Festivali prestigjioz për muzikë dhome “Mesembria Orfika” është në vigjilje të edicionit të tij të dytë. Festivali do të zhvillohet në Nesebër, nga 9 deri më 12 shtator. Programi i koncertit, i cili do të mbahet në katedralen “Shën Sofja” në qytetin tonë bregdetar, i cili është nën egjidën e UNESKO-s, përfshin vepra të muzikës evropiane të interpretuara nga disa prej muzikantëve më të mëdhenj. Festivali, bashkë me Universitetin e Ri Bullgar dhe muzikantë të shquar – profesorë nga universitete të mëdha botërore, bashkëpunon edhe me qendrat kulturore evropiane në Paris, Vjenë, Londër, Romë, Pragë. Kështu, duke i takuar muzikantët e rinj bullgarë me ata me famë botërore, forumi krijon urë dhe tregon se pikërisht muzika klasike si traditë kulturore evropiane e bashkon botën me vlerat e saj të përjetshme botërore.
“Koncertet zhvillohen në atmosferën unikale të qytetit të vjetër, ndër mbeturinat e katedrales “Shën Sofja”. Ky është një vend me atmosferë dhe akustikë të veçantë. Atmosfera e krijuar nën yje, me qirinj të ndezur është unikale si për dëgjuesit, ashtu dhe për interpretuesit. Për ne është një kënaqësi e madhe të ekzekutojmë veprat muzikore në këtë vend magjik. Do të ekzekutojmë Koncertin për flaut dhe shtrajh në Re maggiore të Mocartit. Do të ekzekutojmë Kuartetin për piano të Robert Shumanedit dhe do të përfundojmë me Kuartetin për piano të Cezar Frankut. Gjatë mbrëmjes së dytë do të ketë xhaz, tango dhe klasikë. Shpresojmë se me këto gjini do të tërheqim auditorin e ri dhe njerëzit me kërkime më moderne. Do të ekzekutojmë “Katër stinët e vitit” të Astor Piacolës, si dhe vepra të dy autorëve të rinj. Mbrëmjen e tretë sipas traditës do t’ia kushtojmë muzikës së barokut me vepra të Vivaldit, Xheminjanit, Tartinit, Bahut. Një festival i tillë mund të komunikojë me konceptin e tërësishëm dhe vizionin e Nesebërit bashkëkohor. Do të ketë vizitues nga shtete të ndryshme evropiane, emra të shquar, me biografi të pasura.”
Prof. Milena Mollova, një prej doajenëve në artin e pianos në Bullgari, bashkëthemeluese e festivalit dhe pjesëmarrëse në program, thotë:
“Pas vitit të parë u befasova shumë këndshëm se bashkia e Nesebërit, ku nuk ka jetë të rregullt muzikore, e përkrah kaq përzemërt festivalin, ku ekzekutohet muzikë dhome. Të gjithë jemi në dijeni se kjo është sfera më e lartë e muzikës, ndërsa gurët dhe godinat e vjetra, Mitropolia dhe kalldrëmi në qytet na rikujtojnë për Romën dhe Via Appia. Duke shëtitur në pllakat shekullore njeriu ndihet i gëzuar për shkak të kësaj lashtësie dhe për shkak të faktit se ka një qytet kaq të mrekullueshëm në Bullgari. Është një kënaqësi e madhe të ekzekutohet muzikë atje.
Publiku ndërkombëtar është shumë kompetent. Muzikanti i madh është gjithashtu pedagog i madh. Ne, pjesëmarrësit bullgarë, ekzekutojmë muzikë jashtë me këta artistë dhe ata vijnë si miq dhe kolegë tanët. Jemi të lumtur se mund të ekzekutojmë muzikë, sidomos kur gjatë disa viteve të fundit ra hije mbi muzikën klasike dhe interpretuesit e saj. Ne jemi misionarë dhe duam që ajo të ekzekutohet dhe të dëgjohet nga të rinjtë. Kjo është një betejë, e cila na sjell një kënaqësi të madhe krijuese.”
*Shënim i redaksisë: ndër kompozitorët e rinj të përmendur nga Mario Hosen është autorja e artikullit – kolegia jonë Vida Pironkova. I urojmë sukses për premierën e veprës së saj “Sekstet Tango”.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Këngëtarja e operës Sonja Jonçeva mori çmimin "Muzikanti i Vitit" të Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Ajo u zgjodh nga dëgjuesit në aketimin kombëtar të organizuar nga programi për muzikë klasike “Allegro vivace” të programit “Horizont”. Drejtori i..
Dy interpretues nga gjenerata të ndryshme bashkohen në një duet të papritur - Orlin Goranov i jep dorën këngëtares së re Paola në këngën e tyre të përbashkët "Së bashku". Edhe pse ka ndryshim në eksperiencën e grumbulluar, zërat e të dyve..
Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe sfidat e veta. "Kjo është një histori për rrugën e ngjitjes - e vështirë, por plot shpresë...