Më 1 nëntor është Dita e iluministëve të popullit, një nga festat më të ndritshme bullgare në të cilën i përkushtohet nderim atyre, të cilët kontribuojnë për zhvillimin e frymës dhe shpirtit kulturor të popullit tonë. Më 1 nëntor fillon dhe edicioni i radhës i “Plovdiv xhaz fest” – një ngjarje, e denjë që lidhet me festën e madhe, për shkak të talentit të muzikantëve dhe të fotografëve, të cilët do të prezantojnë krijimtarinë e vet në kuadrin e pesë ditëve. Muzika me cilësi gjithmonë ka qenë dhe do të mbetet një nga faktorët më të rëndësishëm në ndërtimin e kulturës së njeriut. Ky xhaz festival ekziston prej viteve dhe jep kontributin e vet në këtë drejtim.
“Kështu rastisi sivjet, se pikërisht në Ditën e iluministëve të popullit starton dhe festivali – fillon tregimin e vet Mirosllava Kacarova. – Pesë koncertet bazë do të zhvillohen në Shtëpinë e kulturës “Boris Hristov”. Më 1 nëntor do të fillojmë me diçka më të ndryshme – hapim festivalin me dy foto-ekspozita. Diljana Fllorentin ka bërë 20 portrete bardh e zë të bullgarëve, të cilët merren me muzikë. Fotografi tjetër është Pavell Çervenkov, i cili prezanton tablo të mëdha me fragmente nga oborret e shtëpive në Sofje. Këto foto-ekspozita do të shoqërohen me muzikë nga interpretimet e xhazit të Petër Momçevit dhe Shibill Benev kuartet. Koncerti i parë nga festivali është vazhdim nga vjet të “Katër dama këndojnë xhaz”. Ky është një projekt, producent i të cilit është “Plovdiv xhaz fest” dhe në këtë botim të tij koncerti do të jetë i orientuar në bazë të stilit drejt bosa novës. Prandaj e titulluam “Katër dama këndojnë bos anova” – këto janë Hilda Kazasjan, Bellosllava, Andronija Popova dhe unë – Mirosllava Kacarova. Bashkë do të interpretojmë tema të dashura bosa-nova në aranzhime të muzikantëve me të cilët punojmë – Mirosllav Turijski (piano), Hristo Jocov (bateri), Veselin Veselinov – Eko (bas) e të tjerë. Më 2 nëntor vazhdon xhaz-ngjarja me ritmet latine, kurse në skenën e Shtëpisë së kulturës “Boris Hristov” do të ngjiten muzikantët nga formacioni elektro-brazilian “Zuko 103” Grupi i dashur do të prezantojë albumin e vet të ri “Etno Shik” me një shfaqje të shkëlqyer me drita. Natën e tretë adhuruesit e muzikës do të mund të shijojnë dy koncerte në të njëjtën skenë. I pari është i Georgi Kornazovit tsugtrombonist, i cili vjen për vizitë me grupin e vet francez, me qenë se vet ai jeton në Francë prej 20 vjetëve. Ai do të prezantojë një koncert shumë serioz të titulluar “Magjia e Keni Uillër” – trumpetist kanadez, i cili u nda nga jeta përpara dy vjetëve. Instrumentisti bullgar bën aranzhime të veta mbi një pjesë nga pijesat e trumpetistit të njohur botërisht, kurse për vokal të programit fton David Links – një nga vokalistët më të mirë modern të xhazit në Evropë. Pas tyre në skenë do të dalin Kamelia Todorova dhe Angjell Zaberski-biri me projektin e tij “More than you know”. Programi i “Plovdiv xhaz fest 2016” vazhdon më 4 nëntor me koncert të Rishar Bona – një interpretues virtuoz, i cili bën një lidhje të shkëlqyer me publikun. Bashkë me xhaz-kuintetin e tij ai do të paraqesë një pjesë nga albumi i tij i ri me muzikë afro-kubane “Trashëgimia”. Majk Stërn dhe Dejv Uekëll bend – me këta muzikantë e mbyllim këtë edicion. Turneu i tyre i përbashkët starton më 2 nëntor, ku më 5 janë në qytetin e Plovdivit me një program të ri dhe një grup të ri.”
Ka dhe dy ngjarje, të cilat janë dalluese për “Plovdiv xhaz fest” sivjet. E para prej tyre është konkursi i rinisë i cili u jep mundësi muzikantëve të rinj të dërgojnë kompozicionet e tyre dhe të vlerësohen nga juria. Në koncert në Bee Bop Cafe, skena e dytë, në të cilën paraqiten xhaz muzikant nga festivali, do të përcaktohen dhe dekorohen fituesit. Kurse ngjarja tjetër e rëndësishme është miratimi i plotë në xhaz. Ajo shkon tek kitaristi Ognjan Videv.
Në programin e “Plovdiv xhaz fest-2016” koncerte do të kenë akoma “Hot Club De Plovdiv”, këngëtarja Petja Dankova, Minimum&Lili Ilieva dhe Nikollaj Karageorgiev kuartet.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Grupi “DEEP ZONE Project” po përgatit eventin e tij më të mirë të vitit – për herë të parë grupi po organizon “DEEP ZONE All Stars”, duke bashkuar të gjithë solistët e tij dhe bashkëpunimet gjatë viteve të kaluara. Dhe ata nuk janë të paktë në çerek..
Edicioni vjeshtor i SoFest do të tërheqë fansa të arteve të ndryshme në Sofje me ngjarje interesante dhe pjesëmarrës nga vende të ndryshme. Nga data 14 deri më 17 nëntor në Sofia Live Club i presin dy shfaqje teatrale dhe koncerte të ndryshme. Dhe këtë..
U lëshua “Libri i këngëve të BE-së” (The EU Songbook), i cili përmban 6 këngë nga secili prej 27 shteteve anëtare të BE-sëdhe himni i BE-së "Ode e Gëzimit", transmeton BTA. Libri i këngëve është një projekt jofitimprurës danez dhe nuk ka lidhje..
Dy interpretues nga gjenerata të ndryshme bashkohen në një duet të papritur - Orlin Goranov i jep dorën këngëtares së re Paola në këngën e tyre të..