Më 12 tetor – ditën, në të cilën kompozitori Artur Lurie u nda nga jeta para 50 vitesh, fondacioni me emrin e tij, organizon një koncert të madh memorial në Bazel. Programin e realizojnë pianistët Moric Ernest nga Gjermania dhe Borisllava Taneva nga Bullgaria. Bashkatdhetaria është ndër studiuesit dhe përhapësit e krijimtarisë së këtij kompozitori. Ajo nuk është vetëm ekzekutuese, por pedagoge e pianos dhe zëvendës rektore e Akademisë Kombëtare Muzikore.
“Nuk janë shumë, por supozoj, se janë të entuziazmuar si unë. Kam dëshirë të madhe të njihem me pianistin gjerman, me të cilin do të dalim bashkë në skenën në Bazel. Ndoshta ftesa për koncertin është një njohje për punën time vitet e fundit në kërkimin dhe incizimin e disa prej veprave të kompozitorit Lurie. Qëllimi i fonacionit është të mbledhë gjithçka që ka mbetur nga krijimtaria e tij. Kryetari Stefan Huliger rrethon Evropën dhe Rusinë, duke kërkuar vepra të tij. Për shembull te ne ka arritur Sonata e Tretë për Piano, por sonatat e para dhe të dyta ndoshta nuk do të zbulohen kurrë. Krahas kësaj nga Pesë Yshtjet, të cilat në Bullgari interpretojmë me sopranon Milla Mihova, mungon numri i tretë. Vet unë nuk kisha dëgjuar asgjë për këtë kompozitor para nja 7-8 vitesh. Atëherë edhe në internet nuk kishte pothuajse asgjë. Ekzekutoj vepra të tij – nga Pesë Pjesa të Brishta opus 1 deri te Yshtjet, të cilët u kompozuan pak parase të vdesë. Është i madh dallimi në mjetet shprehëse, në paletën e tingujve. Në fund të jetës së tij diçka tingëllon tepër të errët. Lurie ishte me prejardhje hebraike dhe para fillimit të Luftës së Dytë Botërore ai prapë emigroi, kësaj here në SHBA-në, ku u nda nga jeta. Mund të them, se ai është një kompozitor gjenial – ai shfrytëzonte aleatorikën dhe dodekafoninë shumë para novatorëve nga Shkolla e Re e Vjenës në Evropë.
Në koncertin në Bazel do të marrë pjesë edhe këngëtarja ruse Anna Miklasheviç. Ditë të numëruara para këtij aktiviteti, më 7 tetor në Sofje Borisllava Taneva do të ekzekutojë dhjetë vepra të Luries, u kushtuara personaliteteve të tij të afërta si Pikaso, Xhejms Xhojs, Vlladimir Horovic etj. Titulli i koncertit është “Artur Lurie – një fletë e shkëputur nga Shekulli i Argjendtë”. Premiera e këtij projekti ishte në kuadrin e Festivalit “Piano Ekstravaganca 2015”. Këngët, të cilat interpreton sopranoja Milla Mihova janë sipas tekstit të poeteshë ruse Anna Ahmatova. Poetesha e madhe ruse dhe Lurie mbeten të lidhur tërë jetën me dashurinë e madhe të përjetuar, me letrat që shkëmbejnë pas ndarjes. U ndanë nga jeta në një vit të njëjtë. “Zgjodha pjesa, u kushtuara personaliteteve të njohura, miqve dhe bashkëmendimtarëve të kompozitorit Lurie, që të vërtetoj, se ai do të ishte aq i njohur se sa ata, në se orientimi i tij politik nuk hidhte hijen vdekjeprurëse mbi rrugën e tij jetike” – mendon profesoresha Taneva.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Dy artistë të gjeneratave të ndryshme, por me një vizion të ngjashëm muzikor, takohen në një duet – këta janë Grafa dhe Dara Ekimova, dhe kënga e tyre e përbashkët është “Asnjë moment”. Grafa krijoi ritmin dhe një pjesë të melodisë ndërsa..
Valeria Stojanova është ende studente në Shkollën Kombëtare të Muzikës në Sofje, por pavarësisht moshës së saj të re, ajo tashmë ka një përvojë solide skenike përkrah interpretuesve të njohur. E rritur në një familje muzikantësh, Valeria..
Pas një serie këngësh balada, Papi Hans prezanton këngën "Punëtori i zellshëm" - një këngë befasuese në albumin e tij "Ngjyrat e Ylberit". Tingulli dhe ritmi janë të viteve tetëdhjetë, dhe në videon e këngës shohim edhe aftësitë mbresëlënëse të..
Dy artistë të gjeneratave të ndryshme, por me një vizion të ngjashëm muzikor, takohen në një duet – këta janë Grafa dhe Dara Ekimova, dhe kënga e..