Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Profesori Vasill Zllatarski – pjesë e shekullit të artë të studimeve historike

Mbushen 150 vjet nga lindja e profesorit Vasill Zllatarski – një figurë e shënuare në historiografinë bullgare. Ai rriti në një familje të arsimuar. I ati i tij – Nikolla Popvasillev Zllatarski, ishte mësues i respektuar dhe ishte ndër iluministët e parë në rajonin e qytetit Veliko Tërnovo në vitet e pushtetit osman. Njihet për luftën që zhvillonte për imponimin e kishës autoqefale bullgare. Ishte pjesëmarrës i Tubimit të Parë Kishtar Popullor në vitin 1871 në Stamboll, i cili hartoi Statutin e Ekzarkisë së porsathemeluar Bullgare. Këtë e mësojmë nga docentja Lizbet Ljubenova nga Instituti I Analizave Historike të Akademisë Bullgare të Shkencave. Do të shtojmë se në vitet pas Çlirimit përveç zotit Zllatarski, në Universitetin e Sofjes profesor u bë edhe vëllai i tij Georgi, i cili iu kushtua gjeologjisë. Në familje kishte edhe dy vëllezër të tjerë. Njeri ishte oficer i Ushtrisë Ruse, tjetri – financier i njohur.

Siç thekson docentja Ljubenova, Vasill Zllatarski kishte dëshirë të krijojë një vepër monumentale – “Historia e shteti bullgar gjatë shekujve të mesëm”. Edhe më sot ky libër kopjohet nga disa studentë, sepse është unik si një manual. Nga këndvështrimi i kohës sonë, mund të themi, se tezat e këtij shkencëtari nuk ishin absolutisht të drejta dhe se mbijetuan. Por siç thekson docentja Ljubenova:

Ai gjithnjë kishte ambicien të hartojë një histori sistematike të Bullgarisë së Mesjetës. Mirëpo, jeta e tij nuk i mjaftoi, kështu historia mbeti e papërfunduar. Ndër të tjerët, ata që shfaqin inters duhet të vizitojnë Muzeun e Universitetit të Sofjes. Ai është në katin e fundit të godinës. Aty mund të shihet stilolapsi i tij, me të cilin ai shkroi ato mijëra faqe. Vasill Zllatarski kishte fatin të jetë i pari. Kjo për arsye, se themeluesi i drejtimit kritik në historiografinë tonë Spiridon Palauzov krijonte dhe vdiq në Rusi. Marin Drinovi, megjithëqë disa herë vinte në Bullgari, vdiq në Harkov dhe kurrë nuk u bë pedagog universitar. Kjo megjithëqë ishte një shkencëtar i shkëlqyer. Vasill Zllatarski pasi përfundoi histori në Shën Peterburg dhe specializoi arkeologji në Berlin dhe në Mënik, u kthye si pedagog në Shkollën e Lartë në Sofje, shkollë kjo e cila u shndërrua në Universitetin e parë. Kështu ai dispononte një liri të zgjedhë fushat, në të cilat të punojë.

Vasill Zllatarski nuk arriti të përfundojë veprën e tij për Shtetin e Dytë Bullgar, i cili u krijua pas heqjes së pushtetit bizantin dhe ekzistonte nga viti 1018 deri në vitin 1185. “Ai formalisht ndante shtetin bullgar në Shtetin e Parë dhe të Dytë, gjë që e bëjmë edhe më sot. Në të njëjtën kohë hyjmë në një kontradiktë, sepse nuk kemi shumë shtete, përkundrazi ka një vazhdimësi midis Mbretërisë së Parë Bullgare dhe asaj të dytë – thekson docentja Ljubenova. – Mirëpo, Vasill Zllatarski nuk njihet vetëm me këtë, se e hodhi themelet e studimeve të mesjetës tek ne. Pas profesorit Marin Drinov, ai ishte analizuesi më i madh i kësaj periudhe. Mirëpo, krahas kësaj ai kishte edhe një punë të madhe administrative. Mjafton të njiheni me punën e tij për formimin e katedrës, për tërheqjen e shkencëtarëve të rinj me cilësi në të. Atëherë kërkuan shkencëtarë me nivel të lartë të arsimimit dhe me arritje. Studentë të tij ishin Nikolla Milev, Petër Nikov, Petër Mutafçiev – emra të afirmuar në shkencë. Prandaj themi, se ky është Shekulli ynë i Artë në kërkimet historike. Për fat të keq, profesori Zllatarski humbte shumë kohë për punë administrative. Ishte dekan dhe dy herë rektor i universitetit. Disa herë ishte kryetar i Shoqatës Letrare Bullgare, e cila u kthye në Akademinë Bullgare të Shkencave. Ai qëndronte në krye të degës historiane filologjike. Ishte edhe kryetar dhe zëvendës kryetar. Kam lexuar korrespondencën e tij personale dhe gjithnjë me habitje sillem ndaj momenteve, në të cilët ai ishte i detyruar të ndërpresë punën shkencore për të qenë rektor. Atëherë rektorët zgjidheshin vetëm për një vit. Kështu një vit ishte rektor vitin tjetër – prorektor. Pas kësaj u dorëzonte stafetën të tjerëve. Pas kësaj në vazhdim të tre viteve nuk e kishte të drejtën të bëhet rektor. Ky ishte një parim shumë demokratik, parimi i rotacionit, të cilin për fat të keq demokratët e sotëm nuk dëshirojnë të aplikojnë në jetën tonë shkencore.

Varri i profesorit Vasill Zllatarski në Varrezat Qendrore të SofjesNë fakt Vasill Zllatarski nuk ishte tepër i kënaqur kur bëhej rektor. Ka letra, në të cilat vet ai shkruan: “O, Zot, pse përsëri më zgjodhën. Kjo punë administrative do të më ngatërrojë të gjitha planet shkencore”. Pikërisht ky është shkencëtari. Ai nuk lakmon për pushtet, për para, për famën të ishte një nëpunës, megjithëqë ishte prestigjioze që të jesh rektor i Universitetit të Sofjes. Mirëpo për të në radhë të parë ishte shkenca.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: wikipedia.org



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Patriku Daniill

Bullgaria u lut për patrikun e saj

Në Ditën e të Gjithë Shenjtorëve, kur Kisha jonë Ortodokse përkujton Koncilin e 12 Apostujve dhe kujtimin e të gjithë martirëve dhe rrëfimtarëve të njohur dhe të panjohur të Krishtit, besimtarët në Bullgari u shpërblyen për besimin e tyre. Mezi ka më..

botuar më 24-07-02 2.42.MD
Patriarku i ri Daniill

Patriarku i ri theksoi se thirrja e kishës është të bashkojë të përçarët

Thirrja e kishës është të mbledhë ata që janë ndarë, deklaroi patriarku i ri bullgar Daniil para liturgjisë së tij të parë të shenjtë. “Ka shumë detyra. Sot është një ditë e veçantë, në të cilën festohet kthimi i relikteve të Shën Ivan Rillskit..

rinovuar më 24-07-01 5.41.MD
Harman Kaja

Strukturat e lashta të Harman Kaja dhe Asara në Rodopet Lindore "flasin" me ndihmën e lidar

Për herë të parë, dy nga vendet më misterioze arkeologjike në Rodopet Lindore janë studiuar në detaje nga ajri. Arkeologët bullgarë fotografuan kompleksin shkëmbor Harman Kaja pranë fshatit Bivoljane dhe kështjellën e lashtë Asara pranë Tatul me të..

botuar më 24-06-28 7.30.PD