Gjatë këtij maji Simeon Marllokov prezantoi projektin “Shëtitje virtuale” në ekspozitën “Bashkimi i Bullgarisë i vitit 1885” të Muzeut Rajonal Historik të Plovdivit. I riu ka përfunduar gjimnazin matematik të qytetit dhe tani është student në filialin e Universitetit Teknik të Sofjes në Plovdiv. Ai shpjegoi se realizimi i idesë ka qenë një sfidë e vërtetë:
“Historia e projektit filloi akoma kur isha nxënës. Gjithmonë kam pasur interes për institucionet kulturore. Dëshiroja të prezantoja një prej tyre. Kështu informacioni dhe eksponatet ruhen sa më mirë për brezat pas nesh. E realizova atë vetë. Në shpalljen e projektit ishim e një ekip, mirëpo mbi pjesën teknike punova vetëm unë. Për të krijuar këtë shëtitje virtuale kishte nevojë për shumë punë. Zakonisht projekte të tilla zbatohen nga ekipe të mëdha dhe kur njeriu punon vetë koha për përgatitjen është e gjatë. Ekzekutimi më kushtoi tri vjet.”
Përveç një kopjeje të ekspozitës për Bashkimin e Bullgarisë, projekti i Simeon Marllokovit është një platformë, e cila mund të plotësohet me të dhëna të reja. Ideja fillestare e autorit ishte që ajo të mbulojë tërë Plovdivin:
“Nuk doja të kufizohesha vetëm brenda muzeut, mirëpo pjesëmarrja ime në këtë projekt tashmë përfundoi. Këtej e tutje do të jem i lumtur, kur ndonjë entuziast tjetër vazhdon punën. Për fat të keq unë tashmë s’kam kohë për të dhe nuk mund ta zhvillojë projektin aktivisht.”
Shëtitjet e tilla virtuale janë një mundësi e arritshme për njeriun modern, i cili përdor pajisje të ndryshme interaktive. Secili mund të “vizitojë” muzeun në çdo një kohë dhe nga çdo pikë e botës. Vetëm ka nevojë për qasje në internet. Mirëpo a mund të kemi një efekt të kundërt – gjëja e arritshme të bëhet më pak interesante dhe lidhja midis njerëzve dhe historisë të hollohet?
“Sipas meje ka njerëz, të cilët vazhdojnë të besojnë në shpirtin bullgar, të interesohen për historinë dhe të krenohen me të. Me siguri ka edhe të tillë, për të cilët Dita e Bashkimit (më 6 shtator) është vetëm një ditë pushimi. Por gjithmonë do të ketë njerëz, të cilët dinë se kjo është një datë e posaçme. Më e rëndësishme sipas meje është vetëm Dita e Çlirimit të shtetit tonë nga pushteti osman – 3 mars.”
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Më 17 shtator, Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e martires së shenjtë Sofia dhe tre bijave të saj Besimi, Shpresa, Dashuria, të cilat vdiqën si martire të besimit në shekullin e parë pas Krishtit. Më 17 shtator përkujtojmë martirizimin..
Më 16 shtator, Muzeu Historik në Panagjurishte do të mirëpresë origjinalin e Thesarit të Artë të Panagjurishtes. Ky thesar unik do të ekspozohet në sallën e kasafortës së kompleksit të muzeut. Deri më 23 tetor, banorët e Panagjurishtes dhe..
Në korrik të vitit 1878, pas luftës së dhjetë ruso-turke, në Kongresin e Berlinit, territoret e banuara me bullgarë në Ballkan u ndanë në pesë pjesë. Dobruxha Veriore iu dorëzua Rumanisë. Serbia mori sanxhakun e Nishit. Tokat midis Danubit dhe malit Stara..