“Zëri i Spanjës” – Monserat Kabaje (Montserrat Caballe) e përmbushi me praninë e vet të fortë shpirtërore skenën e sallës numër një në Pallatin Popullor të Kulturës në Sofje. Më 10 tetor ajo këndoi bashkë me vajzën e saj Monserat Marti, tenorin Xhordi Gallan dhe Orkestrën Simfonike të Radios Kombëtare Bullgare në një spektakël të paharrueshëm. Pavarësisht nga mosha dhe nga shëndeti i keqësuar, prima e operës, e cila qe për herë të tretë në Bullgari, tregoi sesa e fortë mund të jetë dashuria ndaj muzikës dhe përkushtimi i krijuesit ndaj artit.
Në   koncert tingëlluan arie të ndryshme të  operave, duete, uvertura dhe   preludi, si dhe gjinia muzikore-dramatike  spanjolle, të afërt me operën   – sarsuella. Dirigjenti, maestro Rikardo  Estrada tregoi një   mjeshtëri të madhe, duke dirigjuar dhe duke drejtuar me  mjeshtëri një   nga orkestrat tona më prestigjioze. Publiku vendas për herë të  radhës e   afroi njërën nga mjeshtret e fundit, e krahasuar me Maria Kallasin e    madhe. Le të rikujtojmë se, çasti yjor i Monserat Kabajesë vjen më 20   prill  1965 kur ajo mishërohet në pamjen e Lukrecia Borxhija në skenën e   “Karnegi  Hollit” – në Nju Jork. Menjëherë pas kësaj e ftojnë nga   “Metropolitan opera” ku  këndon në “Faust” të Gunosë. Lavdija e saj   botërore rritet dhe pas  interpretimit të këngës-hit “Barcelona” me   Fredi Merkjurin. Në karrierën e saj  ajo interpreton role në “Madam   Bëterflaj”, “Turandot”, “Toska” dhe “Xhani  Skiki” të Xhakomo Puçinit,   “Trubadur” të Xhuzepe Verdit e të tjera. Ka kënduar  në partneritet me   tenorët më të dashur të operës – Lluçano Pavaroti dhe Plasido  Domingo e   shumë të tjerë.
“Puna ime është e përmbushur me shumë vullnet dhe përpjekje. Gjithmonë jam munduar të japë më të mirën nga vetja, që të mund të justifikojë pritjet e publikut ndaj meje, si dhe këto të autorëve të krijimeve. Në qoftë se nuk e bën, domethënë të gënjesh dhe t’i thyesh. Duhet të pranosh atë e cila të rastis me dashuri. Duhet të mund të japësh dashuri, më në veçanti atyre, të cilët nuk të japin të tillë. Njeriu prandaj është këtu, që të mund t’u ndihmojë të tjerëve, dhe jo të jetojë për veten e vet.”
Kurse për kujtimet e veta nga jeta dhe për karrierën e vet të gjatë, këngëtarja e madhe shtoi: “Burri im shpesh thotë se duhet të shkruaj libër për jetën time, por nuk mendoj se do të mundem ta bëj. Kujtimet shprehen me të folur, dhe nuk janë në bardhë e zi.”
Maestro Rikardo Estrada tregon për grand damën e muzikës së operës:
“Në historinë e operës gjithmonë ka pasur zëra të shkëlqyer, por gjithmonë ka një shkallë më të lartë, në të cilën qëndrojnë të zgjedhurit. Unë mendoj se, Monserat është mbi të gjithë, sepse gjithmonë i ka shërbyer dhe i ka qenë besnike kompozitorëve dhe stilit në të cilin këndon. Ajo është Engjëll.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Dyshja e njohur së fundmi "Molec" do të prezantojë albumin e saj të ri "Paraklis" (“Kishëza”) me dy koncerte në Sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje - më 4 dhe 5 nëntor. Këngët do të interpretohen në aranzhime akustike të krijuara..
E vumë re Momçill Kosevin që gjatë njohjes sonë me grupin SoulBmoll, ku ai është kitarist, vokalist dhe autori kryesor i këngëve të tyre. Muzikantët e grupit janë të dashur jo vetëm për publikun, por edhe për një sërë yjesh vendas që bashkëpunojnë me..
Bullgaria do të marrë pjesë në konkursin prestigjioz të këngës “Evrovizion”, i cili në vitin 2026 do të shënojë edicionin e tij të 70-të. Rikthimi i vendit është pjesë e përpjekjeve të Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) për të promovuar kulturën dhe..
E vumë re Momçill Kosevin që gjatë njohjes sonë me grupin SoulBmoll, ku ai është kitarist, vokalist dhe autori kryesor i këngëve të tyre. Muzikantët e..
Bullgaria do të marrë pjesë në konkursin prestigjioz të këngës “Evrovizion”, i cili në vitin 2026 do të shënojë edicionin e tij të 70-të. Rikthimi i..
Dyshja e njohur së fundmi "Molec" do të prezantojë albumin e saj të ri "Paraklis" (“Kishëza”) me dy koncerte në Sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës..