Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Si fitohen para nga natyra e ruajtur?

БНР Новини
Foto: Bulfoto

Larmia e pasur natyrore e vendit tonë mund të ruhet, pa qenë kjo në një kundërshtim me zhvillimin ekonomik. Këto janë qëllimet bazë të projektit “Për Ballkanin dhe njerëzit” që fillon në fund të vitit 2012 dhe tani hyn në etapën e pestë përfundimtare. Në të marrin pjesë partnerë nga Bullgaria dhe Zvicra – nëntë organizata joqeveritare, dhe po kështu dhe një institucion shtetëror dhe pikërisht Agjencia Ekzekutive të Seleksionimit dhe Riprodhimit në Blegtori pranë Ministrisë së Bujqësisë dhe të Ushqimeve. Jo rastësisht sivjet projekti “Për Ballkanin dhe njerëzit” fitoi një njohje të madhe – dekoratën e Komisionit Evropian “Natura 2000” në fushën “Dobi sociale dhe ekonomike” gjatë një konkurrence prej 24 finalistëve. Projekti tregoi sesi ruajtja e natyrës dhe përdorimi i arsyeshëm i resurseve të saj u jep punë dhe të ardhura fermerëve, sipërmarrësve të vegjël dhe siguron vende të reja pune.

Sipas Radostina Cenovës nga Fondacioni Bullgar “Biolarmi”, përmirësimi i rregullores kombëtare normative është një nga faktorët për sukses të projektit:

Kjo është një pjesë shumë e madhe nga puna jonë. Deri në këtë moment kemi të regjistruar mbi 20 fermerë në rajonin perëndimor dhe qendror të malit Stara Pllanina (ose Ballkan). Ata e paraqesin produktin e vet në ngjarje të ndryshme regjionale, nëpër tregjet e qyteteve të mëdha. Kemi program për përkrahje të bizneseve të përshtatura me natyrën. Përmes tij qenë financuar 8 biznes modele, si për shembull një fermë e vogël për prodhim të reçelit prej frutave pylli. Një nga idetë tona të para qe të ftojmë disa nga më të entuziazmuarit të përfshihen në udhëtimin në formë këmbimi me partnerët tanë nga Zvicra. Zhvilluam një udhëtim të tillë dhe për ekspertë nga Agjencia Bullgare për Parrezikshmëri të Ushqimeve. Qe me rëndësi t’i bindim se, është e domosdoshme të jenë më të zhdërvjellë në aplikimin e politikave evropiane, që të mund fermerët e vegjël të mund të përballojnë kriteret e larta, të cilat në pjesën më të madhe të rasteve janë të punuara për baxhot e mëdha.

Projekti “Për Ballkanin dhe njerëzit” po zhvillohet dhe përhapet në pjesën perëndimore dhe qendrore të malit Stara Pllanina. Rajoni është me një natyrë jashtëzakonisht të bukur, por është i drejtuar përpara një sërë vështirësive si mungesa e njerëzve dhe mungesa e një perspektive ekonomike. “Shpresa jonë është tek të rinjtë. Kishim një rast me një familje të re, e cila regjistroi fermën e vet dhe tanimë ka dy dyqane në Sofje” – tregon Radostina Cenova dhe përgjithëson:

Besojmë se, kjo është një nga mënyrat të krijohet punë dhe të ardhura në rajone, në të cilat prosperiteti është më i vështirë. Organizojmë dhe stërvitje të ndryshme, në të cilat specialistë të marketingut konsultojnë fermerët sesi të zhvillojnë prodhimin e vet. Një pjesë tjetër shumë e rëndësishme nga puna jonë është e lidhur me zhvillimin e shoqërisë civile dhe krijimin e liderëve të ardhshëm, të cilët gjatë viteve të vijueshme do të marrin vendime, lidhur me natyrën. Zhvillojmë dhe kurs “Ruajtja e larmisë biologjike” çdo javë në Fakultetin Biologjik të Universitetit të Sofjes “Kliment Ohridski”. Vjet filloi punë dhe Akademia e natyrës për fëmijët “Uzana”. Në të tregojmë një model për arsimimin e fëmijëve përmes lojërave dhe përjetimeve në zemrën e Bullgarisë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Programi arsimor "Tregimet e pathëna të bullgarëve" me mbështetje të madhe brenda dhe jashtë vendit

Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..

botuar më 24-11-12 5.26.MD

Për herë të parë që nga viti 1985, në vendin tonë ka një rënie pothuajse zero të popullsisë

Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..

botuar më 24-11-12 7.05.PD

Grafitet në Bllagoevgrad kujtojnë historinë tonë 20-vjeçare në NATO

Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..

botuar më 24-11-10 5.45.PD