Sonte Akademia Kombëtare Muzikore “Panço Vlladigjerov” do të shënojë 60 vjetorin e krijimit të Orkestrës Akademike Simfonike me një koncert festiv. Në ditët e sotme mbase nuk mund të përfytyrojmë jetën kulturore të vendit tonë pa institucionet muzikore dhe listën vazhdimisht rinovuese të dirigjentëve të talentuar dhe solistëve virtuozë. Pavarësisht nga traditat e mira dhe arritjet në këtë fushë, fillimi nuk është larg ditëve të sotme. Orkestra e parë në Bullgari është krijuar në mesin e shekullit të XIX (nga hungarezi Mihaj Shafran – emigrant, i cili mbledh vetëm të huaj, emigrantë).
“Historia e këtij grupi është mjaft kontradiktore. Për herë të parë grupi formohet gjatë vitit 1928, siç është e njohur nga rrethet shkencore. Pas kësaj ndryshon emrin dhe përkatësinë e vet. Mezi gjatë vitit 1956 është në pamjen në të cilën e njohim sot. Në fakt, ky është një grup unikal. Në kohë vazhdimisht kthjellohet koncepti për vendin e tij në Akademi. Orkestra simfonike është me një program të pasur koncertesh, ai kthehet në një pedagogë i vërtetë për studentët. I pazëvendësueshëm është roli i tij në arsimin e profesionalistëve të ardhshëm. Emrat e krijuesve të njohur, të cilët kanë qëndruar në pultin e dirigjentit janë me të vërtetë të shumtë. Me siguri është e pamundur të përmendim të gjithë, por në asnjë rast nuk duhet të lëmë pa përmendur Sasha Popov, si dhe profesorin Asen Najdenov, i cili përsëri e krijon orkestrën gjatë vitit 1956. Me historinë e tij janë të lidhur personalitete nga rangu i Vlladi Simeonovit, Konstantin Ilievit, Ivan Marinovit... Një pedagog shumëvjeçar në dirigjimin e operës dhe një dirigjent simfonik është dhe profesori shumë i respektuar Vasill Kazanxhiev. Bile as që nuk mund të përfytyrojmë sesa muzikantë kanë ndërtuar përvojë dhe dije, në sajë të orkestrës, të krijuar prej profesionalistëve.
Do të thosha se, i gjithë viti kalon nën shenjën e këtij shkaku festiv, por koncerti i madh, me të cilin e shënojmë posaçërisht ishte më 30 shtator. Për herë të parë tek ne, do të tingëllojë koncert për një trio në piano dhe një orkestër me tela nga Bohusllav Martinu. Në trio marrin pjesë profesorë tanë të njohur – Velisllava Gjeorgjieva-piano, Josif Radionov – violinë dhe Anatoli Krëstev – violonçel. Dirigjent është Gjeorgji Patrikov – një koleg i ri, asistent i përgjithshëm në katedrën e dirigjimit. Pjesa e dytë e koncertit i kushtohet 85 vjetorit nga lindja e Cvetan Cvetanovit – një kompozitor bullgar pak të harruar, mbase sepse vdiq shumë herët. Ai qe një pedagogë shumëvjeçar në harmoni dhe kompozicion. Do të tingëllojë simfonia e tij e katërt, e cila vite të tëra me radhë mungon nga repertori. Dua të nënvizoj se 60 vjetorit i përkushtohen të gjitha shfaqjet e studentëve në dirigjimin operistik dhe simfonik, të cilët zhvillojnë koncerte bashkë me studentët e vet – këngëtarë dhe instrumentalist.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Grupi “Ostava” e hap vitin me një këngë të re dhe një turne mini klub. “Fajtori” – siç titullohet kënga e re, hap rrugën drejt një albumi të ri. Albumi pritet të jetë gati në fund të pranverës. Si gjithmonë, muzikantët nga “Ostava” nuk mund të jenë..
Më 16 shkurt, një nga kantautorët më të dashur bashkëkohor – Stefan Diomov – mbush 80 vjeç. Shpirti i tij djaloshar u ka dhënë jetë dhjetëra hiteve të këngëtarëve dhe grupeve tona më të njohura, por kompozitori krijon edhe muzikë për dokumentarë, shfaqje..
Kënga "Dashuria dhe vera" u interpretua nga ylli i muzikës pop bullgare Jordanka Hristova në vitin 2023, disa ditë para 14 shkurtit. Si data, ashtu edhe kënga bashkojnë dy festa - të verës dhe të dashurisë: “ Çfarë është vera pa dashuri? Çfarë është..
Dy artistë të gjeneratave të ndryshme, por me një vizion të ngjashëm muzikor, takohen në një duet – këta janë Grafa dhe Dara Ekimova, dhe kënga e..
Viktoria Gllavçeva këndon që nga mosha 4-vjeçare dhe ka fituar një sërë çmimesh, por një popullaritet të veçantë fitoi pas pjesëmarrjes në formatin..