Më 21 gusht u mbushën 154 vjet nga lindja e bamirësit nga qyteti i Pllovdivit Dimitër Kudogllu. Sipas ironisë së fatit, po atë datë stuhia e zjarrit i bëri shkrumb dhe hi depot e duhanit, të cilat Dimitër Kudogllu i lëri trashëgimi qytetit Pllovdiv. Ndodhia provokoi indinjatën e banorëve të qytetit dhe lindi dyshime, se bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme për shkak të interesave të ndërtuesve.
 Për banorët e  qytetit godinat janë më se një trashëgimi kulturore. Ato janë simbol i  bamirësisë dhe fisnikërisë së këtij bullgari të njohur, i cili ndante shuma të  mëdha për kauza të ndryshme mirëbërëse. Në ato kohëra, nuk ishin vetëm të  pasurit ata, të cilët ndanin bujarisht mjete. Shteti gjithashtu u garantonte  dhuruesve, që vullneti i tyre do të respektohet. Kështu për shembull dhurimi i  depove të duhanit ishte mbrojtur nga Ligji i miratuar nga Kuvendi Popullor në  vitin 1926. Qëllimi ishte, që me qiranë e mbledhur nga ato depo të mirëmbahej  Shtëpia e Bamirësisë dhe Shëndetit Popullor në qytetin Pllovdiv. Për dikasterin  e ri mjekësor Dimitër Kudogllu siguroi hotelin e blerë prej tij “Mbreti  Simeon”. Dita e inaugurimit u caktua posaçërisht. Kjo ishte Dita e Shën Dimitrit,  e cila sipas stilit të vjetër kremtohej më 8 nëntor. Viti ishte 1927. Sipas historianit  Vlladiir Ballçev, Dimitër Kudogllu insistonte për një kremtim të thjeshtë. Por  asnjeri nuk arriti t’u pengojë njerëzve që të përgëzojnë dhe t’i falënderojnë  dhuruesit. Në emër të kësaj kauze bamirëse, me dekret të Këshillit të Ministrave  nga 4 tetor i vitit 1932 ky spital u çlirua nga të gjitha tatimet dhe taksat.  Në vitin 1940 mbreti Boris III dhe mbretëresha Joana vizituan Shtëpinë e  Shëndetit Popullor. Lidhur me këtë historiani Vlladimir Ballçev shpjegon:

 “Mijëra banorë  të qytetit u shëruan në sajë të kësaj shtëpie dhe parave të mbledhura nga  depot. Në Shtëpinë e Bamirësisë dhe të Shëndetit Popullor mjekoheshin sëmundjet  më të rënda të asaj kohe, si tuberkulozi. Ishte një spital i pajisur në mënyrë  tepër moderne, me një ekip shumë të mirë mjekësor i cili dispononte aparaturën  më të mirë të asaj epoke. Ky ishte një përfitim i madh për qytetin Pllovdiv.  Dhimitër Kudogllu bënte aq shumë për bashkëqytetarët, se me të drejtë  konsiderohej mirëbërësi më i madh i qytetit. Vet ai ishte brezi i tretë  tregtarësh dhe kishte një pasuri të madhe. Ai u ndihmonte jo vetëm bullgarëve  por edhe turqve. Sot sikur e gjithë kjo është e harruar dhe tani sikur ndonjëri  dëshiron të fshijë të gjitha të mirat e bëra prej këtij njeriu. U asgjësua  gjithçka, që kujtonte për të. Nuk ekziston as Shtëpia e Bamirësisë dhe e  Shëndetit Popullor, as depoja e duhanit... Shitja e kësaj depoje ishte një akt  kriminal. Nuk është e mundshme, që një institucion të shesë një pronë të lërë  trashëgimi qytetit Pllovdiv. Para vitesh disa organizata civile bënin provë që  të rivendosin kujdestarinë, por përpjekjet e tyre nuk u kurorëzuan me sukses.  Ky është një kujtim, i cili po zbehet, sepse edhe duhani si një mënyrë për  nxjerrjen e bukës së gojës, po zhduket. Megjithëkëtë, shfrytëzimi i këtij  monumenti historian duhet të rimendohet. Vet shteti duhet të ketë detyrë që të  mirëmbajë monumentet e kulturës. Edhe mirëmbajtje e një godine të tillë duhet  të çlirohet nga të gjitha tatimet dhe taksat, ashtu siç kjo ishte në të  kaluarën, ashtu siç e bëri kryetari i bashkisë së qytetit Pllovdiv Bozhidar  Zdravkov në vitin 1936. Ai çliroi nga tatime dhe taksa të gjithë njerëzit të  cilët e restauruan shtëpitë e tyre në Qytezën e Vjetër, kështu që ato të mos  shemben.”

 Godinat e  depove të duhanit, të ndërtuara në stilin e Vjenës me fasada të zbukuruar në  mënyrë të pasur janë në të vërtetë një fenomen arkitekturor. Lidhur me  ambientimin e tyre me mjedisin e sotëm urban, drejtori i Muzeut Historin në  qytetin Pllovdiv Stefan Shivaçev komentoi: “E kam parë një lagje të tillë  industriale në Selanik, e cila është kthyer në një qendër moderne rinore. Në të  nja 30 depo dhe fabrika të vjetra të duhanit janë të shndërruara në galeri  artistike, lokale, diskoteka, restorante. Në Angli, Francë  dhe Gjermani godina të tilla bëhen komplekse  muzeore.”

Depot e duhanit të shkatërruara nga zjarri, ishin pjesë e lokacioneve në Programin e Plovdivit “Kryeqytet Kulturor i Evropës 2019”. Pas djegies në qytet erdhi ministri i kulturës Vezhdi Rashidov, i cili tha, se duhet të miratohet një ligj i rreptë dhe shteti duhet të kujdeset për monumentet e kulturës:
“Pozita ime personale është, që godina duhet të rindërtohet – thekson ministër Rashidov. – Kur një njeri bëhet pronar i një monumenti të kulturës, ai duhet të ketë të qartë, se përveç pronës ai ka dhe mban edhe përgjegjësi. Disa thonë, se duhet të ndërtohet një godinë e re. Sipas meje, godina duhet të rindërtohet e tillë siç ishte. Gjatë shtatorit do të paraqesim një korrigjim të ligjit, sipas të cilit do të caktohen gjoba të larta për ata që shkelin rregullat. Nuk është e mundshme, që monumente të kulturës të asgjësohen dhe të shkatërrohen. Pronarët duhet të mbajnë përgjegjësinë për godinën, që kanë.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Luiza Vanbal është punonjëse në Ministrinë e Ekonomisë së Gjermanisë. Fija e padukshme që e lidh të renë gjermane me Bullgarinë është dashuria e saj për gjuhën bullgare. Luiza tregon se në universitet ka studiuar gjuhën dhe kulturën frënge, por i..
Ekspozita “Mesazhi Bullgar nga Basarabia” e piktorëve Ivan Shishman dhe Zllata Shishman do të hapet më 29 tetor – Ditën e Bullgarëve të Basarabisë, në hollin prej mermeri të Kuvendit Popullor në Sofje, njoftoi BTA. Ngjarja organizohet me iniciativën e..
Në Pallatin e Kulturës “Ded Ndue Lazri” në Lezhë u zhvillua ceremonia e ndarjes së Çmimeve Letrare Mbarëkombëtare “At’ Gjergj Fishta”. Ky edicion i çmimeve, tashmë me pesë vite traditë, vlerëson veprat më të spikatura të letërsisë shqipe në një hapësirë..
 Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Mot i kthjellët
								Mot i kthjellët Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me reEkspozita “Mesazhi Bullgar nga Basarabia” e piktorëve Ivan Shishman dhe Zllata Shishman do të hapet më 29 tetor – Ditën e Bullgarëve të Basarabisë, në..
Luiza Vanbal është punonjëse në Ministrinë e Ekonomisë së Gjermanisë. Fija e padukshme që e lidh të renë gjermane me Bullgarinë është dashuria e saj për..