Me rastin e 6 shtatorit, 131 vjet pas Bashkimit të Rumelisë Lindore me Principatën e Bullgarisë ju ofrojmë një anketë, në të cilën kërkuam përgjigje të pyetjes “Çfarë i bashkon bullgarët sot?”
Në Kopshtin e Borisit takuam së pari Hristinën. Ja se çfarë na tha ajo:
“Njerëzit janë të ndarë. Ne bullgarët jemi pak kokëfortë dhe të pavarur. Ne jemi individualistë. Ky është një plus i madh, por është pengesë në bashkimin tonë. Gjithçka është çështje e mënyrës së të menduarit dhe e qëndrimit të njeriut të veçantë dhe nuk varet kaq shumë nga kombi ynë, nëse jemi bullgarë, apo të huaj. Ne vendosim nëse të jemi njerëz më të hapur ndaj botës apo jo!”
E vazhduam shëtitjen tonë. Në një stol ishte ulur një burrë i ri, zoti Kënçev, 39 vjeç nga Sofja. Si ndihet ai në vigjilje të festës?
“Ndihem i bashkuar, gjithsesi kemi një identifikim të përbashkët në Bashkimin Evropian. Në fund të fundit gjithçka është subjektive dhe çdonjëri e ka mendimin e vet. Ky është një prej pluseve të demokracisë, se ka pluralizëm dhe se njeriu mund të ketë mendim të vet. Nuk mendoj se kjo mund të na ndajë. Të menduarit individual është premisë për afërsi. Kjo i bashkon njerëzit, kurse frika nga migrantët është një motiv suplementar për bashkimin.”
Ja mendimi i Kalinit, një njeri i ri, të cilin gjithashtu e takuam herët në mëngjes, duke shëtitur:
“Na bashkon kombësia jonë, vlerat tona, arti dhe traditat. Kjo që na ndan për mendimin tim janë pushtetarët. Ata nuk na udhëheqin mirë dhe kjo i bën njerëzit për të pasur frikë. Sigurisht që edhe ne jemi fajtorë, sepse ne i zgjedhim pushtetarët tanë, por besoj se gjithçka do të përmirësohet. Ne bullgarët duhet të bëhemi më seriozë dhe të shfaqim një interes më të madh për ata, të cilët na udhëheqin.”
Kështu duke shëtitur dalëngadalë, arrijmë deri te Pallati Kombëtar i Kulturës. Prapa Monumentit “1300 vjet Bullgarë” disa adoleshentë ishin duke biseduar. I pyetëm edhe ata “Çfarë i bashkon bullgarët sot?”
“Dashuria – ishte përgjigja e tyre. Por në përgjithësi ne nuk jemi të bashkuar. Në qoftë se kemi ndonjë kauzë të përbashkët, mund të bashkohemi dhe të nxjerrim dobi nga kjo. Sot të gjithë mendojnë për vetveten dhe janë egoistë. Gjithçka është para, punë, etërit nuk i njohin fëmijët e veta, sepse punojnë tërë ditën dhe nuk i kushtojnë mjaftë vëmendje familjes. Jam i bindur se ky nuk është vetëm mendimi im. Në televizion çdo ditë na tregojnë se si njerëzit emigrojnë në vende të huaja. Pse është kështu, sepse këtu situata nuk është e mirë dhe jeta është më e vështirë. Gjysma e njerëzve, të cilët duan të kenë biznes të ndershëm, nuk mund të mbijetojnë. Vendi ynë është shumë i bukur, kemi det, male, kemi gjithçka, por nuk kemi shtet. Unë e dua Bullgarinë” – tha në fund me flakë në sy Dejan.
Në fund të shëtitjes sonë takohemi me një grua të moshuar, Illka Gateva, ish mësuese, 78 vjeçe:
“Për fat të keq ne bullgarët nuk jemi të bashkuar. Çfarë është shkaku? Ndoshta paratë. Të gjithë duan të pasurohen dhe interesat kombëtare mbeten prapa. Unë jam mësuese dhe në të kaluarën i edukonim fëmijët për të qenë patriotë. Kam dhënë mësime të Letërsisë së Rilindjes. Rilindja është pjesa më romantike e historisë sonë më të re. Kam bërë shumë përpjekje kështu qe fëmijët ta duanë Bullgarinë. Tani askush nuk flet për dashuri ndaj atdheut. Është shumë shqetësuese se politikanët nuk kanë frikë se të rinjtë largohen nga vendi. Mendoj se po të krijohen kushte të mira, ata do të kthehen dhe do të ketë ndryshime pozitive. Ata do të sjellin atë qytetërim dhe atë mentalitet, të cilat ne i kishim dikur, por i humbëm.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografi: Bozhidar Janev
Mjekë nga institucionet mjekësore bullgare po ekzaminojnë pacientë në fshatin shqiptar Pustec, njofton Ambasada e Bullgarisë në Tiranë . Iniciativa po zhvillohet falë organizimit dhe financimit të fondacionit “Kujtesa Bullgare” dhe themeluesit..
Aktualisht, nga gati 8000 fëmijë të privuar nga kujdesi prindëror, vetëm 850 kanë leje për birësim të plotë. Kjo u njoftua nga Zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale Ivan Krëstev në një tryezë të rrumbullakët në Sofje, duke sakëtsuar se nga..
Bullgaria vazhdon të jetë ndër vendet e BE-së me deficitet më serioze në fushën e lirisë së medias. Ky është përfundimi i Koalicionit të organizatave ndërkombëtare që punojnë në fushën e lirisë së shtypit, i cili kreu një mision faktmbledhës..
Përmbytjet e radhës në bregdetin e Detit të Zi janë rezultat i ndërtimit të pakontrolluar, mjedisit natyror të shkatërruar dhe mosveprimit institucional,..
Dymbëdhjetë mendje të bukura të reja të Bullgarisë u nderuan nga Presidenti Rumen Radev në një ceremoni të veçantë, ku u ndanë çmimet vjetore "John..