Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Monumenti “Themeluesit e shtetit bullgar” afër Shumenit peshon me simbolet prej betoni nga e kaluara

БНР Новини
Foto: bulgariatravel.org

“Në ritmin e kohës” – kishte shkruar një mjeshtër i grafiteve mbi monumentin e Ushtrisë Sovjetike në Sofje, ku secila prej figurave ushtarake ishte bojatisur me ngjyrat e heronjve me popullaritet nga stripat bashkëkohorë. Në ritmin e kohës përpiqet të jetë edhe monumenti vigan “Themeluesit e shtetit bullgar” afër qytetit Shumen. Ai bënë përshtypje me përmasën e tij të madhërishme prej betoni dhe figurat e tmerrshme njerëzore, të cilët ngrihen sipër sikur dëshirojnë t’u sjellin frikë vizitorëve.

Mirëpo, sa të duket, ky monument ka pamjen e vet njerëzore, të cilën do të na zbulojë kuratorja e Muzeut Historik në qytetin Shumen Rusanka Caneva. Ajo ishte e pranishme në inaugurimin e këtij objekti të madhërishëm më 28 nëntor të vitit 1981:

“Ishte një ditë e ftohtë dimërore, binte një dëborë të lehtë. Në ceremoninë e inaugurimit asistuan udhëheqësit e parë të shtetit Todor Zhivkov, Penço Kubadinski, i cili udhëhiqte projektimin dhe ndërtimin e monumentit. Doli, që në pështjellimin vet autori i monumentit, skulptori Krum Damjanov, nuk asistoi në ceremoninë, sepse roja nuk i lejoi atij të hyjë. Isha ndër ciceronët e parë të cilën u emëruan në punë këtu. Mjetet për ndërtimin u siguruan nga buxheti shtetëror. Personalisht unë asistova në punimet përfundimtare në vitin 1983. Të gjithë punuan me entuziazëm dhe me devotshmëri. Njerëzit ishin të frymëzuar dhe krenoheshin me përvjetorin e 1300 të themelimit të shtetit bullgar. Sot akoma i kemi këtë vepër të madhe të artit monumental. Pata fatin të shikoj njerëzit gjatë viteve. Mund të them, se kjo dehje, që zotëronte atëherë ndër njerëzit vit pas viti u zhduk. Në sajë të temës “Themeluesit e shtetit bullgar” monumenti u ruajt gjatë viteve. Është unike, se kur vizituesit vijnë këtu shikojnë disa loje të artit – arkitektura, skulptura, mozaiku, relieve, mbishkrime me fragmente prej kronikave autentike protobullgare. Kështu në mënyrë origjinale, nëpërmjet përshtypjeve vizuale, prezantohet zhvillimi shoqëror dhe kulturor i Bullgarisë nga shekulli VII deri në shekullin X. Pjesa arkitekturore e monumentit përbëhet nga tetë figura të larta prej betoni. Që nga larg, përafërsisht nga 30 kilometra, shihen pikërisht ato figura. Ky lapidar i madhërishëm u ndërtua mbi parimin e progresionit matematikor dhe kështu krijohet një iluzion për pjerrtësi. Në pjesën më të lartë shihet statuja e një luani. Në fillim, sipas projektit, monumenti duhet të peshonte 600 tonë. Mirëpo, pas kësaj ideja u ndryshua pak dhe tani ai duket më të rrumbullakosur, të mbuluar sipër me pllaka prej graniti. Vetëm pesha e luanit është përafërsisht 1000 tonë. Pasi vizitori hyn në bërthamën e monumentit, ai shikon skulptura me pamje krejt moderne. Kështu që mezi tani e kemi të qartë sa me rëndësi janë skulpturat e krijuara këtu para afro 40 vitesh.”

СнимкаMonumenti është i fortë dhe është pothuajse i paarritshëm për aktet e vandalizmit. U ndërtua në formën e piramidës, gjë që vjen të sugjerojë përjetshmërinë. Dhe diçka tjetër nga kuratorja Rusanka Caneva:

“Disa prej statujave janë të mëdha dhe të gërvishta. Mirëpo, epoka, të cilën e pasqyrojnë ishte e errët, e egër dhe e ashpër. Në hapësirën e parë shkëmbore prezantohet periudha pagane – nga khani Asparuh, themeluesi i shtetit, përmes khanit TeRvell – diplomatit, khanit Krum – ligjvënësit dhe khanit Omurtag – ndërtuesit. Statuja e preferuar e autorit të monumentit Krum Damjanov është ajo e princit Boris I – Pagëzori i popullit bullgar në fenë e krishtere. Mbi postamentin ai duket i tmerrshëm dhe i palëkundshëm, gjë që vjen të sugjerojë, se krishterimi u imponua me tërë rreptësinë e ligjit. Ai është i rikrijuar sikur ngrihet nga froni, hedh sy përpara dhe me shikimin e ashpër dhe të vendosur sikur na thotë se duhet të jemi unik, se pagëzimi është një akt politik, jo vetëm fetar dhe se prapa të gjitha përpjekjeve që krishterimi të imponohet në trojet bullgare fshihen shkaqe të arsyeshme. Ndoshta me këtë ide kryqi mbi figurën e princit është i prezantuar si vrimë në blloqet e larta prej betoni, nga ku sikur depërtojnë rrezet e dritës hyjnore. Një hapësirë e madhe iu kushtohet shkrimit sllav, i cili filloi të përhapet përafërsisht 20 vjet pas pagëzimit. Biri i princit Boris, mbreti Simeon, prezantohet si një burrë i hijshëm, me pushtet të fortë shtetëror, në një periudhë kur kultura lulëzonte. Mezi tani, pasi u bënë gërmime aq të shumta të rrënojave të kryeqyteteve të para bullgare, zbulojmë sa shumë kisha dhe manastire u ndërtuan në këtë periudhë. Në to përktheheshin libra fetare, organizoheshin punishte, ku gdhendeshin altarët e parë, punoheshin mozaikët kishtare, pikturoheshin ikonat. Vrulli shpirtëror i shtetit paraqitet edhe, nëpërmjet disa figurave të veçanta prej betoni të shtrira mbi monumentin. Animi nga 45 gradë përbën një arritje arkitekturore për atë kohë. Vet shkalla, e cila lidh elementet e monumentit është me 1300 këmbëza – një kujtesë të përjetshme për kremtimin e këtij përvjetori të lavdishëm të themelimit të shtetit bullgar.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: Gergana Mançeva dhe bulgariatravel.org



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Qyteti antik Herakleja Sintika zbulon sekretet e tij

Herakleja Sintika ishte një vendbanim kozmopolit në të cilin bashkëjetuan fise, etnose dhe popuj të ndryshëm. Ai ndodhet në territorin e bashkisë së qytetit Petriç dhe më saktë në rajonin e fshatit Rupite, në afërsi të vullkanit të shuar Kozhuh...

rinovuar më 18-06-11 12.21.MD

Restaurimi i Tombul Xhamisë, ose një histori e shkurtër për tempullin, kohën dhe njerëzit

Shumeni është një qytet i njohur si një nga qendrat e Rilindjes bullgare, të jetës kulturore dhe shpirtërore, ku ende mund të ndihet shpirti i kësaj kohe. Në qoftë se shëtitni në rrugën e kalldrëmit  “Mbreti i Çlirimit” dhe ecni drejt Tombul..

botuar më 18-03-10 10.15.PD

Banesat e neolitit në Stara Zagora – më të vjetrat në Evropë

Banesat e neolitit në Stara Zagora janë një monument i jashtëzakonshëm historik me rëndësi botërore. Ato janë një prej 100 objekteve turistike kombëtare. Në muzeun, që ngrihet mbi vetë zbulimet arkeologjike mirëmbahet temperaturë dhe lagësirë e..

botuar më 18-02-10 10.15.PD