Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Buxheti i vitit 2017 do të jetë me afat të shkurtër vlefshmërie

Foto: BGNES

Ligji për buxhetin shtetëror vjetor është një nga ligjet më të rëndësishme për Bullgarinë për vitin përkatës dhe për këtë arsye diskutimet e lidhura me të janë objekt të interesit të madh publik jo vetëm nga ana e forcave politike, ekspertëve financiarë dhe deputetëve, por edhe nga ana e shtetasve të zakonshëm.

Sivjet Ministria e Financave prezantoi projektin e buxhetit, duke e vlerësuar atë si “i mërzitshëm”. Opozita e cilësoi atë si “buxhet i statukuos” dhe si ngrirja e reformave. Nga kjo pikëpamje askush nuk pritej ngjarje tepër dramatike rreth diskutimeve të tij. Mirëpo në fakt u bë e kundërta – buxheti provokoi vëmendjen e të gjithëve me kthesat e papritura dhe befasitë në rrugën e tij nga Ministria deri më Kuvendin Popullor. Askush nuk pritej gjithashtu se zgjedhjet e rregullta presidenciale gjatë nëntorit do të shkaktonin një krizë qeveritare me dorëheqjen e qeverisë së partisë GERB dhe të. kryeministrit Bojko Borisv. Qeveria dyshohej edhe për këtë a duhej të hiqte dorë nga projektin e vet për buxhet shtetëror, mirëpo në fund të fundit pas shumë diskutimeve të ashpra i njëjti buxhet u pranua në fund të javës që po përfundon. Kjo u bë në ditën, kur Parlamenti Evropian pranoi buxhetin e BE-së për vitin e ardhshëm. Por pavarësisht nga kjo kriza qeveritare po vazhdon dhe shumë njerëz mendojnë se ajo dë të bëhet politike. Presidenti aktual Rosen Plevneliev tani duhet të formojë një qeveri teknike, që do të funksionojë me buxhetin e sapopranuar. Pritjet janë se kjo qeveri nuk do të punojë gjatë – vetëm deri në fundin e janarit, kur Kreu i ri i shtetit do të marrë detyrën e vet. Ndoshta ai menjëherë do të krijojë një qeveri tjetër teknike, e cila do të funksionojë deri në zgjedhjet e parakohshme qeveritare. Ndoshta data e këtyre zgjedhjeve do të jetë në fund të marsit apo në fillim të prillit. Edhe qeveria e formuar nga Rumen Radevi  do të duhet të punojë me buxhetin e pranuar javën e kaluar, sepse nuk do të mund ta ndryshojë atë për shkak të mungesës së Parlamentit. Ndoshta menjëherë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare për shkak të situatës së ndryshuar ose për shkak të dëshirës së vet, qeveria do të aktualizojë ligjin për financat. Kështu që këtë, të cilën deputetët e votuan, nuk do të ketë afat të gjate vlefshmërie dhe ndoshta parametrat e buxhetit të pranuar nuk do të zbatohen.

Duke folur për vetë buxhetin nga pikëpamja makroekonomike dhe sociale ai është një variant i projektligjit të propozuar nga Ministria e Financave – parashikohet një ngadalësim i vogël i rritjes ekonomike, më shumë para për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes, deficit i pranueshëm dhe rritje e pakët e pagimeve sociale. Nuik do të ketë borxhe të reja të jashtme. Në fushën e ekonomisë s’ka ndonjë dramë, kaosi është në jetën tonë politike. Një kaos, i cili u provokua pikërisht atëherë, kur dukej se situata në përgjithësi ishte e qëndrueshme.  

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kompanitë bullgare po tregojnë interes në rritje për panairet e specializuara në Gjermani

89% e investitorëve gjermanë në Bullgari do të zgjidhnin sërish vendin tonë për investimet e tyre – sipas një sondazhi të Dhomës Gjermano-Bullgare të Industrisë dhe Tregtisë (GBITK), të kryer në vitin 2024. Gjermania vazhdon të jetë një partner kyç përsa..

botuar më 25-03-04 7.30.PD
Temenuzhka Petkova

Ministri i financave pret buxhetin e vitit 2026 të jetë në euro

Buxheti i vitit 2025 është buxheti i mundshëm dhe mendoj se do të jetë i fundit që Bullgaria e pranon në leva. Këtë e tha ministrja e financave Temenuzhka Petkova për bTV. Projektligji për buxhetin e shtetit për vitin 2025 u përgatit pa parashikuar..

botuar më 25-03-03 11.28.PD

Bojkot i bankave dhe sërish i zinxhirëve ushqimorë

Për ditën e sotme u shpall bojkoti i tretë i zinxhirëve ushqimorë. Këtë herë organizatorët bëjnë thirrje që jo vetëm për të mos bërë pazar në dyqane të mëdha, por edhe për të mos kryer transaksione bankare – tërheqje dhe depozitim parash, transferta..

botuar më 25-02-27 9.29.PD