfen:

“Mësova në qytetin e lindjes Harmanli. Kur isha 14 vjeçar i ati më çoi në shkollën muzikore në Sofje, ku dhamë provimet me motrën Magdalina, e cila është pianiste e mrekullueshme. Pata mësues të shkëlqyer të violinës. Kur vazhdova studimet në Akademinë Muzikore ëndrra ime e madhe ishte që të arrij suksese në art. Për fat të mirë, dy vjet pasi hyra në Konservator u formua klasa e parë e specializuar për muzikologë dhe për kompozitorë. Nga nja 48 – 50 kandidatë pranuan vetëm 5. Kjo ndodhi në vitin 1957. Kompozim mësova te pedagogët dhe krijuesit më të njohur: Veselin Stojanov, Parashkev Haxhiev, Marin Goleminov, Zdravko Manollov. Te Stojan Xhuxhevi – njeri prej muzikologëve më të mëdhenj bullgarë, mësova muzikë popullore. Puna ime e parë studentore ishte një studim, i cili u botua në një libër të Akademisë Muzikore. Përderisa isha në Akademi më ftuan të punoj në Institutin për Studimin e Muzikës, siç quhej atëherë. Punova atje pothuajse 32 vjet. Pas kësaj u orientua te kompozimi.”

Ëndrra rinore e profesorit Ljondev të kompozojë jo vetëm që u realizua, por u kurorëzua me sukses. Këngë të tij folklorike u përfshin në vargun e albumeve “Misteri i Zërave Bullgarë” të producentit zviceran Marsell Selie, që mori çmimin “Grami” në vitin 1990.

Për krijimtarinë e vet profesori Ljondev tregon:

“Në sajë të grupeve të ndryshme veprat e mia përhapen anë e mbanë botës. Për fat të keq nuk dimë shumë për dirigjentin dhe muzikolog bullgar Ljuben Botusharov. Ai për herë të parë drejtoi këngën time “Gjyshi beqar” dhe e incizoi në Radion Kombëtare Bullgare. Kënga është në shoqërim të daulles dhe luga prej druri – për efekte. Përsa i përket producentit Marsell Selie mund të them, se ai bëri shumë për muzikën bullgare. Në sajë të tij ajo u përhap në mbarë botën. Për mua ishte një kënaqësi e veçantë kur ai më ftoi të bëj vizitë te tij në Zvicër. Nuk do të harroj kurrë momentet e përjetuara me të. Pata mundësi të njihem edhe me bashkëshorten e tij, e cila vazhdoi veprën e tij pas vdekjes. Si dhe me të birin Aleksandër, i cili sot gjithashtu propagandon muzikën bullgare. Mund të them, se Marsell Selie i dha shumë Bullgarisë.”

Gjatë këtij viti profesori Petër Ljondev shënon jubileun 80 vjeçar. Ky është një shkak si për festim, ashtu edhe për bilance. Lihdur me këtë ai shpjegon:

“Gëzohem, se çdo ditë mësoj për shtete të reja, në të cilët interpretohen këngët e mia. Tani kam dëshirë vetëm të kompozoj, sepse këtë e bëj më mirë. Në fillim të këtij viti vendosa të krijoj këngë fëmijësh, një fushë, në të cilën kam punuar shumë. Brenda 4 – 5 muajve krijova nja 50 këngë sipas teksteve të një studente time të talentuar. Ajo në të vërtetë është një poeteshë e mrekullueshme.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ditën e Enjos, barishtet dhe uji fitojnë fuqi magjike

Herët në mëngjes djemtë dhe vajzat mblidhen nëpër livadhe që të luajnë me diellin. “Besohet se atëherë dielli luan sepse është solstici më i gjatë i vitit” – kjo është gjëja më e rëndësishme që duhet ditur për Ditën e Enjos, sipas tetëvjeçarit Ivo..

botuar më 24-06-24 6.30.PD

Plovdivi fton dashamirët e profesioneve të harruara në Muzeun e tij Etnografik

Një Muze Etnografik Rajonal në Plovdiv hap dyert për edicionin e 16-të të Javës së Artizanateve Tradicionale, raportojnë organizatorët e muzeut. Hapja është në Ditën e Enjos (24 Qershor), e nderuar në traditën tonë popullore si dita e barërave dhe fuqisë..

botuar më 24-06-24 5.30.PD

Festivali "Babina Dushica" në Montana mbledh kuzhinierë nga e gjithë Bullgaria

Më 22 qershor mbi 30 kuzhinierë nga i gjithë vendi mblidhen në Montana për festivalin e kuzhinës popullore "Babina Dushica". Festivali i kuzhinës është pjesë e programit për kremtimin e festës së Montanës "Shpirti i Shenjtë" në Kopshtin e..

botuar më 24-06-22 10.15.PD