I pazakonshëm është fati krijues i Stefan Kënevit. Elokuent është pohimi i kompozitorit: “Zoti më ka dhënë shpirtin e shtegtarit dhe më ka hedhur në lumin e muzikës popullore – të kërkoj shteg, të dalë ose të notoj kundër rrjedhës së ujit, që të mund të arrij deri te burimi i saj i përjetshëm dhe i pastër”.
I nisur nga klasikja, Stefan Kënev i përkushtohet folklorit muzikor, që të mund të arrijë deri tek pohimi: “Nuk ka asgjë më të shkëlqyer nga kënga popullore dhe nga melodia popullore. Më duket se, shkruaja një muzikë të tillë përpara se të njohë notat muzikore. Origjinaliteti kombëtar i folklorit bullgar fshihet në muzikalitetin e tij dhe në dramatizëm. Në larminë kaq të madhe për një vend kaq të vogël.” Krijimtaria e Stefan Kënevit, e privuar nga pozat dhe promovimin e vetes, të përfshin me sinqeritetin e vet në kërkim të notës së drejtë dhe përmbledhje tingujsh në rikrijimin e origjinalitetit folklorik. “Për Stefanin, si për Bella Bartok, një këngë popullore nuk qëndronte më poshtë nga sonata e Mocartit ose fuga e Bahut. Prandaj ai sillej me kaq përgjegjësi të madhe gjatë përpunimit të muzikës popullore” – një vlerësim të etnomuzikologu Ljuben Botusharov.
Gjatë vitit 2016 shënojmë 85 vjetorin nga lindja e Stefan Kënevit. Në lidhje me këtë Kalinka Zgurova – një këngëtare e njohur e krahinës së Stranxhës dhe bashkëshorte e tij, kontribuoi për botimin e albumit nën titullin “Meseçinko ljo” (shqip “Moj hënëze”) e cila ka grumbulluar krijime dhe aranzhime të kompozitorit. Ajo merr pjesë edhe në organizimin e koncertit në nder të tij.
“Grupe nga e gjithë Bullgaria, të cilët ekzekutojnë këngët e tij të shkëlqyera, si dhe ne, këngëtaret nga “Misteri i zërave bullgarë”, do të takohemi në teatrin “Sëllza i smjah” në Sofje – tregon Kalinka Zgurova. – Koncerti fillon në orën 11 ditën e shtunë. Do të vijnë grupe nga qyteti Veliko Tërnovo, Burgas, Tërgovishte, Elin Pelin, Zllatica, Çavdar. Mikpritëse është vatra e kulturës “Sllavjanska beseda” ku përpara 20 vjetëve qe themeluar kori “Stefan Kënev”, me dirigjent folkloristi i madh Mihaill Bukureshliev. Ka rrugë në emër të maestros Stefan Kënev, ka dhe një shkollë muzikore, të quajtur “Kënev-Zgurova”. Lëshuam dhe disk me krijime të zgjedhura instrumentale, korale dhe solo. Në këtë disk përfshimë dhe instrumentist tanë emblematik – Nikolla Gançev, Kostadin Varimezov, Mihaill Marinov, të cilëve ai u ka shkruar “kartëvizitat muzikore”. Si dhe këngëtaret: Sonja Kënçeva, Valja Ballkanska, Pavlina Gorçeva. Unë jam e lumtur se, ka kolegë të cilët e interpretojnë krijimtarinë e tij dhe mendoj se, kjo është rruga, që të mund të jetojë Stefan Kënevi përmes krijimtarisë së vet me ne. Dua të ftoj më 26 nëntor, ditën e shtunë, të gjithë adhuruesit e muzikës së Stefan Kënevit. Hyrja është e lirë. Unë jam shumë mirënjohëse se, Zoti më dhuroi me takimin me Stefan Kënevin, me djalin tonë, i cili po kështu quhet Stefan Kënev. Ne do të vazhdojmë të kujdesemi për krijimtarinë e kompozitorit të madh.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
"Kështu është jeta" – kjo është motoja e koncertit më 19 nëntor, në të cilin kompozitori Stefan Dimitrov bashkon emra legjendarë si Bogdana Karadoçeva, Mihaill Bellçev, Vëllezërit Argirovi, Mimi Nikollova, Doni, së bashku me artistë të rinj, por..
Lili Ivanova do të këndojë për herë të dytë në sallën “Olimpia”. Koncerti parashikohet për më 24 maj 2026 dhe zhvillohet nën patronazhin e presidentit Rumen Radev, njofton ekipi i këngëtares më të madh të muzikës bullgare pop. Lili Ivanova..
Muzikantët e Grupit “Horizont” dhe këngëtarja Mariana Popova regjistruan një këngë të përbashkët – “Pa ty”. “E njohim Marianën që nga koha kur ajo këndonte në një grup shumë të fortë “Kokomania”. Që atëherë na është bërë e preferuara jonë – me..