“Të lindurit në shekullin e XX” – kështu titullohet albumi i ri i grupit Atllas, i cili është fryt i një pune njëvjeçare. Ai do të promovohet me një koncert në Pallatin Kombëtar të Kulturës. Vitin e kaluar grupi festoi tri dekada të krijimit të tij dhe të jetës skenike. “Atllas” u krijua në vitin 1985 dhe u përfshi në rrymën “New Wave”, me të cilën kanë lidhje edhe grupe të tjera muzikore bullgare si “Tangra”, “Klas”, “Nova Generacia”, “Revy” etj. Gjatë viteve të kaluara në “Atllas” kanë bërë pjesë shumë muzikantë. Një prej hiteve më të mëdha të grupit është “Kukulla”, e përfshirë në albumin me të njëjtin emër, i cili doli në treg në vitin 1992. Publiku mban mend edhe këngët “Pikë dashurie” dhe “Loja mbaroi”, të cilat këndohen edhe sot e kësaj dite.
Ja se çfarë na tregoi ëndërruesi Petër Pisarski për koncertin, në të cilin do të paraqitet albumi i ri i grupit:
“Ky album është një premtim i zbatuar. Shkasi është përvjetori i 30-të i grupit “Atllas”, të cilin e festuam vitin e kaluar dhe premtuam të krijojmë album me këngë të reja. Ai tashmë është fakt dhe do ta prezantojmë më 25 nëntor në Sofia Live Club, me një koncert të madh. Albumi titullohet “Të lindurit në shekullin e XX” dhe kënga është shumë speciale për ne, sepse ne jo vetëm se kemi lindur në shekullin e XX, por edhe kemi prekur disa gjëra, të cilat pak nga pak fillojnë të zhduken për shkak të teknologjive. Në të njëjtën kohë ne jetojmë në një shekull plot befasime dhe shumë romantikë. Në këngë marrin pjesë edhe kolegët tanë nga grupet “Sprint” dhe “Horizont”. Kjo këngë është e përbashkët. Kolegët gjithashtu do të jenë në koncert dhe do ta interpretojmë live. Tashmë një vit e gjysmë kemi kënaqësinë të punojmë bashkë me Georgi Arsovin, i cili është këngëtari ynë. Ivan Nestorov është basi, Asen Dragnev –piano dhe Dragomir Gançev – bateri. Grupi ynë përbëhet prej 5 vetash, punojmë pa ndërprerje, interpretojmë live dhe i krijojmë këngët së bashku. Në koncert nuk do të interpretojmë të gjitha këngët e albumit, sepse publikut nuk i pëlqen të dëgjojë vetëm këngë të reja. Ato të reja do të gërshetohen me hitet tona të vjetra.”
Ja se çfarë tjetër na tregoi Petër Pisarski për videon e këngës “Evridika” dhe emocionin e fshehur në këngë:
“Videoja e këngës “Evridika” është e gatshme. Sigurisht që bëhet fjalë për legjendën për Orfeun dhe Evridikën. E falënderoi tërë ekipin – regjisorin Valeri Krisenko dhe producentin Hristo Hristov. Teksti i kësaj kënge është i vetmi i shkruar nga anëtarët e grupit. Valeria Dimitrova është Evridika në video. Spoti është shumë delikat dhe i ndryshëm. Solisti ynë Georgi Arsov është 22 vjeçar. Ka lindur nëntë vjet pas krijimit të grupit. Kjo është shumë e bukur, sepse ai na jep një energji shumë të fuqishme dhe i këndon këngët, sikurse janë krijuar për të gjatë këtyre 31 viteve. Ai është aktor profesional dhe arrin ta rikrijojë tekstin në mënyrën e përshtatshme me shpirtin e vet, t’i përjetojë fjalët. Kjo është shumë e vështirë në artin vokal dhe u mungon shumë prej këngëtarëve tanë, të cilët mund të kenë përgatitje të shkëlqyeshme vokale, por pasi ndizet ngjyra e kuqe në studio ky stres është vështirë të përballohet. Ata përpiqen të mos bëjnë gabime, të intonojnë në mënyrën e drejtë dhe atëherë zhduket emocioni. Mirëpo, kjo është më e rëndësishmja. Desha të shoh shumë buzëqeshje në fytyrat e bullgarëve në të ardhmen.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Dy vajza të reja - Elisaveta Tasheva - eleeza dhe Rada Ilieva - kanë kënduar që në moshë të vogël, por gjithashtu kanë krijuar këngë të tyre origjinale. Tani, të bashkuara nga pikëpamjet e tyre të përbashkëta mbi muzikën, ato prezantojnë këngën e..
Grupi B.T.R. i jep fund turneut kombëtar me një koncert më 8 tetor në Sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës në Sofje. Ashtu si edhe gjatë gjithë turneut, në koncert do të marrin pjesë edhe muzikantët nga grupi AHAT. B.T.R. nisin Turneun..
Disa ditë para koncertit të saj të dytë të madh në Sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (22 tetor), Mihaellla Fileva prezanton këngën e saj të re "Kush është ajo?" me një videoklip argëtues në frymën e filmit të shkurtër. Kënga fillimisht është..
"Festivali Evropian i Muzikës" në Sofje ofron disa ngjarje të spikatura për adhuruesit e muzikës në serinë vjeshtore të edicionit të tij të 25-të. Nga..
Në studimet historike kushtuar muzikës klasike vendase, prej dekadash është i pranishëm pohimi i çuditshëm se Bullgaria ka qenë duke “ndjekur nga pas”..