Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2026 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Xhaz macet në projektin e ri të muzikantit Hristo Jocov

БНР Новини
Foto: Bulfoto

Projekti i fundit Jazz Cats i njërit prej muzikantëve më kreativ bullgar xhaz Hristo Jocov u prezantua në klubin “Studio 5” të Pallatit Popullor të Kulturës. Kjo është një hapësirë e cila u krijua për shfaqje inovative nga të gjitha gjinitë e artit. Koncerti ishte i dyti për shkak të interesit të madh të publikut. U prezantuan pjesa të reja origjinale të kompozuara nga ekzekutuesit posaçërisht për të. Premiera, pra koncerti i parë, ishte para më se një muaji. Muzikantët që realizojnë projektin bashkë mebateristin Hristo Jocov janë Arnau Garofe – tenor saksofon nga Spanja, Ljubo Canev – piano, Dimitër Karamfillov – bas.

Hristo Jocovi ia kushtoi jetën muzikës. Në fisin e tij ka shumë muzikantë të njohur. Arsimin akademik të veglave me goditje e mori te profesori Dobri Paliev. Me formacionin “Akustiçna Versija” (“Versioni Akustik”), bashkëthemelues i të cilit janë me pianistin Antoni Donçev, fitoi disa çmime prestigjioze evropiane xhaz. Hristo Jocov ishte baterist dhe arangjues i Big Bendit të Radios Kombëtare Bullgare. Është profesor i veglave me goditje në Akademinë Kombëtare Muzikore “Panço Vlladigerov”. Vitet e fundit realizon kryesisht projekte të veta me pjesëmarrjen e muzikantëve bullgarë dhe të huaj me famë botërore. Ka më se 30 albume të incizuara për kompani bullgare dhe të huaja. Ka marrë pjesë në shumë koncerte dhe festivale në Evropë, Kanada, Indi, Izrael.

Për projektin e ri vet Hristo Jocovi tregon: “Ky është projekti im më i ri. Ai është pjesë e shfaqjeve, të cilat i realizoj me formacione dhe muzikantë të ndryshëm. Gjithnjë ftoj edhe muzikantë të rinj, sepse ata kanë nevojë të mësohen nga mjeshtrit më të mëdhenj. Xhaz macet është pseudonimi i muzikantëve xhaz, sepse në botë kështu iu drejtohemi njeri tjetrit. E reja në këtë projekt është pjesëmarrja e saksofonistit spanjoll Arnau Garofe, i cili që prej kohe jeton në Bullgari. Ai është një tenor saksofonist i mrekullueshëm me potencial të madh dhe shumë interesant si personalitet. Me kënaqësi realizojmë këtë projekt që përmban kompozime të të gjithë pjesëmarrësve – Arnau, Ljubo Canev, i cili gjithashtu është një muzikant i mrekullueshëm. Ai mësoi në Bërkli Koligj, ku shkolla e kompozimit është në nivel të lartë. Me basistin e formacionit Dimitër Karamfillov kohët e fundit realizojmë shumë projekte. Veprat janë në stilin e xhazit të pastër mbi bazën e “hard bop”-it. Ky është xhazi, të cilin njerëzit e perceptojnë në mënyrë intuitive. Ka shumë suing dhe improvizime. Tërë ideja e projektit u bashkua rreth maceve, të cilat janë edhe në pllakatin tonë.

Për krijimtarinë e vet si kompozitor dhe novator në format muzikore, Hristo Jocovi rrëfen: “Pasi kompozova koncerte për vegla të ndryshme si klarineta, oboe, pianoja, marimba, tani po përfundoj koncertin për violonçel dhe orkestër. Vjet vendosa të bëj një eksperiment. Në historinë e muzikës nuk ka një të tillë, pikërisht në këtë format – daulle me orkestër simfonike. Tani për tani ky koncert u ekzekutua vetëm në Verën e Varnës të vitit 2015. Vepra ngjall te dëgjuesit kureshtje dhe befasi, sepse daullet pranohen si një vegël ritmike, jo melodike. Mirëpo, publiku e mirëpriti eksperimentin tim.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Lili Ivanova në një nga koncertet e saj në vitin 2024

Ylli i muzikës pop bullgare Lili Ivanova do të këndojë para publikut të Plovdivit

Zëri unik i Lili Ivanovës - ikona e muzikës bullgare, e cila ka emocionuar breza të tërë fansash për më shumë se gjashtë dekada , do ta kënaqë publikun e Plovdivit. Koncerti në “Qytetin е Kodravе”, siç është i njohur Plovdivi, do të..

botuar më 25-11-15 4.40.PD

Për Shën Cecilian – një koncert në kujtim të organistit virtuoz Janko Marinov

Më 16 nëntor 2025 në orën 19:30 në katedralen katolike "Shën Jozefi" në Sofje do të mbahet një koncert barok, i dedikuar festës së mbrojtëses së muzikës kishtare – martires romake shenjtja Cecilia. Koncerti "Cantantibus organis" është pjesë nga një seri..

botuar më 25-11-14 2.00.MD
Janka Rupkina

Kryevepra të kulturës muzikore bullgare – “Kalimanku Denku” – një perlë në krijimtarinë e këngëtares Janka Rupkina dhe kompozitorit Krasimir Kjurkçijski

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: BTA, arkiv, Facebook/ Yanka Rupkina (Zyrtare), arkiv personal

botuar më 25-11-14 6.05.PD