Për herë të katërt kryeqyteti britanik mbledh bullgarë të talentuar, përfaqësues të fushave të ndryshme të artit – të kinemasë, teatrit, artit figurativ, fotografisë dhe muzikës. Disa prej bashkatdhetarëve tanë, të cilët prezantohen në festivalin e Londrës prej vitesh jetojnë dhe punojnë në Angli. Të tjerë – në Bullgari, apo në pika të ndryshme të botës. Themelues dhe drejtor artistik i festivalit është Ivo Stankov. Ideja e tij është që të tregojë para publikut anglez arritjet më të mira të artistëve bullgarë.
“Në koncertin e parë mori pjesë Nigel Kennedy, bashkë me Georgi Andreevin. Ata prezantuan një program bullgar që para kësaj ishte shfaqur tek ne. I shoqëroi Orkestra Fizarmonike e Londrës. Sipas traditës pjesëmarrës në këtë festival është Kori Bullgar i Londrës. Festivali është në të vërtetë interesant. Një pjesë prej tij do ta prezantojmë në Barbican Centre, ngjarje të tjera do të ketë në Conway Hall. Kemi ftuar disa nga muzikantët më të shquar bullgarë. Presim me padurim pianistin Ljudmill Angellov,violinistët Dimitër Burov dhe Jana Burova. Unë dhe violinisti i shkëlqyer Pavell Minev prezantojmë një koncert dhome. Bashkë me ne do të interpretojë violinisti Aleksandër Zemcov i njohur për publikun bullgar me koncertet e tij tek ne. Ideja është që për herë të parë të mbledhim në një skenë aq shumë yje të muzikës.”
Nuk është e mundshme që të prezantojmë të gjitha koncertet e përfshira në programin e festivalit bullgar në Londër. Shumë janë edhe ngjarjet e lidhura me artet e tjera. Piktori Javor Dimitrov do të prezantojë disa ekspozita në galerinë e tij. Si çdo vit Instituti Kulturor Bullgar në Londër, i cili është bashkorganizator, ofron ekspozita dhe shfaqje teatrale. Publiku i Londrës do të mund të shikojë “Zonjën Fatkeqësi Natyrore” me pjesëmarrjen e të madhes Stojanka Mutafova dhe “Udhëtimin drejt Afroditës”(një monospektakël i Bojka Vellkovës.)
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Në mënyrë festive dhe me respekt ndaj përvjetorit të 143 të lindjes së Vlladimir Dimitrov - Mjeshtrit, Galeria e Arteve e Qytetit Kjustendill jep Çmimin Kombëtar të Pikturimit për vitin 2024 me emrin e piktorit të famshëm bullgar. Vlladimir..
Qyteti danubian Svishtov do të shënojë sot 169 vjet nga themelimi i qendrës së parë kulturore bullgare, të ashtuquajturat vatra kulturore (çitalishte). Festimi do të bëhet para pllakës përkujtimore të Dimitër Naçoviç, ku do të vendosen lule. Qendra..
Pesë autorë dhe katër përkthyes do të jenë rezidentët e Shtëpisë së Letërsisë dhe Përkthimit në vitin 2025.Autorët do të punojnë në projektet e tyre dhe përkthyesit do të kërkojnë autorë dhe tituj të rinj bullgarë për përkthim për t'ua ofruar..