Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2026 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Përralla u bë realitet për Nija Petrovën: “Të këndoj si në filma”

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Nija Petrova është një këngëtare e re me talent natyror. Vjen nga familja e Konstantin Petrovit, i cili është shkrimtar dhe skenarist, vëlla i autorit të madh të teksteve për këngë Aleksandër Petrov. Ajo është studente në Universitetin e Sofjes, s’ka arsim muzikor, mirëpo ëndërron të këndojë në klubet e natës, si në filma. Ëndrra e saj u bë realitet. Në vazhdim të 4 vjetëve ajo përpunoi diamantin e saj të dhënë nga natyra – zërin jashtëzakonisht të bukur. Të parët, të cilët e ndihmuan vajzën e re ishin xhaxhai Aleksandër Petrov dhe lideri i bandës “Faktor” – Veselin Todorov – kompozitor dhe kitarist. Ata së bashku krijuan këngën e parë të Nija Petrovës. Me këtë këngë ajo fitoi vendin e tertë të konkursit “Sofja këndon – 2016”. Titulli është “Diçka nuk është në rregull”.

Këngëtarja e re Nija Petrova tashmë ka 5 këngë me tekste të shkruara nga Aleksandër Petrovi. Të gjitha tekstet kanë një angazhim të fortë social dhe janë pjesë e një projekti të këngëtares në bashkëpunim me gazetarin bullgar Ivan Garellov.

“Projekti, mbi të cilin po punoj është bashkë me Ivan Garellovin. Në të janë përfshirë këngë për gjërat që ndodhin rreth nesh. Parashikojmë krijimin e këngëve të tjera, në të cilat njerëz me më shumë përvojë dhe njohje tregojnë pozitën e tyre. Më pëlqen të jem zëri i tyre, aq më shumë se përkrah pikëpamjen e tyre. Unë i quaj ato “Këngë për zgjim”. Dëshiroj të shikoj çfarë do të jetë reagimi i njerëzve.”

''Të dy''
Shfaqja e parë e këngëtares së re para publikut qe në vitin 2013 në koncertin kushtuar përvjetorit të 60-të të Aleksandër Petrovit. Atëherë në sallën “Bullgaria” të kryeqytetit ajo interpretoi këngën e Vili Kavallxhievit “Të dy".
''Terminali''
Në vitin 2015 Nija u bë e njohur si “zëri i të rinjve” me këngën “Terminali”, e cila gjithashtu është angazhuar me temë sociale.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Më 24 maj, këngëtarja e njohur Lili Ivanova do të këndojë në Sallën “Olimpia” në Paris

Lili Ivanova do të këndojë për herë të dytë në sallën “Olimpia”. Koncerti parashikohet për më 24 maj 2026 dhe zhvillohet nën patronazhin e presidentit Rumen Radev, njofton ekipi i këngëtares më të madh të muzikës bullgare pop. Lili Ivanova..

botuar më 25-11-18 1.44.MD

“Pa ty” – kënga e parë e përbashkët e Grupit “Horizont” dhe këngëtares Mariana Popova

Muzikantët e Grupit “Horizont” dhe këngëtarja Mariana Popova regjistruan një këngë të përbashkët – “Pa ty”. “E njohim Marianën që nga koha kur ajo këndonte në një grup shumë të fortë “Kokomania”. Që atëherë na është bërë e preferuara jonë – me..

botuar më 25-11-18 6.10.PD

Mary Boys Band feston 30 vjetorin me një orkestër të madhe simfonike

Eventi i radhës me të cilin grupi Mary Boys Band shënon 30-vjetorin e tij është një koncert me një orkestër të madhe simfonike në sallën “Bullgaria” në Sofje më 21 nëntor. Këngëtarja në grup, Maria Mutafçieva – Mary, pranon se kjo ka qenë një..

botuar më 25-11-17 6.00.PD