Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mospërputhje të parashikimeve për ekonominë bullgare

БНР Новини
Foto: arkiv

Niveli i produktit të brendshëm bruto të Bullgarisë gjatë këtij viti do të jetë 2.6 për qind. Kjo sipas Ministrisë së Financave. Agjencia e autoritetshme të rejtingut Moody’s ka parashikime më të mira për 2.7 për qind. Më bujar është Fondi Monetar Ndërkombëtar, i cili përcakton, se ekonomia bullgare do të shënojë një rritje gjatë këtij viti me 3 për qind. Dallimet në ato parashikime në shikim të parë nuk janë të mëdha – disa dhjetëra nga përqindja. Mirëpo, kur bëhet fjalë për një produkt të brendshëm bruto nga 45 miliard euro, çdo e dhjeta e përqindjes përbën shumë para dhe është me rëndësi të madhe. E përbashkëta është, se ato tri parashikime të vjeshtës janë më të mira se sa parashikimet e pranverës.

Çfarë i detyrohen të gjitha ato dallime të ndjeshme në vlerësimet dhe pritjet e ekspertëve.

Një çorodi ngjall vlerësimi konservator i Ministrisë Bullgare të Financave. Megjithëqë në shikim të parë parashikimi i saj është më i miri se sa ai pranveror, muajit e fundit si ministri Vlladisllav Goranov, ashtu edhe kryeministri Bojko Borisov nuk lodhën të përtëritin, se rritja ekonomike e Bullgarisë gjatë këtij viti do të jetë rekorde dhe jo më pak se sa 3 për qind. Kishte një moment, në të cilin kryeministri, të mbushur me optimizëm, fliste edhe për një shtim nga më se 4 për qind. Tani optimizmi sikur u dobësua dhe ministria e shpjegon këtë me uljen e investimeve publike, kryesisht me vonesën e subvencionimeve evropiane. Më pak e gëzueshme do të jetë tabloja vitin e ardhshëm, kur pritet, që rritja ekonomike të pezullohet.

Ndryshe nga autoritetet bullgare nga Agjencia “Moody’s” kurrë nuk kanë premtuar dhe nuk kanë parashikuar të derdhet briri i bollëkut në Bullgari. Prandaj edhe rejtingu i kreditimit të vendit është mjaftë i thjeshtë, më tepër dekurajues për investitorët potencialë. Megjithëkëtë agjencia e ripohoi rejtingun, nuk e uli, siç bëri me shtete të tjera më të pasura se sa Bullgaria. Kjo përmbajtje dhe maturi gjejnë shprehje edhe në parashikimet e agjencisë për rritjen ekonomike të vendit gjatë këtij viti. Ajo parashikon 2.7 për qind – një shtim i mirë për Evropën, por i thjeshtë për botën.

Më të habitshme janë vlerësimet e ekspertëve të Fondit Monetar Ndërkombëtar, të cilët para nja 20 ditësh ishin për inspektim në vend. Pasi kontrolluan gjithçka ata i bënë revizion parashikimet e tyre dhe treguan një rritje nga 3 për qind. Nuk është e qartë në se mbi vlerësimin e tyre ndikoi optimizmi i autoriteteve bullgare, ose zbuluan përparësi të veçanta të ekonomisë bullgare. Mirëpo, është e qartë, se tri institucionet njëzëri parathonë, se rritja dinamike po përfundon, dhe se nga viti i ardhshëm do të ketë pezullim.

Dominon qëndrimi, se shkaku kryesor për këtë është jashtë Bullgarisë. Situata e ndërlikuar ndërkombëtare provokon luhatje në rrethet e biznesit dhe maturi për realizimin e projekteve afatgjata. Është real rreziku, që një pjesë e madhe e fondeve të kohezionit të BE-së, të cilët janë burimi kryesor i investimeve publike në Bullgari, të kufizohen në mënyrë të konsiderueshme dhe mjetet të riorientohen për financimin e masave për përballimin e krizës me emigrantët. E gjithë kjo padyshim do të reflektojë mbi ekonominë bullgare, e cila është e vogël dhe tepër e ndjeshme ndaj ndikimeve nga jashtë. Mbi ekonominë bullgare ndikojnë të gjitha fenomenet dhe tendencat negative në tregjet ndërkombëtare.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Këshilli Fiskal rekomandon të ndërmerren masa për kursime buxhetore

Duke pasur parasysh numrin në rënie të popullsisë në vend, Këshilli Fiskal rekomandon qeverisë të ndërmarrë masa për kursime në Buxhetin 2026. Masat janë: ulja e administratës komunale përmes bashkimit të komunave; optimizimi i numrit të policisë;..

botuar më 25-10-28 12.15.MD

Për shkak të aplikimit të euros, njerëzit po depozitojnë masivisht para në banka

Banka Popullore Bullgare raporton një rritje të mprehtë të depozitave të reja të familjeve. Veçanërisht i theksuar është rritja e depozitave në euro. Vetëm për një muaj janë depozituar në llogari me afat shuma me vlerë 334 milionë leva (mbi 161 milionë..

botuar më 25-10-28 9.38.PD

“Allianz Trade”: Bullgaria do të jetë ndër ekonomitë me rritjen më të shpejtë në Evropën Qendrore dhe Lindore

Rritja vjetore e Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit tonë do të mbetet në një nivel prej mbi 3% në periudhën 2025-2027, parashikon siguruesi i kredive tregtare “Allianz Trade” në raportin e tij, raporton BTA. Kjo do të thotë që ekonomia bullgare do..

botuar më 25-10-22 2.56.MD