Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Ostava” me një koncert dhe album të ri të dyfishtë “The Best of Ostava”

Foto: arkiv personal

Sonte në Sofje një nga grupet më të preferuara nga të rinjtë në Bullgari prezanton albumin e tij të dyfishtë “The Best of Ostava” me një koncert të madh në Sofje. “Ostava” është bandë e muzikës rok, të krijuar para 25 vjetëve nga Svilen Noev (vokal), Georgi Georgiev (kitarë dhe vokal), Bojan Petkov (baskitarë) Daniell Ivanov (bateri) dhe Aleksander Marburg – kitarë. Muzikantët e talentuar ekzekutojnë në stil “britrok” – një stil që vjen nga Anglia dhe është një përzierje midis pop rok-ut dhe rokut alternativ. Ndër përfaqësuesit e kësaj rryme muzikore janë Оаsis, Supergrass, The Verve, Radiohead. Hiti i parë i bullgarëve nga “Ostava” është “Fushat e lulediellit”, i cili doli në vitin 1994, kurse gjashtë vjet më vonë doli albumi i tyre i parë “Ping-pong”.

Vitet e fundit banda pothuaj vazhdimisht është e pranishme në klasifikimet muzikore bullgare dhe shpesh është në krye të tyre. Muzikantët janë mbajtës të shumë çmimeve për rok alternativ.

Më shumë për koncertin e “Ostava”-s në Sofje na tregoi një nga autorët e teksteve të grupit Zhoro Georgiev. Ja se çfarë tha ai:

“Në koncert prezantuam albumin “The Best of Ostava” një disk të dyfishtë me 29 këngë, të incizuara live në koncertet tona në Sofje dhe në Plovdiv. Patëm mysafirë muzikantë – bëhet fjalë për kuartetin harqesh “Sapaev”. Përveç kësaj ata morën pjesë edhe në incizimin e albumit tonë. Me ne ekzekutoj gjithashtu Mihaill Shishkov – piano dhe kitarë të llojit “Pedal Steel”. Ai është muzikant i madh dhe mik ynë i vërtetë, i cili mori pjesë në dy albumet tona të para. Vanja Shtereva me bandën e saj Match Point ekzekutuan para daljes sonë në skenë. Mendoi se kjo gjithashtu provokoi interesin e publikut, sepse ajo nuk kishte pasur koncerte prej shumë kohe. Kishte shumë këngë të mira nga e kaluara e afërt. Kënduam të gjitha që kanë qenë të njohur gjatë këtyre viteve. Autorët e teksteve të këngëve jemi dy – unë dhe Svilen Noev – këngëtari i grupit. Muzikën gjithashtu e shkruajmë ne.”

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Dera e kyçur" – vepra më e re e këngëtarit Todor Gaxhallov

Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe sfidat e veta. "Kjo është një histori për rrugën e ngjitjes - e vështirë, por plot shpresë...

botuar më 24-11-29 8.35.PD

“Më zgjo në maj” dhe Mary Boys Band

Me këngën e tyre të re “Më zgjo në maj” Mary Boys Band e përmbushin premtimin e tyre për të përjetuar verën fund e krye. Besnik ndaj vetes, në prag të dimrit, muzikantët na zhytin në emocione të ngrohta, karakteristike për të gjitha këngët e tyre të..

botuar më 24-11-28 6.10.PD

"Dua"

Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë emrin edhe albumit të tij të fundit, ku janë mbledhur dhjetë këngë të tij. Këngëtari thotë se për këtë..

botuar më 24-11-27 6.10.PD