Ata prej jush të cilët kanë parë filmin e njohur amerikan “Matrica” të paktën për një çast janë menduar, se çfarë do të ishte në qoftë se ishin në vendin e heroit kryesor. Ai jeton në një botë, të formuar dhe të ndërtuar prej njëshave dhe zerove dhe i është nënshtruar intelektit artificial. Java Evropiane e programimit(15-23.10) na propozon të zgjedhim “hapjen e kuqe” dhe të zhytemi në hapësirën virtuale. Sivjet në të gjithë Bullgarinë qenë organizuar rreth 50 ngjarje, të lidhura me rritjen e kulturës digjitale të popullsisë. Pavarësisht se gjërat duken të shpejta dhe shumë të lehta, kur shikojmë, sesi i krijon ndokush tjetër, për pjesën dërmuese prej nesh do të qe mjaft e vështirë të bëjmë një hartë interaktive, të programojmë shtesa dhe të krijojmë një internet faqe. Sivjet në Sofje, java e programimit u mundua të na mësojë, sesi ti përballojmë këto detyra, kurse ekspertë nga sfera na demonstruan se çfarë teknologjish qëndrojnë pas një ueb loje të bazuar dhe se si të përdorim “të dhënat e hapura” në internet hapësirën. Arsimimi qe krejtësisht falas. Iniciativa është e organizuar nga Asociacioni për zhvillim në Sofje në partneritet me agjencinë e bashkisë së Kryeqytetit për privatizim dhe investime, NPO Links, “Onllajn Perandoria” dhe “Dëgjo”. Cvetllana Llomova, drejtoresh e Asociacionit për zhvillimin e Sofjes, komenton:
Si fillim interesi i shoqërisë nuk është dhe kaq i madh, por çdo një fillim është i vështirë dhe i ngathët. Por gëzohem se njerëzit, të cilët erdhën sot nuk qenë vetëm të rinj, por erdhën dhe shumë njerëz në një moshë mesatare dhe mbi të. Këto dije dhe mjeshtëri nuk janë vetëm për njerëzit e rinj, siç jemi mësuar të besojmë. Sofja është bashkia e parë në Bullgari, e cila starton procesin për “hapjen e të dhënave” gjatë vitit të kaluar. Tanimë ka “të hapura” një numër serioz prej segmenteve të ndryshme tematike.
Një iniciativë edhe më interesante dhe po kështu të dobishme, e cila zhvillohet në kuadrin e Javës Evropiane të programimit, është kursi i punuar në mënyrë të posaçme për përgatitjen në fushën e robotikës. Në sajë të tij mësuesit bullgar kanë mundësi të mësojnë më shumë për programimin dhe digjitalizimin, kurse pas kësaj tu a transmetojnë këto mjeshtëri dhe nxënësve të vet. Kursi “Robotika me LEGO Mindstorms” është i krijuar për nxënës nga të gjitha moshat dhe për prindërit e tyre. Pas fundit të kursit, të rinjtë do të mundin vet të krijojnë robot dhe ti programojnë. Me përdorimin në masë të kompjuterëve nga fëmijët në shtëpi, orët shkollore të mësimit në Informatikë dhe në teknologjitë informative me siguri nuk janë diçka kaq emociononte, siç qe përpara viteve. Iniciativa ka potencial të fusë një dozë emocion dhe inovacione në programin shkollor, dhe përse jo dhe të mos të japë ide dhe drejtime fëmijëve për zhvillimin e tyre të ardhshëm.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Universiteti i Sofjes “Shën Kliment Ohridski" (SU) është në vendet 741-750 në renditjen e universiteteve më prestigjioze në botë QS World University Rankingspër vitin 2024. SU është përfshirë në renditje që nga viti 2014. Renditja e këtij viti përfshin..
Shkolla e mesme e qytetit Bolgrad, e cila mban emrin e revolucionarit dhe figurës së shquar bullgare Georgi Sava Rakovski, është shkolla e parë e mesme bullgare e krijuar jashtë vendit. 165-vjetori i shkollës na jep një mundësi të rikujtojmë historinë..
Kryetarja e KE-së, Ursula von der Leyen, u takua me banorët e Plovdivit. Vizita, e cila u zhvillua të dielën në Teatrin Antik në qytet, është pjesë e turneve në vendet anëtare të BE-së të kandidatëve kryesorë për presidentin e ardhshëm të..
Ashtu si një jetë njerëzore 90-vjeçare, fati i kishës metropolitane “Shën Apostuj Pjetër dhe Pali” është i mbushur me ulje-ngritje, me mundime, por edhe..
Kushtet për lundrim në lumin Danub do të përmirësohen përmes projektit evropian DISMAR me vlerë 10 milionë euro, njoftoi BTA, duke cituar drejtorin..
Më 30 qershor është mbledhur Këshilli Zgjedhor Patriarkal i Kishës, ku duhet të zgjidhet përfaqësuesi i Kishës Ortodokse Bullgare dhe Mitropoliti i..