Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qendra bullgare e gazit mbeti pa gaz

БНР Новини
Foto: BGNES

Rusia dhe Turqia nënshkruan marrëveshjen e shumëpritur për gazsjellësin “Rryma Turke”, marrëveshje kjo që shtyhej shumë kohë. Radioja Kombëtare Bullgare, duke u mbështetur te burime të sigurta, bëri të ditur se ka të ngjarë që rezultatet e sondazheve të bëra deri tani për naftë dhe gaz në hapësirën ujore bullgare të Detit të Zi të tregojnë se atje nuk ka sasi të mjaftueshme gazi. Në sfondin e këtyre dy lajmeve e ardhmja e idesë së autoriteteve bullgare për ndërtimin e qendrës së gazit  në bregun e detit dhe shndërrimi i Bullgarisë në qendër regjionale të shpërndarjes së gazit duket e errët. Për shkak të dy shkaqevetë thjeshta. Së pari nuk ka gaz, i cili të shpërndahet, ose po të ketë, ai është në sasi minimale, dhe së dyti, Turqia gjithashtu bëri të ditur ambiciet e saj për t’u bërë furnizuese regjionale, por në dallim të Bullgarisë ajo ka se çfarë t’u ofrojë klientëve të saj.

Ideja bullgare për ndërtimin e qendrës së shpërndarjes së gazit në bregun e Detit të Zi lindi që para dy vitesh, kur u rrëzua projekti evropian për transportimin e gazit rus deri në Evropë përmes Bullgarisë në fundin e Detit të Zi. Bullgaria shpresonte shumë te taksat e transitit, që t’i sigurojë vetes të ardhura të mira në buxhet. Mirëpo, kjo nuk ndodhi për shkak të një konflikti midis Moskës dhe Brukselit. Atëherë Sofja vendosi se ka pozita të mira në hartën regjionale të gazit, se mund të sigurojë furnizime të mjaftueshme të gazit nga drejtime të ndryshme – Rusia, Greqia, Deti Kaspik, rezervat e veta, Irani, Turqia etj., kështu qe të bëhet qendër e shitjes së sasive të mëdha të gazit me shumicë klientëve nga Evropa Lindore dhe Evropa Qendrore. Pas sqarimeve të gjata edhe Bashkimi Evropian premtoi përkrahje për idenë dhe filloi përgatitjen e një projekti, i cili pas kësaj të kërkojë investitor për financimin e ndërtimit, ndërtim ky i cili u vlerësua për rreth 2 mlrd euro.

Krahas kësaj, e inkurajuar nga sasitë e konsiderueshme të gazit dhe naftës, që u zbuluan në ujërat e Detit të Zi të Rumanisë fqinje, Bullgaria filloi të kërkojë vendburime të veta. Shpresat ishin të mëdha. Kryeministri Bojko Borisov fliste madje për sasi, të cilat mund t’u përgjigjen nevojave të brendshme në vazhdim të 20 viteve. Tani, të gjitha këto shpresa dhe ambicie duken të kota. Siç duket, gaz bullgar nuk do të ketë, kurse konkurrenca e qendrës turke të gazit është një iluzion pa perspektivë, i cili me siguri do të rrëzohet.

Mirëpo, autoritetet bullgare kanë edhe mundësi të tjera dhe siç duket prapëseprapë nuk është përjashtuar një skenar i tillë. Pikërisht për këtë shkak ata bëjnë përpjekje të mëdha në ndërtimin e lidhjeve interkonektore të gazit me vendet fqinje, të cilat të lejojnë transportimin e gazit në dy drejtime – nga dhe drejt Bullgarisë. Bëhet fjalë për Greqinë, Turqinë, Rumaninë dhe për Serbinë. Në një etapë më të përparuar janë punët ndërtimore me Greqinë dhe sasi të vogla gazi tashmë lëvizin nga jugu drejt veriut. Pritet startimi i lidhjes me Rumaninë. Vetëm duhet të përballohen vështirësitë teknike në instalimin e tubacioneve të gazit në fundin e lumit Danub. Ka përparim edhe sa i përket lidhjes me Turqinë, gjë që do të lejojë furnizime të drejtpërdrejta nga gazsjellësi i Transanadolit dhe Rryma Turke, sa i përket Serbisë ka pak vonim, por ai nuk është me rëndësi fatale. Në fund të fundit duket se ka variant suplementar për realizimin e projektit të madh dhe kaq ambicioz bullgar të gazit. Vetëm duhet të llogaritet sa kohë do të jetë e nevojshme për realizimin e tij dhe nëse ai do të jetë efektiv ekonomikisht. Meqenëse në Evropë vëzhgohet një tendencë e pakësimit të konsumimit të gazit.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Paga mesatare vjetore bruto për vitin 2023 në Bullgari është 24 485 leva (12 519 euro)

Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave. Me shpërblimin më të lartë janë ata që merren me..

botuar më 24-11-30 11.59.PD

Bullgaria është ndër të parat në BE përsa i përket regjistrimeve të makinave të reja

Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte vetëm 1.1%. Sipas të dhënave të Asociacionit të Prodhuesve Evropianë të Automobilave, 75.9% e..

botuar më 24-11-23 1.20.MD

Lëvizje në ekonominë bullgare, por në mënyrë të pabarabartë në fusha të ndryshme

Ka lëvizje në ekonomi në çdo rajon të Bullgarisë, pasojat e krizës së Covid-it janë kapërcyer, turizmi është rikuperuar plotësisht, gjë që është e dukshme në zonat detare dhe në resortet tona balneologjike - ky është përfundimi nga të dhënat në analizën..

botuar më 24-11-20 7.35.PD