Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Prof. Nikollaj Ovçarov i bëri bilanc stinës arkeologjike

Foto: Veneta Pavllova

Edhe sivjet vazhduan studimet në qytetin shkëmbor Perperikon në Rodopet Lindore. “Qëllimi im kryesor ishte përfundimi i studimeve të Akropolit, një qëllim që e ndjekim tashmë 17 vjet” – vuri në dukje udhëheqësi i ekspeditës arkeologjike prof. Nikollaj Ovçarov.

“Bëhet fjalë për qytetin e forcuar në pjesën e tij më të lartë. Ai është forcuar gjatë gjysmës së dytë të shekullit të tretë, gjatë sulmeve barbare. Në fillim qyteti nuk ka pasur mure kështjellash, por pas rrezikut të rritur në Perandorinë Romake nga sulmuesit, ka filluar ndërtimi i mureve të trasha deri në tre metra. Pikërisht zbulimi i Akropolit ishte detyra jonë kryesore gjatë disa viteve të fundit, nuk ishte lehtë, sepse bëhet fjalë për një hapësirë të madhe, mirëpo kjo që e premtuan para shoqërisë bullgare dhe para qeverisë, sepse ne punojmë me subvencione nga ana e qeverive bullgare, e zbatuam.”

Arkeologët kanë pasur si detyrë të zbulojnë portën e veriut të kështjellës. Qyteti ka gjithsej pesë porta. Të gjitha ato ishin zbuluar deri në këtë moment, me përjashtim të kësaj porte. “Kështu tashmë e kemi tërë strukturën e Akropolit dhe ajo vërtetë bën një përshtypje të madhe, duke na rikujtuar historinë shtatëmijë vjeçare të Perperikonit:

“Në fillim ai ka qenë një vend i shenjtë, gjatë epokës së bronzit është bërë një qendër e madhe kulti – në shekullin II-I para Krishtit. Mirëpo, pikërisht në epokën romake Akropoli tashmë ka disponuar infrastrukturë, rrugë, sheshe, tempuj, banesa etj. Dhe vazhdon të zhvillohet në këtë mënyrë edhe gjatë Mesjetës, duke pësuar shumë ndryshime. Tani, kur e kemi studiuar tërësisht Akropolin, mund të themi se atje ka më shumë se 40 godina të mëdha publike dhe banimi. Gjatësia e tyre arrin deri në 27-30 metra, kurse lartësia e tyre ka qenë 2-3 kate. Shumë prej tyre kanë pasur karakter publik, disa të tjera kanë qene banesa. Përveç kësaj në Akropol dhe buzë tij identifikuam katër tempuj paganë. Bëhet fjalë për Tempullin e Apolonit, të Kalorësit të Trakisë, të perandorisë iraniane Mitra dhe kuptohet për tempullin e madh të Dionisit, nga i cili fillon gjithçka që ka të bëjë me Perperikonin.”

Përveç kësaj, arkeologët arritën të studiojnë dhe një depo të madhe uji – një cisternë deri në katër metra, e gdhendur në shkëmbinj. Fasada e saj ka qenë në drejtim të rrugës kryesore romake. Uji i Perperikonit është grumbulluar në depo të mëdha uji. Në një prej tyre për shembull ka pasur 500 mijë litra ujë, kurse cisterna e zbuluar është jo vetëm një vend ku është mbledhur uji, por ka pasur gjithashtu një fasadë të bukur, kështu qe ka luajtur edhe rolin e godinës zyrtare te hyrja e qytetit. Ndoshta atje ka pasur një çezmë, nga e cila udhëtarët kanë pirë ujë.

СнимкаJo larg cisternës, rreth 30 metra larg saj, pas pastrimit të terrenit, shkencëtarët kanë gjetur mbeturinat e një ndërtese madhështore. “Ajo është bërë prej blloqesh prej guri. Ky është një stil, e quajmë “Stilin e Perperikoni”. Sipas këtij stili punohet me blloqe të mëdha, me ta bëhen edhe mure kështjellash, edhe godina. Këta njerëz kanë punuar shumë mirë me gurin – na tregon Nikollaj Ovçarov. – Gjatë javës së parë u bë e qartë se kemi gjetur godinën e një kishe nga periudha e hershme e krishterimit, sepse u pa absida e godinës – pjesa lindore – altari.”

“Nuk është lehtë të studiohet një përbindësh i tillë arkitekturor, në kuadrin e tre muajve”. Pikërisht për këtë shkak unë disponoj punonjës shumë të mirë nga fshatrat rreth Perperikonit. Ne vërtetë bëmë të pamundurën, që të zbulojmë këtë godinë të madhe, të gjatë 34 metra dhe të gjerë 14 metra.”

Ka dhe diçka tjetër të rëndësishme: Ky ka qenë tempull i Peshkopatës. Këtë e ripohon fakti se atje janë gjetur stola të gjata prej guri, ku janë ulur peshkopët gjatë shërbimeve. Është zbuluar gjithashtu themeli i një amvone, ku peshkopët në këtë krahinë kanë predikuar.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për herë të pestë, Bullgaria dërgon përfaqësues në Parlamentin Evropian

Bullgaria është anëtare e BE-së që nga 1 janari 2007. Megjithatë, vendi ynë kishte përfaqësuesit e tij në Parlamentin Evropian (PE) edhe para anëtarësimit zyrtar. Në vitin 2005, Kuvendi Popullor zgjodhi 18 deputetë bullgarë të cilët kishin statusin e..

botuar më 24-06-09 7.55.PD
Hristo Botev, Ivan Drasov dhe Nikolla Sllavkov

Hristo Botev, Kryengritja e Prillit dhe "Komitetet Sllave"

Kujtimet e pjesëmarrësve në vitin fatal 1876 për Bullgarinë janë të shumta, shpeshherë kontradiktore, por letrat dhe dokumentet për Kryengritjen e Prillit, që flasin për çështjen e Çlirimit të Bullgarisë, krijojnë një pamje më të gjerë të ngjarjeve,..

botuar më 24-06-02 9.30.PD

U përmbush vullneti i fundit i Mbretit Ferdinandit - shtëpia e tij e përjetshme të jetë në Bullgari

76 vjet pas vdekjes së tij, mbreti i parë bullgar i Mbretërisë së Tretë Bullgare, Ferdinandi i Parë, u kthye në shtëpi, në Pallatin "Vrana", gjë me të cilën u përmbush vullneti i tij i fundit. Në testamentin e tij ai shkruante se dëshironte të..

botuar më 24-05-31 7.30.PD