Qyteti Karllovo, ashtu edhe si qyteti Pllovdiv dhe vendbanime të tjera bullgare, ka lagjen e vet të vjetër. Rrugicat e ngushta të kalldrëmta buzë të cilave ngrihen shtëpi të ndërtuara me gurë dhe dru në stilin tipik të Rilindjes Kombëtare Bullgare tërheqin shumë vizitues. Pesë prej këtyre shtëpive – monumente të kulturës, u restauruan dhe formuan Kompleksin Turistik “Starinno Karllovo”, ose “Karllovo e Vjetër”. Rindërtimi i tyre është vepër i bashkisë së qytetit, e cila me mjete evropiane arriti të shndërrojë pesë godina gjysmë të rrënuara në një atraksion të vërtetë turistik.
 Gjatë periudhës  së shekujve XVIII – XIX qyteti shënonte një zhvillim ashendent ekonomik. Aty valohej një veprimtari aktive tregtare. Për këtë dëshmon godina e  madhërishme e Hanit Buhallov, në të cilin qëndruan për pushin tregtarët  udhëtarë. Pronari i tij i parë ishte Kirko Buhallov dhe nga familja e tij mbeti  edhe emri i hanit. Shtëpia sot përbën një qendër të zanatçinjve dhe një vend  për demonstrimin dhe rivendosjen e traditave karakteristike popullore. Me çfarë  të gjitha ato shtëpi të lashta tërheqin turistët tregon Atanaska Zeljanova –  etnologe dhe animatore për nga profesioni:

 “Këtu mund të njiheni me mjeshtërit  duarshkathët të cilët kanë punishte dhe paraqesin zanatet e tyre. Në han  tregohen zejtari si endje, gdhendje në dru, qëndisje, endje,etj. Punimi i  dantellave të famshme të Kalloferit është zanati ndaj të cilit shfaqet më shumë  interes. Secili ka mundësi jo vetëm të shikojë si mjeshtret thurin dantellat,  por edhe të përfshihet në endjen e tyre. Nuk janë pak nxënësit të cilët vijnë  këtu që të zotërojnë teknika të ndryshme të zanateve. Një interes të theksuar  shfaqet ndaj gdhendjes në dru dhe endjes. Tepër lartë vlerësohet edhe dantella  e Kalloferit, por thurja e saj është më e vështirë, prandaj kjo zejtari  vështirë përvetësohet nga më të vegjlit. Synojmë të ruajmë çdo zanat, që t’u  transmetojmë brezave. Vetëm kështu ai do të mbetet dhe do të ruhet edhe në të  ardhmen. Zanatet janë me rëndësi sepse ata janë lidhjet me paraardhësit tanë.”

 Secili nga  zejtarët në qytetin Karllovo është gati t’u transmetojë të rinjve zanatin. Më  shumë vizitues ka ditët festive ose para festave, sepse aty mund të blihen  shumë dhurata të llojllojshme. Një pjesë e rëndësishme e mënyrës së jetesës, e  cila rikrijohet në kompleksin “Starinno Karllovo” është mbledhja e barnave dhe  rritja e luleve. E përbashkëta midis të gjitha shtëpive të vjetra është se  kopshtet e tyre janë plotë lule dhe bimë të dobishme, ndërsa në dritaret kudo shihen saksi me barbarozë. Lidhur  me këtë Atanaska Zeljanova shpjegon:

“Shtëpia e bimëve të dobishme dhe vajrave  eterike është e njohur si Shtëpia e Shtojzovalleve. Kjo është Shtëpia Pateva.  Ajo është ndër objektet më tërheqëse në tërë kompleksin. Aty në se mund të  themi ashtu, amvisja është trëndafili i vajit i Karllovos. Në një nga këndet  vizituesit njihen me bimët e dobishme që rritin në rajonin tonë, me cilësitë e  tyre shëruese. Ciceroni tregon për traditat e prodhimit të vajit prej  trëndafili dhe për zhvillimin e industrisë kozmetike me vajrat eterike. Disa  prej bimëve shëruese, të cilat tregohen në Shtëpinë e Shtojzovalleve mund të  shihen të mbjella në kopshtet e të gjitha shtëpive në rajon. Ndër ta janë sherbela,  livanda, rozmarina, barbaroza. 
 Në shtëpi ka edhe një impiant të vogël për  distilim sipas shembullit të distiluesve të vjetër në qytet. Aty vizituesit  mund të shikojnë vet teknologjinë për nxjerrjen e vajit. Në varësi të stinës shfrytëzohen  petlat e trëndafilit, livandës ose barbarozës. Prandaj aty në vend rritim barna  të ndryshme aromatike. Turistët kanë mundësi të shijojnë çajin prej trëndafili  dhe livande, aroma e të cilëve janë pjesë e pandarë e shtëpisë së qytetit  Karllovo.

 Rakit me bimë të dobishme të cilat mund të degustohen pasurojnë  përjetimet. Kemi raki të verdha me rigon, por theksi vihet mbi të  ashtuquajturën raki trëndafili. Krahas kësaj ofrohet edhe kozmetikë punuar me  vajin e trëndafilit.”

 Një nga  atraksionet në Hanin Buhallov është kafeja e përgatitur sipas teknologjisë së  vjetër mbi rërë. Kafeja zihet në një xhezve prej bakri të vërë në rërë të  nxehtë. Kështu përgatitur kafeja ka një shije të mrekullueshme. Sipas traditës  këtu kafeja ofrohet me reçelin e bardhë ose me reçel të trëndafilit.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: Gergana Mançeva dhe starinnokarlovo.com
Klima e butë, ngjarje kulturore dhe mundësi për të njohur traditat vendase – këto janë vetëm disa nga arsyet pse vjeshta është koha më e përshtatshme për të vizituar Sofjen, raporton portali i njohur italian i udhëtimeve siviaggia.it , i cili së..
Vetëm 37 km nga qyteti i dytë më i madh në Bullgari – Plovdiv , dhe njëqind kilometra në juglindje të Sofjes ndodhet Pazarxhiku piktoresk. Pozicioni i favorshëm gjeografik i qytetit të lashtë është arsyeja se pse rrugët e rëndësishme tregtare..
Në sfondin e shkëmbinjve të pjerrët të Grykës së lumit Iskër, fshati Ljutibrod po shndërrohet në një simbol të turizmit të verës në Bullgari. I njohur më së shumti për Ritlite – një fenomen natyror që shënon hyrjen në rajonin veriperëndimor të..
 Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Mot i kthjellët
								Mot i kthjellët Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re