Festivali “Kalldrëmi i verdhë” përsëri do të ndriçojë Sofjen me frymën e xhazit dhe të muzikës etno. Edicioni i tretë i sivjetshëm është krijuar si një farë dialogu midis traditave të ndryshme. Interpretuesit mbërrijnë nga ShBA, Greqia, Krime, Turkmenia, Maqedonia, Gjeorgjia. Interpretuesit bullgarë me famë botërore Stojan Jankullov (bateri) dhe Teodosij Spasov (fyell) do t’i përmbushin adhuruesit e vet me një energji të pashtershme të folklorit bullgar. Çdo një i cili është gati të hyjë në këtë feeri të tingujve, mund të dëgjojë koncertet më 7 dhe 8 tetor nga ora 19 në Teatrin e Ushtrisë Bullgare.
“Sivjet festivali muzikor “Kalldrëmi i verdhë” i është kushtuar kitarës dhe të instrumenteve të tjera të dala prej saj. Kalldrëmi i verdhë i Sofjes do të vibrojë bashkë me telat e kitaristëve të njohur si Vllatko Stefanovski nga Maqedonia dhe Enver Izmajillov nga Krimeja, i cili do të ekzekutojë në një lloj kitare shumë specifike përmes një mënyre unikale të nxjerrjes së tingujve. Hajg Jaxhijan nga Greqia do të na tregojë një nga shembujt e parë të kitarës – instrumentin e lashtë ud. Festivali propozon një larmi mjaft të madhe stilesh, me qenë se grupet e veçanta kanë një pamje individuale, e cila i dallon nga të tjerët. Çdo natë do të paraqiten nga dy grupe. Në të parën do të marrin pjesë triot e Hajg Jaxhijan dhe Enver Izmajillov. Nata e dytë do të fillojë me një grup gjeorgjian “The Shin”, i cili vjen për herë të parë për vizitë tek ne, kurse pas tyre në skenë do të dalin Teodosij Spasov, Vllatko Stefanovski dhe Mino Sinellu. Mino Sinellu nga Shtetet e Bashkuara është një multi-instrumentalit i jashtëzakonshëm, i cili ka punuar me emra të njohur si Majëlls Dejvis, “Weathes report”, Hërbi Henkok, Stivi Uondër, Sting.”
Pas koncerteve gjendja shpirtërore e xhazit do të zgjatet me xhem seshën prej 23 orëve në klubin “Maksim”. Trioja e Ljubomir Canevit është grupi-mikpritës më 7 tetor. Pianisti i njohur mbase do të zbulojë një pjesë nga pijesat, e përfshira në albumin e tij debutues, premiera e të cilit është në fund të vitit. Në prag të 8 tetorit xhaz-atmosfera në klub do të zgjatet nga Borisllav Jasernov kuartet. Flautist, kompozitor dhe pedagog, Jasenov ka 3 xhaz albume të botuara prej autori.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Violinistja Iskrena Jordanova prej tridhjetë vitesh jeton në Lisbonë. Gjithçka që ajo bën si muzikante është e lidhur me muzikën barok. Një pjesë të madhe të kohës ia kushton zbulimit të dorëshkrimeve të lashta, të cilave u jep jetë me ansamblin e saj..
Dashamirët e muzikës japoneze mund të shijojnë një koncert me daulle tradicionale japoneze tajko në ekzekutim të grupit Wadaiko-Sai - Japoni. Koncerti mbahet në kuadrin e Ditëve të Kulturës Japoneze në vendin tonë. Daullet Tajko kanë një histori..
Kottarashky është një nga autorët më interesantë të muzikës që u shfaq në skenën bullgare në dekadën e parë të shekullit të ri. Pas këtij pseudonimi qëndron Nikolla Gruev, i cili pa u lodhur eksperimenton me përzierjen e zhanreve. E njohim më së..