Vasil Vasilev – Bazilio është një artist dhe këngëtar, i cili që nga viti 1988 është pjesë e Korit të Përzier të Radios Kombëtare Bullgare. Paralelisht ai zhvillon projekte të veta muzikore dhe audio-vizuale në shumë zhanre. Një pjesë e madhe e krijimtarisë së tij është lidhur me muzikën popullore. Me sukses këndon me “bilbilin bullgar” – këngëtaren e madhe Nadka Karaxhova dhe trion e saj “Trio Bëllgarka”. Përformon me sukses në teatrin operistik dhe në zhanre që kërkojnë mjeshtëri të madhe si këndimi “a capella”, kështu edhe në shumë zhanre të tjera. Në takimin tonë të radhës me Bazilion, ai foli jo për projektet e tij artistike, por për një pasion tjetër të vet – për Shqipërinë. Jo rastësisht përdor fjalën “pasion” – siç është zakonisht me njerëzit e artit, emocionet e tij gjithmonë janë të stuhishme! Cila është gjëja, që e lidh atë me këtë shtet ballkanik?
Bashkëshortja e Vasil Vasilev – Bazilio-s është kolegia Nataniela Petro Vasileva nga Redaksia Shqipe e Radio Bullgarisë. Prindërit e saj janë ardhës në Bullgari dhe në fakt tërë jeta e saj ka kaluar tek ne. Mirëpo të gjithët, të cilët e njohim atë, mund të pohojmë se ajo është 100% shqiptare – të njëjtën e tha para ca ditësh vetë Ambasadori shqiptar në Sofje, i cili ishte mysafir i Radio Bullgarisë.
“Përshtypjet e mia janë se shqiptarët në përgjithësi janë njerëz të mirë, një komb zemërbujar. Në vizitën time të parë në Shqipëri më bënë përshtypje të madhe marrëdhëniet e tyre patriarkale në familje, dhe kjo se familjarët gjithmonë janë gati të ndihmojnë njëri-tjetrin. Në momentin, kur njëri ka ndonjë problem, tjetri menjëherë bën çmos për të ndihmuar. Atje askush nuk do të rrijë qetë kur të afërmit e tij janë në ndonjë hall.”
“Pothuaj asgjë – dija se Shqipëria ishte një shtet i mbyllur. Bëhet fjalë për vitet 1986-1987. Në Bullgari atëherë dihej vetëm se ky ishte një vend ekzotik në dy dete – në Detin Jon dhe Detin Adriatik dhe vetëm kaq. Dhe në vitin 1989, kur për herë të parë vizitova Shqipërinë, unë isha i befasuar në mënyrë të këndshme nga pastërtia dhe nga mënyra e rregullimit të jetës atje, nga traditat dhe sjellja e njerëzve ndaj meje. Ndjeva një ngrohtësi dhe dashamirësi.”
“Udhëtimi im i parë në Shqipëri ishte një ekskursion për shqiptarët që jetonin atëherë në Bullgari. Unë e përdora këtë mundësi dhe vizitova shumë vende interesante. Në Korçë në familjen e Natanielës më pritën aq mirë, ndjeva tërë ngrohtësinë e shtëpisë! E zonja e shtëpisë erdhi tek unë me një tabakë me raki dhe me një copë të madhe torte. E mora rakinë dhe tortën dhe vazhdoja bisedimet. Në një moment kuptova se gruaja vazhdonte të qëndronte pranë meje, në heshtje dhe dukej sikur pritej diçka. Pyeta Natanielën çfarë pritej mikpritësja dhe ajo më shpjegoi se kjo ishte shenjë e nderimit dhe ajo do të qëndronte kështu derisa unë ktheja gotën e zbrazët me pjatën. Zakonisht unë nuk pi alkool, mirëpo ndjeva se duhej të tregoja respektin tim – e ktheva gotën pa raki dhe pjatën pa asnjë grimcë torte.”
"Fondacijata" (Fondacioni) prej kohësh e tejkaloi statusin e një grupi muzikor. Ai u bë një institucion i dedikuar kauzës së ndërtimit të urave midis së kaluarës dhe së tashmes me këngë bullgare të përjetshme. Doni, Ivan Leçev, Sllavço Nikollov..
Në fillim të viteve ’70 të shekullit XX, Bullgaria këndonte tre këngë që vazhdojnë të jenë shumë të dashura edhe në ditët e sotme. Në vitin 1970, “Një trëndafil bullgar” nga kompozitori Dimitër Vëllçev, në interpretimin e papërsëritshëm të Pasha..
"Kujtimi" është titulli i këngës më të fundit të Grupit “Ostava”, e cila na çon te albumi i ardhshëm i grupit. Përderisa kënga e tyre e mëparshme "Fajtori" ishte e mbushur me emocione të thella dhe probleme të përjetshme, "Kujtimi" kombinon një..
Krijimet e muzikantit të madh Dimitër Vëllçev për skenën bullgare, kinemanë, televizionin dhe në zhanret popullore, janë jo vetëm mbresëlënëse, por edhe..
Verka Siderova, zëri i artë i Dobruxhës dhe i Bullgarisë, përfundoi udhën e saj tokësore në moshën 99-vjeçare. Lajmin e hidhur e bëri të ditur familja e..
Një prej festivaleve më të gjata verore në vendin tonë është në qytetin turistik Primorsko, në Detin e Zi. Për tre muaj me radhë, Prim Fest 2025 do t’u..