Puhia e vjeshtës zëvendësoi dinamikën e verës. Çfarë ka pikërisht në këtë çast, kur një ngjarje i mbrapsë vend ndonjëri tjetër? Mbi ato pyetje na provokon të mendojmë ekspozita e fotografes Zhana Jordanova. SOHO – hapësira endarë e punës në të cilën kultura has koloritin urban është vendi, në të cilin deri më 25 tetor mund të shihet ekspozita “Kujtesë për qetësinë”.
Kjo është ekspozita e parë e fotografes së re Zhana Jordanova. Pothuajse një dekadë ajo jeton dhe punon në Spanjë. Jeta e saj u ndryshua në vitin 2007, kur ishte studente e drejtësisë në kursin e tretë. Për atë periudhë Zhana Jordanova kujton:
“Mora vendim të transferohem në Ishujt e Kanarinave. Kjo ndodhi pasi isha për pushim aty. Atje kuptova se pikërisht aty dëshiroj të jetoj. Vitin e fundit të studimit në Bullgari e gërshetova mësimin me punë në një kazino. Atëherë zbulova një realitet tjetër, për të cilin nuk isha gati. Isha 20 vjeçare dhe shumë gjëra nuk më pëlqenin. Prandaj vendosa të transferohem për banim në Ishujt e Kanarinave. Këtu e ndjej veten mirë dhe si në shtëpi.”
Kur mbërriti në Ishujt e Kanarinave, Zhana Jordanova u vendos në qytetin Las Pallmas de Grand Kanarija dhe u regjistrua në kurset e Zyrës së Punës. Në fillim mësonte ueb-dizajnin, pas kësaj dizajnin grafik. Kështu dalë ngadalë depërtoi në fushën e fotografisë. “Përjetova një evoluim. Fillova t’i kushtoj gjithnjë e më shumë kohë punës e cila më pëlqente. Atëherë krijon gjëra, të cilët edhe të tjerët vlerësojnë” – rrëfen fotografja. Gradualisht filluan të më japin porozi për reportazhe me stile më të ndryshme. Qëndrimi jo standard i fotografes ndaj objekteve duhet edhe në ekspozitën në fjalë. Për të autorja tregon:
“Mendoj, se pikërisht ky është stili im i fotografimit. Interesohem për fotografinë spontane, ajo që pasqyron vetminë intime. Për të shfrytëzohet drita e natyrshme. Kam dëshirë të depërtoj edhe në fotografinë sociale. Desha të prezantoj momentin e soditjes së brendshme të njeriut, kur ai është vet me mendimet dhe përjetimet. Ky është një emocion spontan, në të cilin njeriu dhe natyra janë një.”
Kur nuk bën fotografitë e saj Zhana Jordanova punon në një Qendër Sociale, ku kujdeset për përgatitjen e ngjarjeve të ndryshme. Për punën aty ajo tregon:
“Kjo është një hapësirë, një vend, në të cilin kolektiva të ndryshme dhe organizata joqeveritare bëjnë takimet e tyre për të diskutuar tema të llojllojshme. Krahas kësaj organizojmë edhe koncerte, kurse, teatër. Kemi edhe një librari. Në këtë qendër secili, në se dëshiron, mund të propozojë ndonjë veprimtari artistike.”
Dashuria ndaj natyrës shihet në çdo fotografi të Zhana Jordanovës. Asaj më shumë i pëlqen të bëjë fotografitë kur është në ekskursion në mal, pra kur ndodhet në mesë të natyrës. Asaj i është vështirë të përfytyrojë se do të bëjë fotografi në qytet, megjithëqë nuk përjashton mundësi, që edhe ky moment të vijë.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: Zhana Jordanova
“Vij në Bullgari për t’u mbushur me ndjenja të reja” – këtë na ndau Desisllava Cvetkova, e cila kaloi 14 vjet në kryeqytetet e Evropës së Bashkuar, duke punuar në administratën e Komisionit Evropian. Kohët e fundit Desisllava është përsëri në atdheun..
Aleksandra-Joana Aleksandrova – aktore, këngëtare dhe modele me pamje mbresëlënëse, talent muzikor dhe prani të fortë skenike, ishte në Sofje në fund të korrikut dhe fillim të gushtit për të interpretuar rolin e Kozetës në muzikalin e njohur “Të mjerët”..
Poeti dhe autori i haikut nga Plovdivi, Vlladislav Hristov, fitoi çmimin e madh në konkursin ndërkombëtar të haikut të organizuar nga Muzeu Memorial i Matsuo Basho në qytetin Iga të Japonisë. Për herë të parë, një bullgar ka marrë çmimin..
Në kryeqytetin e Letonisë, Riga, është paraqitur një ekspozitë e posaçme e dedikuar 140-vjetorit të Bashkimit të Principatës së Bullgarisë me Rumelinë..
Pesë vjet më parë /11 nëntor 2020/ në Modena të Italisë u përurua një pllakë përkujtimore kushtuar basit të famshëm botëror bullgar Nikollaj..