Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një ditë nga jeta e...

Anglezi Jonathan Tailor – muzikant dhe shkrimtar, i cili zgjodhi profesionin e mësuesit në Bullgari

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Kur e pyeta Jonathan Tailor-in, i cili është mësues i gjuhës angleze në Sevlievo, a e pëlqen Bullgarinë, ai kategorikisht u përgjigj “Unë e dua atë”. Anglezi jeton në fshatin Krushevo në rajonin e qytetit Sevlievo (Bullgari Veriore) që nga viti 2011. Jeton atje sepse shteti ynë e ka tërhequr atë me bukurinë dhe qetësinë e vet. Mendon për fshatin si për shtëpinë e tij dhe dëshiron të mbetet atje, bashkë me shumë miqtë e tij bullgarë. Kohën e vet të lirë ai parapëlqen ta kalojë në qytetin bregdetar Sozopoll. Jonathan është muzikant, shkrimtar dhe mësues. Pikërisht për këtë arsye sot në Ditën Ndërkombëtare të Mësuesit e zgjodha atë për bashkëbisedues.

Si nxënës Tailori ka pasur shumë shqetësime dhe vështirësi sepse vuan nga disleksia. Për shkak të sëmundjes së tij ai ka pasur pengesa, mirëpo ky “udhëtim i çuditshëm”, siç e cilëson ai studimin e vet, më në fund e bëri anglezin një muzikant të adhuruar dhe mësues. Jonathan është impresionuar nga nxënësit bullgarë dhe ata janë në zemrën e tij përgjithmonë. Ja se çfarë tjetër tha ai para mikrofonit të radio Bullgarisë:

“Problemet me sjelljen e nxënësve janë të dukshme, mirëpo unë i pranoi ato. Duke krahasuar problemet këtu me ato në shkollat britanike, mund të them se profesioni i mësuesit në Bullgari është një kënaqësi. Problemet këtu janë shumë të ndryshme dhe nuk janë aq serioze – nxënësit flasin në orën e mësimit, luajnë me celularët e tyre dhe nganjëherë nuk kryejnë detyrat e tyre. Në Angli ka shumë agresion dhe dhunë. Këtu nxënësit kurrë nuk më kanë fyer. Në Bullgari duhet të krenoheni me këtë. Këtu ka probleme sociale. Një pjesë e madhe e nxënësve dëshirojnë të mësohen, mirëpo shkujdesen për shkak të të tjerëve, të cilët nuk dëshirojnë të zhvillohen. Sipas meje ka shumë nxënës të cilët nuk dëshirojnë të mësohen dhe ky është problem i tyre, vetëm nuk duhet t’i pengojnë të tjerët. Shqetësimet e lidhura me celularët mund të përballohen me lehtësi duke kufizuar përdorimin e tyre në shkollë.

Për mua si një i huaj në Bullgari është i trishtueshëm fakti se mësuesit këtu punojnë në kushte të këqija. Në përgjithësi ata nuk janë të lumtur. Të gjithët dëshironi që gjërat të ndryshohen, mirëpo çfarë bëni për t’i përmirësoni? Derisa njerëzit nuk ndryshohen, ata nuk do të përballojnë mangësitë e shoqërisë. Dëshiroj që njerëzit në Bullgari të bëhen më aktivë politikisht, më të organizuar dhe më provokues. Jo të pajtohen me punën, të cilën e urrejnë, duke pritur pensionimin.”

Jonathani më tregoi për një nxënës bullgar me sedër të prekur nga nxënësit e tjerë dhe nga mësuesit. Të gjithët i thoshin atij se është budalla. “Kur të gjithët të përsëritin këtë më në fund vetë fillon të mendosh se asgjë nuk bëhet prej teje” – tha Tailori. Ky djalë ka qenë si vetë ai në të kaluarën – Tailori ka pasur të njëjtat shqetësime për shkak të disleksisë. Me kalimin e kohës pak nga pak ai i ka ndihmuar kësaj fëmije që të fillojë të besojë në vetveten dhe në ëndrrat e tij. Anglezi mendon se s’ka nevojë të jesh i mirë në të gjitha lëndët mësimore dhe dha si shembull Anglinë, ku organizohen programe të posaçme arsimore për profesione të ndryshme – për floktarë, për gdhendje druri, për përpunimin e metaleve. Është më mirë të punohet me nxënësit në aspektet ku ata kanë potencial. S’ka nevojë të kalojnë orë me radhë duke mësuar diçka, për të cilin nuk kanë interes. Pavarësisht nga kjo ai mendon se arsimi në Bullgari është me nivel të mirë.

''Çdo ditë''
Tailori është para një viti plot me angazhime të shumta. Ai dëshiron të krijojë këngë për Bullgarinë dhe tashmë ka bërë disa të tilla. Dëshiron të përkthejë vjersha bullgare – të Hristo Botevit dhe të poetëve të tjerë të mëdhenj. Paralelisht do të vazhdojë të shkruajë romane, të punojë në shkollë dhe t’i bie kitarës. Për ditën Ndërkombëtare të Mësuesit ai u uron mësuesve bullgarë:

“Qofshi krenarë dhe respektoni veten, sepse në se ju nuk respektoni veten askush nuk do ta bëjë këtë. Ju jeni profesionistë dhe duhet të jeni më aktivë, të inicioni ndryshime. Bashkohuni dhe mos lejoni që të tjerët të nënvlerësojnë punën tuaj. U uroj të gjithë mësuesve një ditë të mrekullueshme festive!”

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Çfarë parashikon buxheti i BE-së për vitin 2025

Lidhur me miratimin të mërkurën e kaluar të përbërjes së re të Komisionit Evropian, i cili zyrtarisht mori detyrën para disa ditësh, iu kushtua më pak vëmendje një ngjarjeje tjetër të rëndësishme të së njëjtës ditë - miratimit të buxhetit të Bashkimit..

botuar më 24-12-04 2.50.MD

Nxënës bullgarë janë të parët në një konkurs evropian të së drejtës ndërkombëtare

Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në Rumani, njoftoi Ministria e Arsimit. Në konkurs, nxënësit bëjnë një simulim të procesit gjyqësor mbi..

botuar më 24-12-03 12.41.MD

Dita e Antarktidës shënohet në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski”

Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3 dhjetor shënohen 65 vjet nga nënshkrimi i Traktatit të Antarktidës. Veprimtaria, që do të mbahet në..

botuar më 24-12-03 6.30.PD